LIVE UPDATES
Politike

Zgjedhjet e 14 majit/ VOA: Fundjavë e “ethshme” për përcaktimin e kandidatëve për kryetarë bashkie

Në prag të skadimit të afatit ligjor të 27 marsit për të dorëzuar emrat në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Partia Socialiste miratoi në mbledhjen e kryesisë mbrëmjen e të shtunës listën e kandidatëve për kryetarë në të 61 bashkitë e vendit.

26 Mars 2023, 08:31 Nga I.A
Zgjedhjet e 14 majit/ VOA: Fundjavë e “ethshme” për
Foto Ilustruese

TIRANË- Partitë kryesore politike po përmbyllin këtë fundjavë listat e kandidatëve për kryetarë bashkish në zgjedhjet vendore të 14 majit. Në prag të skadimit të afatit ligjor të 27 marsit për të dorëzuar emrat në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Partia Socialiste miratoi në mbledhjen e kryesisë mbrëmjen e të shtunës listën e kandidatëve për kryetarë në të 61 bashkitë e vendit.

Socialistët rikandiduan në këto zgjedhje vendore pjesën më të madhe, ose 45 nga 61, të kryebashkiakëve, që janë aktualisht në detyrë, dhe vetëm 16 kandidatë janë të rinj në disa bashki të mëdha dhe në një duzinë bashkish më të vogla. Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi se rikandidimet e kryebashkiakëve janë të merituara, ndërsa edhe kandidatët e rinj kanë fituar besimin e forumeve të partisë.

“Partia Socialiste ka përgjegjësinë që të zgjedhë kryebashkiakët e ardhshëm, ndërsa rivalët tanë po zgjedhin kandidatët e tyre në seli të ndryshme”, tha zoti Balla.

Mes emrave të kandidatëve të rinj socialistë është Benet Beci, që la mandatin e deputetit për të garuar për kryebashkiak në Shkodër, ku pushtetin vendor e ka opozita. Kandidati i ri për bashkinë e Vlorës është Ermal Dredha, ku socialistët nuk rikandiduan kryetarin aktual Dritan Leli. Në të njëjtën kohë me socialistët zhvilloi një mbledhje deri vonë pas mesnate edhe Partia Demokratike e opozitës e drejtuar nga nënkryetari Enkelejd Alibeaj.

Sipas njoftimeve, kryesia dhe kolegji i kryetarëve diskutuan jo aq për emrat e kandidatëve, por më shumë mbi format dhe kriteret e kandidimit të kësaj partie opozitare, që është regjistruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve si subjekt zgjedhor. Burime nga mbledhja bënë me dije për shtypin se vendimet përfundimtare mund të arrihen të dielën, kur ajo pritet të rinisë.

Sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Gazment Bardhi, deklaroi sërish para kësaj mbledhje se “do të vazhdonte përpjekjet deri në afatet e fundit, që të siguronte bashkëpunimin mbi kandidatura të përbashkëta” nga një pjesë tjetër e opozitës, që mbështet ish kryeministrin Sali Berisha.

Ky i fundit ka refuzuar bashkëpunimin me zotin Alibeaj si dhe bashkimin e kandidatëve në një listë të përbashkët. Mospajtimet mes tyre sa vijnë e thellohen qysh nga koha kur zoti Berisha u shpall non grata nga SHBA-të për korrupsion domethënës dhe cënim të demokracisë, e sidomos pas përjashtimit nga grupi parlamentar i PD-së prej ish kryetarit Lulzim Basha.

Emrat e kandidatëve të përzgjedhur nga grupimi i mbështetësve të ish kryeministrit Berisha pritet të dërgohen në KQZ nga Partia e Lirisë, me të cilën kanë një marrëveshje bashkëpunimi. Zoti Berisha dhe ndjekësit e tij nuk u regjistruan nga KQZ si subjekt zgjedhor për mungesë dokumentash, ndaj kandidatët për kryetarë dhe këshilltarë të tyre pritet të përfshihen në lista të përbashkëta me Partinë e Lirisë të ish presidentit Ilir Meta.

Në një tjetër mbledhje të opozitarëve, ish kryeministri Berisha ka bërë të ditur edhe një skemë ndarjeje të listës për kandidatët e këshillave bashkiakë, mes demokratëve, PL-së, PBDNJ-së dhe PDK-së, “duke ndarë së bashku edhe riskun edhe avantazhet”.

Marrë nga VOA

zgjedhjet e 14 majit

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit