LIVE UPDATES
Politike

Tensionet në mbledhjen e Kryesisë/ Stafa: Çfarë donin militantët e Bashës në godinë? Zekthi: Kam pirë 3 oki (Debati)

Diskutimet per tensionet ne PD.

7 Qershor 2023, 16:49 Nga a,b
Tensionet në mbledhjen e Kryesisë/ Stafa: Çfarë donin
Gazetaret

TIRANË- Gazetari Osman Stafa dhe anëtari i Kryesisë, Fitim Zekthi, në rubrikën “Opinion” në News24 folën për mbledhjen e zhvilluar të Kryesisë së PD, dhe praninë e militantëve e mbështetës të ish-kreut të PD Lulzim Basha, të cilët shpërthyen edhe ofendime.

“Dhunën nuk e pranoj. Bardhi tha që dhuna e paramilitarëve, është e dëmshme. Paramilitarë janë trupa ushtarake, bëjnë gjenocid, reprezale etj. Nuk ka pasur aty të tillë. Ajo që pashë ishin kryetarë degësh dhe disa djem mbështetës të PD. Asnjë njeri nuk ka hyrë në sallën nga jashtë”, tha Zekthi.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Gazetari Osman Stafa: Ka pasur njerëz në korridor nëse në derën tjetër po zhvillohej mbledhje

Në momentin që zhvillon mbledhjen individë që nuk kanë lidhje, çfarë donin këta persona, teksa xhami është i tejdukshëm. Kur ka dalë zoti Bushati është përplasur fizikisht me këta persona. Çfarë donin këta persona aty?

Zekthi: Ajo është seli e një partie

Gazetari Osmani: Kanë qëndruar individë që nuk kishin lidhje

Zekthi: Ishte një mbledhje e rëndësishme, ka ardhur edhe kryetari i partisë së Pukës, në sallë nuk ka hyrë askush. Përse është formë intimidimi kjo?

Gazetari Osmani: Nuk po flas për kryetarë partish. Këta persona që ishin si mbështetës, në sallë nuk ka hyrë njeri, por kanë hyrë brenda godinës. Kanë qëndruar në derë dhe në momentin që vijnë aty se ishte një vendim i rëndësishëm, përse i ofendonin kur deputetët janë larguar nga mbledhja?

Zekthi: Në orën 17:00 deri në 02:00 është debatuar dhe diskutuar gjerësisht se çfarë do të bëhet me PD. Ora 17:00 deri në orë 02:00 nuk ka hyrë askush në sallë. Brenda është zhvilluar një debat i ndezur, me tone të larta, por ka qenë gjithçka komplet normale, është debatuar në mënyrë korrekte. A u intimidua njeri në diskutimin e i tij? Jo, njerëzit kanë folur të lirë. Aty nuk është prekur me dorë askush, nuk është sharë dhe fyer askush.

Kam qëndruar me dhimbje koke, aty kam pirë tre oki, kam qëndruar me respekt. Gjithkush propozoi atë që dëshiroi. Tani ata donin o variantin e tyre o bjer e vdis. Tani i kemi thënë përse po ikën? Aty çështja është ideja, dhe ata ikën. Dhe kjo është e pandershme. Kjo është e shëmtuar e papërgjegjshme dhe patoleruar.

Gazetari Stafa: Hytë në zgjedhje më 14 maj dhe akuza kryesore ishte se Berisha ishte një model i vjetër. Alibeaj ka thënë se ndryshon modeli çfarë ka qenë dhe çfarë do jemi, por mbrëmë nuk e kam parë këtë.

Zekthi: Po përse zoti Alibeaj u tha njerëzve në rrugë të shajnë?/Marre nga News24

pd 7 qershor 2023

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet