LIVE UPDATES
Politike

"Mbledhja mbi bakllava"/ Projektbuxheti i 2024, Teliti: Qeveria po propagandon të fshehë e të vazhdojë të mashtrojë

Ai ka akuzuar maxhorancën se me projektbuxhetin e vitit 2024, ka lënë në harrese shtresat në nevoj, biznesin dhe profesioneve të lira, të cilat sipas tij kanë marrë më pak mbështetje financiare nga qeveria.

4 Nëntor 2023, 10:23 Nga A.B
"Mbledhja mbi bakllava"/ Projektbuxheti i 2024, Teliti: Qeveria po
Dorian Teliti

TIRANË- Nënkryetari i këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti, analizoi sot, projektbuxhetin e vitit 2024 që po përgatitet për t'i shërbyer interesave të qeverisë. Ai ka akuzuar maxhorancën se me projektbuxhetin e vitit 2024, ka lënë në harrese shtresat në nevoj, biznesin dhe profesioneve të lira, të cilat sipas tij kanë marrë më pak mbështetje financiare nga qeveria.

Teliti tha: "Prej disa ditësh po shohim sesi mazhoranca po bën çmos që t’i mbyllë çdo hapësirë kushtetuese opozitës për të ngritur komisionët hetimore, po bën çmos për të eliminuar çdo hapësire opozitës për të trajtuar hallet dhe shqetësimet e njerëzve dhe ekonomisë'

DEKLARATA E PLOTË

Prej disa ditësh po shohim sesi mazhoranca po bën çmos që t’i mbyllë çdo hapësirë kushtëtuese opozitës për të ngritur komisionët hetimore, po bën çmos për të eliminuar çdo hapësire opozitës për të trajtuar hallet dhe shqetësimet e njerëzve dhe ekonomisë.

Të gjithë ishim dëshmitarë të mbledhjeve shtruar këmbëkryq mbi bakllava, duke folur për buxhetin e vitit 2024 sikur ato të ishin llokma për t’u ndarë sipas oreksit dhe intëresave përsonale.

Mos vallë qeveria dhe deputetët e saj kanë frikë nga disa të vërteta?

Le t’i marrim një nga një faktet kokëforta të bakllavase buxhetore të ofruar nga Edi Rama dhe qeveria e tij.

A është ky buxheti i sipërmarrjes? Jo, nuk është, pasi nuk ka asnjë politikë lehtësuese për të bërë biznes në vëndin tonë. Për më tëpër shumë prej tyre do përballen me rritjen e akcizave dhe kostove që ajo pasjell.

A është ky buxheti i profesionistëve të lirë? Jo, nuk është, përkundrazi, ndonëse me shumë mund e djersë kanë ngritur sipërmarrjen e tyre, vitin e ardhshëm profesionistët e lire do të tatohen dhe do paguajnë 28 milionë euro shtesë nga xhepat e tyre.

A është ky buxheti i shëndetësisë dhe i arsimit? Jo nuk është, shëndetësia do marrë vetëm 2.8% të PPP-së, dhe arsim vetëm 2.3% të PBB-së. Besoj i mbani mend premtimet e harruara të financimit 5% të ketyre sektorëve të rëndësishëm.

A është ky buxheti i bujqësisë dhe fermerit? Jo nuk është, qeveria nuk heq dorë nga skema e diferencimit të TVSH-së në hyrje-dalje dhe vazhdon të japë subvencionë disa herë më të ulta sesa nëvojat e sektorit, duke vazhduar të qenurit të fundit në rajon edhe për vitin e ardhshëm, me të paktën 2 herë më pak subvencionë krahasuar me vendin e parafundit të renditur në rajon.

A është ky buxheti i pensionistëve? Jo nuk është. Ndonëse çmimet e shportës së konsumit vazhdojnë të rritën me ritme të larta, pensionet në rastin më të mirë thjesht do të indeksohen, detyrim ligjor ky i 20 vitëve të fundit. Rritje reale të pensionëve fatkeqësisht nuk do të ketë.

A është ky buxheti i familjeve në nevojë? Jo nuk është, pasi asnje qindarke me shume sdo marri keto familje, ndonëse edhe ajo lemoshë qe ata marrin nga buxheti do gerryhet akoma edhe me shume nga inflacioni i muajve në vijim. Ndonje paketë sociale mbështëtëse as qe bëhet fjalë të ndërmerret nga qeveria.

A është ky buxheti i ish të përndjekurve politike? Jo nuk është, ata mbetën të harruar dhe shifrat tregojnë qe me keto ritme do duhen të paktën 3 dekada të tjera për të shlyer detyrimin financiar ndaj ish të përndjekurve dhe trashegimtareve të tyre.

A është ky buxheti qe mbështët pushtëtin vendor? Jo nuk është, pasi transferta e pakushtëzuar, aq jetike për pjesen derrmuese të bashkive të vendit, është në minimumin e detyrimit ligjor, atë të 1% të PBB-se.

Po i kujt është ky buxhet?

A mos ndoshta është buxheti i bixhozit? Po është, ndryshe nga çfarë thoshtë Edi Rama 5 vitë me pare, qe bixhozi është haram, qeveria parashikon të ligjërojë përsëri bixhozin dhe të marrë 18.7 milionë euro taksim nga ky biznes haram.

A mos ndoshta është buxheti qe do të paguajë dhjetëra milionë euro vendime të gjykatave ndërkombëtare, detyrime që kanë ardhur si pasoje e keqmenaxhimit dhe keqqeverisjes në vendin tonë? Po, janë të paktën 195 milionë euro, dhe jo vetëm, të cilat do duhet të paguhen nga leket tona për zbatimin e vendimeve të gjykatave nderkombetare.

A mos ndoshta është buxheti i PPP-ve klientelistë dhe korruptivë? Po është, plot 134 milionë euro për 10 kontratat PPP do jepen gjatë vitit të ardhshëm. Keto 10 kontrata PPP do marrin tre here më shumë fonde sec marrin 64 mije famijle me ndihme ekonomike gjatë gjithe 2024.

Këto të dashur qytëtarë janë të vërtetat e hidhura të buxhetit të vitit të ardhshëm, ndaj qeveria bën çmos me propagandën e saj që t’i fshehë e të vazhdojë t’ju mashtrojë për të 11 vit rradhazi.

Projekbuxheti i vitit të ardhshëm nuk është aspak serioz, nuk i jep përgjigje sfidave madhore të vendit tonë, nuk mbështët sektoret e ekonomise reale, nuk mbështët arsimin, shendetësinë, bujqesinë apo edhe turizmin. Nuk mbështët politikat për rritjen e popullsise, uljes se emigracionit qe dita ditës po gërryen shoqërinë dhe fuqizimit të rinisë shqiptare.

Ky projektbuxhet mbështët si përhere vetëm disa miq e shokë të lidhur ngushtësisht interesat me qeveritaret, ndërkohë që vazhdon të braktisë nevojtarët dhe godet me rritje taksash sipërmarrjen vendase.

Ju faleminderit.

dorian teliti

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet