28 Dhjetor 2022, 19:36
Nga I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar për tensionet në veri të Kosovës. Në tëitter, Rama i ka bërë repost postimit të Ministres së Jashtme të vendit Olta Xhaçka, e cila bën thirrje për ulje te tensioneve si dhe heqje të barrikadave. Po ashtu në mesazh theksohet se shqiptarët dhe serbët janë dy popujt e Ballkanit të destinuar për të gjetur një rrugë dhe një të ardhme të përbashkët.
Postimi i Xhaçkës:
As ushtria serbe nuk do të hyjë në “Kosovë”, as ushtria e Kosovës nuk do të hyjë në ndonjë konflikt të armatosur! E gjitha ka të bëjë me një shfaqje të politikës së brendshme dhe nuk ka të bëjë fare me interesat e njerëzve të zakonshëm. Kjo është jashtëzakonisht e rrezikshme dhe duhet të ndalet për hir të gjithë rajonit tonë. Serbia duhet të ndalojë së mbështeturi me arsyetime të pajustifikueshme ngritjen e barrikadave në veri të Kosovës dhe më në fund të kuptojë se e ashtuquajtura “Kosova&Metohija” ka ikur.
Përgjithmonë! Barrikadat nuk mbrojnë asnjë serb në Kosovë, ato vetëm minojnë të ardhmen tonë të përbashkët. Shqiptarët dhe serbët janë dy kombet më të mëdhenj të këtij rajoni dhe ata janë “dënuar” për të gjetur një rrugë të qëndrueshme drejt një të ardhmeje të përbashkët. Ne u bëjmë thirrje të dy liderëve të ulen dhe të bisedojnë dhe ne i bëjmë thirrje BE-së/SHBA-së që të insistojnë në të. Çdo gjë tjetër përveç dialogut është e dënuar të dështojë. Mjerisht.
edi rama tensione në veri të kosovës
Politike
28 Dhjetor 2022, 18:47
F.M
Dreka e PD
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar drekën që bëri bashkë demokratët për festat e fundvitit. N&eu...
Politike
28 Dhjetor 2022, 17:46
F.M
Gazment Bardhi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi shkruan se dreka që bëri bashkë demokratët ditën e ...
Politike
28 Dhjetor 2022, 15:16
I.A
Demokratet
TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike janë bërë bashkë në një drekë fundviti ditën...
Politike
28 Dhjetor 2022, 13:13
k.m.
Enkelejd Alibeaj dhe Shemsi Premçi
TIRANË- Tjetër lëvizje është shënuar në radhët e demokratëve. Ish-k...
Politike
28 Dhjetor 2022, 10:26
A.B
Delina Ibrahimaj
TIRANË- Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj ka thënë se Bordi i Transparencës do të funksionojë der...
Politike
28 Dhjetor 2022, 10:09
A.B
Baste sportive
TIRANË- Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj deklaroi sot se është drejt finalizimit procesi për lejimin e basteve on...
Politike
28 Dhjetor 2022, 10:06
A.B
Delina Ibrahimaj
TIRANË- Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj deklaroi se së shpejti do të nisë tatimi i profesioneve të lira. ...
Politike
28 Dhjetor 2022, 10:04
A.B
Delina Ibrahimaj
TIRANË- Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj komentoi ditën e sotme sulmet kibernetike në banka në...
Politike
28 Dhjetor 2022, 09:59
A.B
Delina Ibrahimaj
TIRANË- Ministrja Delina Ibrahimaj deklaroi për gazetarët në konferencën e fundvitit se paga minimale do të ...
Politike
28 Dhjetor 2022, 09:40
A.B
Delina Ibrahimaj
TIRANË- Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj ka deklaruar në konferencën e saj për shtyp se n&eum...