15 Shtator 2023, 21:44
Nga I.A
Adriatik Lapaj
TIRANË- Avokati Adriatik Lapaj foli për organizimin e një lëvizjeje të re me emrin “Shqipëria Bëhet”. I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, avokati Lapaj theksoi se takimi i parë i kësaj Lëvizjeje do të jetë në Rrëshen në orën 17:00 dhe më pas do të jetë një rrugëtim serioz që nuk do të ketë kthim pas.
Gjithashtu ai shtoi se është i vendosur për një qasje të re të debatit publik në vend. Nuk la pa përmendur edhe kritikët dhe ata që kanë reaguar me akuza ndaj kësaj lëvizjeje, duke thënë se ndjehen të kërcënuar me këtë model të ri.
“Pas tre ditësh është prezantimi zyrtar, fillojmë me takimin e parë në Rreshen në orë 17:00. Vazhdojmë me takime në Pogradec, kemi takime me diasporën. Ky është një rrugëtim serioz i vendosur dhe nuk ka më kthim pas”, tha ai. Lëvizja do të jetë e organizuar nga Departamenteve të fushave të ndryshme. Do të ketë propozime konkrete, do të jetë një paketë e plotë. Nga dita e hënë do të ndryshojë debati publik në Shqipëri. Nuk i kam hyrë kësaj rrugë për të menduar të keqen do të ketë qasjen e re karshi debatit publik. Debat me prova. Po i hy kësaj rrugë për të krijuar model të ri të të angazhuarit në jetën publike. Kjo do të jetë rrugë e vlerave, pra do të ketë një standard të ri të debatit. Unë do të shkoj tek qytetarët. E kam marrë këtë rrugë tani, moshën e kam në favor. Baltës nuk do t’i kthehem me baltë. Nuk jam në këtë rrugë për të replikuar modelin e të keqes dhe kush do të paguhet me para krimi e ka të kotë nuk ka më kthim pas. Do të vendosim një model të ri në këtë republikë. Nëse nuk do të na sulmonin do të thotë se nuk kemi bërë asgjë. Fakti që na sulmojnë do të thotë se i kemi trazuar ujërat. Jemi duke i kërcënuar me modelin tonë”, tha ai.
adriatik lapaj
Politike
15 Shtator 2023, 20:09
I.A
Bashkia Kavaje
KAVAJË- Bashkia e Kavajës ka kryer sot një pagesë për inceneratorin e Tiranës. Mësohet se kryebashkiaku i...
Politike
15 Shtator 2023, 19:53
I.A
Erion Veliaj
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit Bashkiak, ka deklaruar s...
Politike
15 Shtator 2023, 17:38
I.A
Keshilli Bashkiak
TIRANË- Këshilli Bashkiak në Tiranë ka nisur me debate ditën e sotme. Këshilltarët Bashkiak t&eum...
Politike
15 Shtator 2023, 14:14
A.B
Gazment Bardhi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i ka dërguar një kërkesë Kryetares së Kuvendit. Si...
Politike
15 Shtator 2023, 12:46
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike t...
Politike
15 Shtator 2023, 12:44
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Gjatë konferencës për shtyp, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha denoncoi sërish skandalin...
Politike
15 Shtator 2023, 12:40
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se protestat e opozitës do të nisin shum&...
Politike
15 Shtator 2023, 12:30
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha komentoi arrestimin e Amant Josifit. Gjatë konferencës së pë...
Politike
15 Shtator 2023, 12:13
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar kreun e bashkisë së kryeqytetit Erion Veliaj se do t&e...
Politike
15 Shtator 2023, 12:05
r.ll
Saimir Korreshi
TIRANË- Ditën e djeshme në seancën plenare u zhvillua një debat i ashpër mes deputetit Gazment Bardhi dhe kry...