27 Shkurt 2023, 12:21
Nga f.g
Shpetim Idrizi, Sali Berisha
TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e cilësoi si një "gabim të panevojshëm" thirrjen e kreut të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, që deklaroi të shtunën se se shqiptarët nuk duhet të votojnë për Fredi Belerin, kandidatin e PD në Himarë. I pyetur sot nga gazetarët, Berisha tha se kjo thirrje shkon në favor të Partisë Socialiste dhe kryeministrit Edi Rama.
"Nuk kam asnjë mendim. Por nëse e ka bërë thirrjen, kjo shkon në favor të kundërshtarëve tanë. ka bërë një gabim të panevojshëm, në mendimin tim."-tha Berisha.
Por çfarë deklaroi kreu i PDIU? Në një postim në rrjetet sociale, Shpëtim Idrizi tha se Beleri është njeriu i akuzuar për masakrën e Peshkëpisë dhe për këtë, shqiptarët nuk duhet ta votojnë.
“PDIU nuk i ka bërë kurrë thirrje mbështetësve të një partie tjetër politike se si duhet të votojnë, por sot është koha ti bëjmë thirrje shqiptareve të mos votojnë Fredi Bejlerin, njeriun e akuzuar për masakrën e Peshkëpisë dhe i dënuar me vendimin e Gjykatës Vlorë, me nr 224/24.9 2004 dhe me numër 302/ 26.12.2006, me 3 vite burg për dhunim të simboleve shtetërore shqiptare.
Shqiptarët nuk mund e nuk duhet të votojnë njeriun që bën edhe sot fushatë me flamurin e Vorio Epirit i cili advokon autonominë e Vorio- Epirit, që tenton të prekë tërësinë territoriale të Shqipërisë, atdheut tonë.”- shkroi Idrizi.
Sot pjesë e debatit u bë edhe kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla që tha se "kandidimi i Belerit në Himarë është turp i Berishës". Nga ana tjetër, vetë Beleri reagoi sot duke hedhur poshtë akuzat dhe duke thënë se Taulant Ballën do ta padisë me gjyq./Dosja.al
sali berisha
Politike
27 Shkurt 2023, 11:53
f.g
Sali Berisha, kryetar i PD
TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi kryetarin e grupit të Partisë Socialiste, Taulant Bal...
Politike
27 Shkurt 2023, 10:56
f.g
Taulant Balla
TIRANE- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ka përshëndetur kthimin e ligjit për "Dekoratat në...
Politike
27 Shkurt 2023, 11:21
F.M
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar Taulant Balla ka replikuar sërish me kandidatin e Partisë Demokratike Fredi Beleri, i cili e...
Politike
27 Shkurt 2023, 11:17
F.M
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka deklaruar se pas kundërpërgjigjes së d...
Politike
27 Shkurt 2023, 11:15
F.M
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla është shprehur se nuk mund të shtohet &cc...
Politike
27 Shkurt 2023, 11:13
F.M
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka deklaruar se në seancën e 2 marsit, ku do t...
Politike
27 Shkurt 2023, 10:49
F.M
Edi Rama
PODGORICË- Nis takimi mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Malit të Zi. Kryeministri Edi Rama dhe kabineti janë pritur me c...
Politike
27 Shkurt 2023, 10:13
I.A
Dritan Abazoviç dhe Edi Rama
MALI I ZI- Mbledhja e dytë e qeverisë shqiptare dhe malazeze do të bëhet ditën e sotme n&...
Politike
27 Shkurt 2023, 10:00
F.M
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta shkruan se kryeministri Edi Rama duhet larguar në mënyrë që...
Politike
26 Shkurt 2023, 22:50
k.m.
Pamje nga momenti
TIRANË- Kohët e fundit deputetët e Kuvendit të Shqipërisë janë përballur me protestuesit para obo...