LIVE UPDATES
Politike

Territorialja/ Ku po shkon Reforma e Re, 3 propozimet e PS, PD dhe Alibeaj

Deri më tani janë shtruar tre propozime, por PS e ka vulosur.

14 Shtator 2022, 16:22 Nga F.M
Territorialja/ Ku po shkon Reforma e Re, 3 propozimet e PS, PD dhe Alibeaj
Reforma Territoriale

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha iu bashkua sot tavolinës së propozimeve për Reformën Territoriale që pranverën e shkuar. Me propozimet e mbledhura nga Oerd Bylybashi e Sekretari i PD, Ylli Asllani, Berisha parashtroi idenë e ndarjes së Shqipërisë në pesë rajone e 95 bashki.

Sipas propozimit të PD,  51% e bashkive janë bashki qëndrore, do të mbulojnë edhe sportin. Pjesa tjetër e bashkive do të kenë funksione të plota, por do të jenë të fokusuara te shërbimet bazë. Në Tiranë nga 5 bashki bëhen 9 bashki, pasi shtohen Ndroqi, Petrela, Kashari, Dajti.

Gjithashtu edhe 11 minibashkitë të kalojnë në Bashki, sipas propozimit të PD. Ndërsa bashki shtesë do të kenë edhe rajonet e tjera.

Konkretisht, sipas propozimit të PD-së,

-Në Korçë kanë qenë 6 bashki, propozimi është 10 bashki, ku janë shtuar Leskoviku, Vithkuq, Voskopojë dhe Pojan.

-Në Vlorë nga 7 bashki janë propozuar 11, ku është shtuar Orikumi, Novosela, Lumi i Vlorës (Amantia) dhe Ksamili.

-Berati nga 7 bashki bëhet me 9 bashki, janë shtuar Shpiragu dhe Otllaku.

- Në Fier nga 6 bashki bëhen 12 bashki, shtohen Golem, Ardenicë, Levan, Cakran, Fratar.

-Në Elbasan nga 7 bashki bëhen 10 bashki, shtohen Shpati, Bradasheshi.

-Në Kurbin nga 1 bashki bëhen 2 bashki, shtohet dhe Mamurrasi.

-Në Durrës nga 3 bëhen 4, pasi është shtuar Sukthi.

-Ndërsa në Kukës nga 3 bëhen 5 bashki.

Grupi i deputetëve të Partisë Demokratike që mbështesin Enkelejd Alibeajn propozuan hartë të re me 92 bashki dhe 6 rajone. Nga 12 qarqe, Grupi i PD propozon rigrupimin në 6 rajone, që përmbledhin Rajonin Tiranë-Durrës; Rajoni Shkodër-Lezhë; Rajonin Kukës-Dibër; Rajonin Gjirokastër-Berat; Rajonin Fier-Vlorë dhe Rajonin Elbasan-Korçë.

Disa nga bashkitë që shtohen janë si më poshtë:

Bashkia Sukth; Bashkia Fushë-Krujë; Bashkia Farkë; Bashkia Ndroq, ndërkohë Paskuqani i bashkohet Bashkisë Tiranë dhe Zallherri i bashkohet Bashkisë Kamëz;

Bashkia Maqellar, Kastriot dhe Lurë në qarkun Dibër;

Bashkia Shpirag në qarkun Berat; Bashkia Dukagjin dhe Velipojë në Qarkun Shkodër;

Bashkia Shpat dhe Bashkia Bardashesh në qarkun Elbasan;

Bashkitë Milot, Orosh, Zadrimë dhe Bregu i Matës në qarkun Lezhë;

Bashkitë Levan, Dushk, Ardenicë dhe Fratër në qarkun Fier;

Bashkitë Shishtavec dhe Bicaj në qarkun Kukës;

Bashkitë Leskovik, Voskopoj, Drenovë, Pojani dhe Stravë në qarkun Korçë;

Bashkitë Orikum, Ksamil, Novosel dhe Kote në qarkun Vlorë.

Partia Socialiste i qëndron ndarjes aktuale territoriale të Shqipërisë. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se kanë arritur në përfundimin se PS i qëndron ndarjes aktuale me 61 bashki dhe 12 qarqe.

Si është ndarja aktuale:

Qarku Berat

Bashkia Berat

Njësi administrative: Velabisht; Otllak; Sinjë; Roshnik 

Bashkia Ura Vajgurore

Njësi administrative: Poshnjë, Kutalli, Cukalat.

Bashkia Kuçovë

Njësi administrative: Kozarë; Perondi; Lumas 

Bashkia Skrapar

Njësi administrative: Bogovë; Vëndreshë; Çepan; Potom; Leshnjë; Gjerbës; Zhepë

Bashkia Poliçan

Njësi administrative: Tërpan; Vërtop

Qarku Dibër

Bashkia Dibër

Njësi administrative: Tomin; Melan; Trenë Kastriot; Lurë; Maqellarë; Muhurr; Luzni; Selishtë; Sllovë; Zall-Dardhë; Zall-Reç; Fushë Çidhën; Arras.

Bashkia Bulqizë

Njësi administrative: Martanesh; Fushë-Bulqizë; Zerqan; Shupenzë; Gjoricë; Ostren; Trebisht.

Bashkia Mat

Qyteti Burrel 

Njësi administrative: Baz; Derjan; Rukaj; Macukull; Komsi; Lis; Ulëz

Bashkia Klos

Njësi administrative: Xibër; Suç; Gurrë

Qarku Durrës

Bashkia Durrës

Njësi administrative: Sukth; Ishëm; Katundi i ri; Rrashbull; Manëz

Bashkia Shijak

Njësi administrative: Maminas; Xhafzotaj; Gjepalaj 

Bashkia Krujë

Njësi administrative: Fushë – Kruje; Bubq; Nikël; Thumanë; Cudhi

Qarku Elbasan

Njësi administrative: Labinot-Fushë; Labinot-Mal; Gjinar; Shushicë; Gjergjan; Funar; Shirgjan; Tregan; Gracen; Bradashesh; Zavalinë; Papër

Bashkia Cërrik

Njësi administrative: Gostimë; Mollas; Shalës; Klos.

Bashkia Belsh

Njësi administrative: Grekan; Kajan; Fierzë; Rrasë

Bashkia Peqin

Njësi administrative: Pajovë; Karinë; Përparim; Gjocaj; Shezë

Bashkia Gramsh

Njësi administrative: Pishaj; Kodovjat; Kukur; Kushovë; Lenie; Skënderbegas; Sult; Tunjë

Bashkia Librazhd

Njësi administrative: Hotolisht; Lunik; Stëblevë; Orenjë.

Bashkia Prrenjas

Njësi administrative: Qukës; Rrajcë; Stravaj.

Qarku Fier

Bashkia Fier

Njësi administrative: Cakran; Mbrostar Ura; Libofshë; Qendër; Dërmenas; Topojë; Frakull; Portëz.

Bashkia Patos

Njësi administrative: Zharëz; Ruzhdie.

Bashkia Roskovec 

Njësi administrative: Kuman; Kurjan; Strum.

Bashkia Lushnjë

Njësi administrative: Allkaj; Bubullimë; Hysgjokaj; Golem; Dushk; Karbunarë; Ballagat; Shegan; Kolonjë; Krutje.

Bashkia Divjakë

Njësi administrative: Tërbuf; Grabjan; Gradishtë; Remas

Bashkia Mallakastër

Njësi administrative: Qëndër Dukas; Greshicë; Aranitas; Hekal; Ngraçan; Kutë; Fratar.

Qarku Gjirokastër

Bashkia Gjirokastër

Njësi administrative: Cepo; Lazarat; Picar; Lunxhëri; Odrie; Antigonë.

Bashkia Libohovë

Njësi administrative: Zagorie

Bashkia Tepelenë

Njësi administrative: Luzat Lopës; Lab Martalloz Kurvelesh.

Bashkia Memaliaj

Njësi administrative: Luftinjë; Buz; Krahës; Qesarat

Bashkia Përmet

Njësi administrative: Çarçovë; Frashër; Petran; Piskovë.

Bashkia Këlcyrë

Njësi administrative: Ballaban; Sukë; Dishnicë

Bashkia Dropull

Njësi administrative: Dropull i Poshtëm; Dropull i Sipërm; Pogon.

Qarku Korçë

Bashkia Korçë

Njësi administrative: Qëndër Bulgarec; Voskop; Voskopojë; Lekas; Vithkuq; Mollaj; Drenovë.

Bashkia Maliq

Njësi administrative: Libonik; Gorë; Moglicë; Pirg; Pojan

Bashkia Pustec

Bashkia Kolonjë

Njësi administrative: Leskovik; Qënder Leskovik; Novoselë; Barmash; Mollas; Çlirim

Bashkia Devoll

Njësi administrative: Bilisht; Hoçisht; Progër; Miras

Bashkia Pogradec

Njësi administrative: Çërravë; Dardhas; Trebinjë; Proptisht; Velçan.

Qarku Kukës

Bashkia Kukës

Njësi administrative: Malzi; Bicaj; Ujmisht; Shtiqën; Zapod; Shishtavec; Topojan; Bushtricë; Shpat Gryk-Çajë; Kalis; Surroj; Arrën; Kolsh.

Bashkia Has

Njësia administrative: Krumë; Fajza; Gjinaj; Golaj

Bashkia Tropojë

Qyteti Bajram Curri. Njësi administrative: Fierzë; Lekbibaj; Margegaj; Llugaj; Bujan; Bytyç; Tropojë

Qarku Lezhë

Bashkia Lezhë

Njësi administrative: Shëngjin; Zejmen; Shënkoll; Balldren; Kallmet; Blinisht; Dajç; Ungrej; Kolsh;

Bashkia Mirditë

Qyteti Rrëshen.

Njësi administrative; Rubik; Selitë; Kthellë; Fan; Orosh; Kaçinar;

Bashkia Kurbin

Qyteti Laç

Njësi administrative: Mamurras; Milot; Fushë-Kuqe.

Qarku Shkodër

Bashkia Malësi e Madhe

Qyteti Koplik

Njësi administrative: Gruemirë; Kastrat; Kelmend; Nikç Qendër; Shkrel;

Bashkia Shkodër

Qyteti Shkodër

Njësi administrative: Ana e Malit; Bërdicë; Dajç; Guri i Zi; Postribë; Pult; Rrethinat; Shosh; Velipojë

Bashkia Vau Dejës

Qyteti Vau-Dejës  

Njësi administrative: Bushat; Vig-Mnele; Hajmel; Temal; Shllak;

Bashkia Pukë

Qyteti Pukë

Njësi administrative: Lajthizë Gjegjan; Rrapë; Qelëz; Qerret;

Bashkia Fushë-Arrëz

Qyteti Fushë-Arrëz

Njësi administrative: Fierzë; Blerim; Qafë-Mali; Iballë;

Qarku Tiranë

Bashkia Tiranë

Tiranë

Njësia bashkiake nr.1, Njësia bashkiake nr.2, Njësia bashkiake nr.3, Njësia bashkiake nr.4, Njësia bashkiake nr.5, Njësia bashkiake nr.6, Njësia bashkiake nr.7, Njësia bashkiake nr.8, Njësia bashkiake nr.9, Njësia bashkiake nr.10, Njësia bashkiake nr.11.

Njësi administrative: Petrelë; Farkë; Dajt; Zall-Bastar; Bërzhitë; Krrabë; Baldushk; Shëngjergj; Vaqarr; Kashar; Pezë; Ndroq; Zall-Herr.

Bashkia Kamëz

Qyteti Kamëz, njësi administrative Paskuqan.

Bashkia Vorë

Qyteti Vorë, njësi administrative Prezë; Bërxullë.

Bashkia Kavajë

Qyteti Kavajë, njësi administrative Synej; Luz i Vogël; Golem; Helmas;

Bashkia Rrogozhinë

Qyteti Rrogozhinë

Njësi administrative: Kryevidh; Sinaballaj; Lekaj; Gosë.

Qarku Vlorë

Bashkia Vlorë, njësi administrative: Orikum; Qendër Vlorë; Novoselë; Shushicë;

Bashkia Selenicë

Qyteti Selenicë

Njësi administrative: Armen; Vllahinë; Kotë; Sevaster; Brataj;

Bashkia Himarë

Qyteti Himarë, njësi administrative: Lukovë; Horë – Vranisht;

Bashkia Sarandë

Qyteti Sarandë, njësi administrative Ksamil.

Bashkia Konispol

Qyteti Konispol, Xarrë; Markat.

Bashkia Livadhja

Njësi administrative Dhivër; Aliko; Finiq; Mesopotam;

Bashkia Delvinë

Qyteti Delvinë, njësi administrative Vergo.

reforma territoriale

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit