LIVE UPDATES
Politike

Tropoja, socialistët hyjnë në garë për herë të parë nga pozicioni i pushtetit

Bashkia e Tropojës në veri të Shqipërisë është një zonë e njohur tradicionalisht si bazë e së djathtës. Në fakt socialistët e kanë qeverisur krahinën vetëm një herë, pas zgjedhjeve njëpartiake të vitit 2019. Në garë janë dy politikanë të zonës, të cilët janë përplasur edhe më parë.

19 Prill 2023, 12:47 Nga k.m.
Tropoja, socialistët hyjnë në garë për herë
Bashkia Tropojë

Të 22 mijë votuesit e regjistruar në Bashkinë Tropojë pritet të zgjedhin kryetarin e ri të bashkisë mes kryetarit aktual Rexhë Byberi, i cili kandidon për Partinë Socialiste dhe ish-kryetarit të bashkisë Besnik Dushaj. Gara mes të dyve është e përsëritur dhe origjina politike e kandidatëve është e ngjashme.

Rexhë Byberi ka qenë kryetar komune i Margegajt, një nga njësitë administrative të Tropojës, nga viti 2000 deri në vitin 2015. Ai sot kandidon për Partinë Socialiste, por në atë kohë ishte kryetar komune për Partinë Demokratike dhe arrinte të fitonte zgjedhjet duke marrë 80% të votave. Kundërshtari i tij, Besnik Dushaj, ka qenë kryetar i komunës Fierzë. Në zgjedhjet e vitit 2007, ai mposhti kundërshtarin socialist duke marrë 72% të votave.

Të dy garuan përballë njëri-tjetrit në zgjedhjet e vitit 2015. Socialistët, në aleancë me Lëvizjen Socialiste për Integrim, morën Byberin për kandidat të vetin, ndërsa me gjithë peshën e pushtetit, e humbën garën përballë Dushajt, i cili fitoi me 51% të votave.

Byberi pati shansin të garojë me sukses për socialistët në zgjedhjet e vitit 2019, kur ishte kandidati i vetëm në garë. Ai mori 3500 vota, pak më shumë se sa kishin marrë socialistët në zgjedhjet e vitit 2011 dhe më pak se sa koalicioni PS+LSI në zgjedhjet e vitit 2015. Edhe zgjedhjet e vitit 2021 tregojnë se për socialistët mund të jetë mision i pamundur të mbajnë pozicionin e kryetarit të bashkisë në Tropojë. Në nivel bashkie, demokratët fituan në zgjedhjet parlamentare 2021 me 66% të votave ndërsa socialistët kishin vetëm 32%.

Gara për Tropojën nga ana tjetër është shumë më e ngjeshur për postet e anëtarëve të Këshillit Bashkiak. Në mënyrë të pazakontë, njëzet e katër parti kanë paraqitur lista me 534 kandidatë, ose një kandidat për çdo 42 votues. Këshilli i Bashkisë ka 21 anëtarë. Bashkia Tropojë ka rreth 320 të punësuar. Tropoja është një bashki me shtrirje të gjerë gjeografike, ajo ka 1057 kilometra katrore të ndara në tetë njësi administrative të cilat janë: Bajram Curri, Fierza, Lekbibaj, Margegaj, Llugaj, Bujan, Bytyçi dhe Tropojë.

Një seri luginash mes malesh të larta, Tropoja ka tërhequr historikisht turistë vendës dhe të huaj, nga Edith Durham te Rose Ëilder Lane në kohërat e vjetra, ndërsa në kohërat e reja, të huaj të tjerë janë magjepsur dhe kanë zgjedhur të zënë rrënjë mes këtyre maleve, si Catherine Bohne.

Turizmi malor ka krijuar mirëqenie për një pjesë të popullsisë, veçanërisht në luginën e Valbonës, por njëkohësisht ka sjellë edhe rrezikun e betonizimit ndërkohë që popullsia e re emigron./BIRN

tropoje zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet