LIVE UPDATES
Politike

“Tirana e Durrësi janë betonizuar”/ Meta: Ndërtimi po përdoret për pastrimin e parave të pista

Meta u shpreh se kostoja e jetesës dhe ajo e strehimit, janë bërë të papërballueshme për qytetarët.

13 Prill 2023, 18:51 Nga A.B
“Tirana e Durrësi janë betonizuar”/ Meta: Ndërtimi po
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta mori pjesë ditën e sotme në një tryezë për politikat sociale të strehimit. Në fjalën e tij ai u shpreh se kjo është një temë e rëndësishme që prek në përgjithësi të rinjtë. Meta u shpreh se kostoja e jetesës dhe ajo e strehimit, janë bërë të papërballueshme për qytetarët.

“Pamundësia për strehim është një plagë e rëndë sociale, duke u kthyer në një nga arsyet themelore për largimin masiv të qytetarëve tanë në emigrim. Sepse, për çfarë perspektive mund të flasim për një familje të re, e cila nuk siguron dot një strehë për të rritur fëmijët? Ku edhe ata që ja dalin, kanë kosto të jashtëzakonshme, janë peng të mikrokredive dhe borxheve.

Duhet të paktën një pagë mujore mesatare, për të përballuar koston e qirasë, apo të kësteve të kredisë. Kostoja e blerjes së apartamentit, është rritur ndjeshëm, bashkë me kostot e jetesës, nga rritja e çmimeve dhe mosrritja e pagave. Varfëria është thelluar për të gjitha kategoritë e shoqërisë, ndërsa strehimi, qoftë me Qira apo për të Blerë, është shtrenjtuar ndjeshëm, duke u bërë i papërballueshëm për familjet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Një familje me të ardhura mesatare, i duhen mesatarisht 30 vjet për të blerë një shtëpi. Qeveria Rama nuk e ka zgjidhur problemin e strehimit, edhe pse Shqipëria është betonizuar masivisht vitet e fundit. Mjafton të shikojmë situatën në Tiranë. Nga viti 2016 deri në vitin 2022, mbi 7 milionë metra katrorë leje ndërtimi janë dhënë në Tiranë, ndërkohë kemi në kryeqytet mijëra apartamente të pashitura, pasi ndërtimi nuk po përdoret si mekanizëm strehimi. Përkundrazi, po përdoret për pastrimin e parave të pista, gjë që është vënë në dukje dhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit, si dhe Parlamenti Europian.

Njëkohësisht, fondi 3% i banesave, pra që synon banesa të gatshme që u merren ndërtuesve të cilët marrin leje për sipërfaqe mbi 2000 m2, për t’ja dhënë qytetarëve si banesa sociale, nuk ju është vendosur ne dispozicion qytetarëve, për shkak të pazareve që bëjnë me ndërtuesit, dhe qytetarët i keni parë se si nxiren nga shtëpitë me forcë dhe rrinë rrugëve. Rreth 25 mijë metra katrorë nga këto që Bashkia e Veliajt duhet ti merrte sipërfaqe banimi të ndërtuara, nuk ja ka marrë ndërtuesve dhe aq më keq, u ka lejuar dhe pazaret me para, duke shkelur haptazi Nenin 19 të ligjit 22/2018, “Për Strehimin Social”.

Ne si Parti e Lirisë e kemi çuar këtë çështje në SPAK. Aktualisht qeveria dhe pushteti vendor së bashku, pa llogaritur fondet për rindërtimin nga tërmeti, planifikojnë për vitin 2023, vetëm rreth 878 milionë lekë të reja, ose, 7.6 milionë Euro, për subvecionimin e qirave të banesave dhe për investimet për strehim sociale. 7.6 milionë Euro, do të mjaftonin vetëm për blerë 100 apartamente me kosto 700 Euro m2, me sipërfaqe 100 m2.

Ose, për subvencionimin e qirasë mujore për gati 2000 familje. Bashkia e Tiranës, për vitin 2023 planifikon 222 milionë lekë, ose 1.9 milionë Euro.

Nga këto, vetëm 80 milionë lek, ose 700 mijë Euro, janë politikë sociale për strehim, për bonus strehimi për familjet në nevojë. Ndërsa 140 milionë lekët e tjera, nuk kanë të bëjnë me politikë sociale strehimi, por janë për familjet që preken nga zbatimi i projekteve të rehabilitimit në rastin e lumit të Lanës, të lagjes 5 Maji, të rindërtimit në Kombinat dhe të segmentit Komuna e Parisit – Rruga e Kavajës. Partia e Lirisë nisur nga vullneti politik i saj për të adresuar këtë problematikë të rëndë sociale, si dhe nga eksperiencat e vendeve të Bashkimit Europian, në lidhje me politikat e strehimit, propozon një sërë masash politike, të mundshme, duke ju referuar mesatares të financimit të programeve të strehimit të këtyre vendeve europiane”, tha Meta.

ilir meta

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet