24 Korrik 2024, 20:55
Nga S.B
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, në fjalën e tij pasditen e sotme, diskutoi lidhur me shembjen e teatrit kombëtar si dhe për rastin e deputetes Olta Xhaçka. Sipas Berishës teatri si simbol i kulturës kombëtare, u rrafshua nga mafia qeveritare për të mbushur baulet me narkoeuro.
Më tej Berisha tha se Xhaçka nuk tundet prej parlamentit vetëm e vetëm se strategjik me burrin e Oltës është edhe Olsi i Edi Ramës apo vetë Edi Rama.
Fjala e plotë:
Berisha: Të dashur miq, zoti Edmond Budina shtroi këtu përsëri çështjen, barbarinë që u krye ndaj Teatrit Kombëtar.
Ndaj këtij simboli të arrirë të kulturës kombëtare, që u rrafshua nga mafia e tmerrshme qeveritare vetëm e vetëm për të mbushur baulet me narkoeuro.
Një vendim i Gjykatës Kushtetuese njohu barbarinë si të paligjshme, antikushtetuese.
Protesta epike e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit fitoi në ligjet e Kushtetutën e vendit të drejtën e kauzës që kishte mbrojtur.
Por në vendin ku Kushtetuta, ligji është në duart e krimit, është në duart e bandave, natyrisht gjithçka shkelmohet.
Përsëri tek ligji dhe Kushtetuta, a e shihni ju një deputete, një zonjë që e nisi jetën me piramida, që quhet Olta Xhaçka se si Edi Rama për shkak të lidhjeve mafioze, shkelmon mbi ligjin, mbi Kushtetutën, mbi gjykatën.
Dhe Olta, që ka bërë burrin investitor strategjik, nuk tundet nga parlamenti vetëm e vetëm se strategjik me burrin e Oltës është edhe Olsi i Edi Ramës apo vetë Edi Rama.
sali berisha
Politike
24 Korrik 2024, 20:47
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur edhe mbrëmjen e sotme një fjalim para mbështetësve të...
Politike
24 Korrik 2024, 20:44
N.F
Komisioni i Ligjeve
TIRANË- Pas katër orë e gjysmë debatesh, Komisioni i Ligjeve ka miratuar mbrëmjen e sotme propozimet p&...
Politike
24 Korrik 2024, 20:36
S.B
Arben Ahmetaj
TIRANË- Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish para kamerave me një takim të ...
Politike
24 Korrik 2024, 20:15
S.B
Damian Gjiknuri
TIRANË- Gjatë debatit në Komisionin e Ligjeve, deputeti Damian Gjiknuri ironizoi Enkelejd Alibeaj, i cili kundërsh...
Politike
24 Korrik 2024, 20:17
N.F
Vlorë
VLORË- Ditën e sotme SPAK urdhëroi që të kryhen kontrolle në banesën e ish-ministrit të Shëndet&e...
Politike
24 Korrik 2024, 20:09
N.F
Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit të PD, Gazment Bardhi gjatë fjalës së tij në Komisionin e Ligjeve u shpreh se nëse palë...
Politike
24 Korrik 2024, 20:08
S.B
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Deputeti Enkelejd Alibeaj nga Komisioni i Ligjeve, është shprehur se ky sistem favorizon vetëm partit&eum...
Politike
24 Korrik 2024, 20:03
N.F
Sula
TIRANË- Deputet i PD-së, Dashnor Sula gjatë takmit të sotëm en Komisionin e Ligjeve ka kundërshtuar ndryshimet n&eu...
Politike
24 Korrik 2024, 17:44
M.B
Damian Gjiknuri
TIRANA- Deputeti socialist, Damian Gjiknuri tha sot në Komisionin e Ligjeve se për shkak të vakumit që kishte ligj...
Politike
24 Korrik 2024, 17:33
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Mazhoranca dhe opozita kanë rënë dakord në lidhje me reformën zgjedhore, ndërsa për he...