LIVE UPDATES
Politike

Tomor Alizoti: Protesta nesër bën më shumë jehonë, prandaj duhet bërë. Primaret? Të rregullta, por s'e pranojmë dot humbjen...

Tomor Alizoti tha se procesi kishte qenë i rregullt, por shtoi se faji ishte tek shoqëria pasi jemi mësuar të mos e pranojmë humbjen.

5 Dhjetor 2022, 21:29 Nga k.m.
Tomor Alizoti: Protesta nesër bën më shumë jehonë,
Tomor Alizoti

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti foli për procesin e Primareve por edhe lidhur me protestën e opozitës nesër, në të njëjtën kohë kur do të mbahet edhe Samiti i Bashkimit Europian në Tiranë. I ftuar në emisionin “Radari Informativ", Tomor Alizoti tha se procesi kishte qenë i rregullt, por shtoi se faji ishte tek shoqëria pasi jemi mësuar të mos e pranojmë humbjen. Lidhur me protestën tha se duhet bërë nesër, pasi merrte më shumë jehonë. 

PJESË NGA INTERVISTA:

Xhokaxhi: Ajo që bëri përshtypje është ajo që konsiderohet ndotja e procesit. Sazan Guri pretendon se janë vjedhur votat….

Alizoti: Ne pretendojmë jashtë mase. Pretendimi tek ne është elementi jonë i parë pa bërë asgjë që të kthehet në realitet. Justifikojmë çdo situatë. Di që në Berat procesi ka qenë i rregullt, i kam lënë demokratët të ndihen të lirshëm. Tani është mirë që ka kritika. Primaret ishin një proces i ri. Jemi një shoqëri që s’e pranojmë dot humbjen dhe kjo vjen nga përvoja me demokracinë. E shikojmë si tragjedi dhe e dyta, s’kemi përvojë teknike për përfshirjen e garave. E përshëndes një garë të tillë se ka trembur kandidatët, ta marrin seriozisht garën. Në Tiranë kemi njerëz nga shoqëria dhe janë në garë.

Xhokaxhi: Sa të besueshme e bëjnë procesin këto pretendime?

Alizoti: Nuk flas dot për rastin në fjalë, nuk jam përfshirë në proces. Nuk jemi parti suedeze, gjermane, as angleze, jemi shqiptare me të gjithë problemin që ka politika shqiptare. Nëse i referohemi partisë nënë, s’ka fare zgjedhje.

Xhokaxhi: A janë kandidaturat e duhura?

Alizoti: Patjetër që po, më pëlqejnë janë të këndshëm. Janë njerëz që kanë guxuar. Erion Veliaj në sytë e mi është një njeri që fjala e tij është deri në 100 fjalë. S’e shikoj qytetarin nr 1. Mund të shoh këdo por atë jo.

Xhokaxhi: Përballë Veliajt një politikan apo…

Alizoti: S’kam ndërhyrë fare as në qarkun tim, e vendosin demokratët. Do të mbështes kushdo që të dalë. Mjafton të duken etik në një garë të vështirë me një sistem me blerje, me media e shumë të tjera, të jenë të drejtë dhe të suportojnë kauzën e PD-së.

Xhokaxhi: Disa lënë mandatin për të kandiduar me 14 Maj. E para duket si një lloj besimi i tepruar në fitoren e zgjedhjeve të pushtetit vendor duke qenë një administratë prej 9 vitesh dhe e dyta mos po dobësohet grupi parlamentar i PD-së?

Alizoti: Parlamenti është një problem i madh sepse nuk flasim kur duam dot. Përçarja e grupit parlamentar ka bërë të kemi probleme me kohën. Ai parlament ka mungesë cilësie. Sot isha në parlament, shikoj qeverinë dhe grup ministrash që dhe emrin e lexojnë në letër. Është një festival, një skeç i Cekes, festival recitimi, dalin dhe recitojnë dhe emrin e tyre. Është mizerabël dhe kryeministri që ka një nivel akoma më mizerabël. Opozita ka më shumë cilësi por është e pamundur të artikulosh në parlament. Kemi problem kohor për të folur dhe ku është serioz.

Xhokaxhi: Ju po e ndjeni problemin brenda grupit tuaj parlamentar sa thellohet me zgjedhjet e 14 Majit?

Alizoti: Shpresoj në një zgjidhje por ka dhe një gjë dhe po shohim se procesi është një pjesë e madhe. Ne duhet të bëjmë realisht për vendin sepse kryeministri është në revanxhë. Ka filluar të kapë median dhe perceptimi duhet të shpëtojnë vendin dhe veten nga një tirani moderne. Sot është më i rrezikshëm, Rama është bërë i rrezikshëm, zërat kritikë janë pakësuar sepse vendi është i varfër sepse ata që punojnë nëpër media kërcënohen dhe Shqipëria do të shkojë në autokraci.

Xhokaxhi: Çfarë është duke bërë opozita?

Alizoti: Po bën atë që mund të bëjë brenda vetes së saj. Këto primare janë një gjë e mirë. Procesi në qendrën e Tiranës është ndjekur nga e gjithë Tirana. Kjo është një risi.

Xhokaxhi: Fitues është ai që ka caktuar Berisha?

Alizoti: Gara është e fortë, gara vazhdon. Politika është perceptim dhe kundërshtarët luajnë me këtë.

Xhokaxhi: A do të ndikojë në votë ai perceptim?

Alizoti: Demokracia është një produkt elitar, ky popull jemi ne, anojmë nga privitizmi. Për demokracinë duhet të veprosh, shikoj mendimtarë se protesta nuk duhet të jesh e dhunshme…demokracia është zemërim në mënyrë institucionale. Nëse në Paris thyhen xhamat, nuk u thyekan në vendin e pellazgëve. Pra që të pretendojmë se nuk zemërohemi për një vend që është degraduar dhe një prind që merr fëmijën në gomone.

Xhokaxhi: Nesër ka protestë dhe mblidhet samiti i BE-së. Një protestë që bëhet pa leje, kundër BE, që nxjerr PD si anti-evropiane. Berisha u kujdes të mbante flamurin dhe theksoi se nuk e kemi me Evropën. Çfarë perceptimi mund të tregojë?

Alizoti: Perceptimi është problemi i perceptuesve, njerëzit të votojnë si të duan. Nëse shqiptarët ndihen mirë dhe janë të pasur, Shqipëria është si BE, le ta mbështesin Edi Ramën nëse duan të ndërtojnë një shtet artificial, le të mos protestojnë. S’më intereson më shumë as Evropa përpara Shqipërisë. Evropianët janë njerëz që guxojnë dhe protestojnë dhe jo që servilosen. Evropa është vlerë, revoltë dhe produkt i njerëzve që kanë guxuar. Jam për protestë derisa çdo qeveritar të mos ndihet komod. Pse të mos bëhet? Protesta nesër merr më shumë jehonë prandaj duhet bërë, jehonë në publik.

Unë protestoj për këto arsye, për padrejtësinë dhe për makiazhin se Shqipëria është Evropë. Nuk është bërë hollivudi nr dy në Shqipëri. Sot Shqipërinë se rrezikon as e majta as e djathta, e rrezikon banaliteti, horrliku, me njerëzit me mendje rrugëve dhe njerëzit pa mendje në pushtet. Prandaj ikin shqiptarët. Ke dëgjuar një fjalim për energjinë në parlament, Shqipëria ka diell, ujë, rryma ajri…asnjë diskutim vetëm gallatë. /abcneës.al

tomor alizoti

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion