Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Njohësit e çështjeve politike shprehin mendime të ndryshme sa i përket nivelit të përfshirjes së tij edhe në dialogun Kosovë- Serbi.
SHBA- Ish-përfaqësuesi i presidentit Donald Trump për dialogun dhe ish-ambasador i SHBA-së në Gjermani, Richard Grenell, është emëruar përfaqësues presidencial për misione të posaçme ndërkombëtare.
“Ric do të punojë për disa nga pikat më të nxehta në botë, përfshirë Venezuelën dhe Korenë e Veriut”, shkroi Trump në platformën e tij të mediave sociale, Truth Social, pa dhënë më tej sqarime për përgjegjësitë e këtij pozicioni. Grenell ka thënë se për të është nder i madh që i është besuar ky post. Por një burim nga ekipi i transicionit i Trumpit tha për agjencinë Reuters se Grenell do të fokusohet gjithashtu te tensionet në Ballkan.
Njohësit e çështjeve politike shprehin mendime të ndryshme sa i përket nivelit të përfshirjes së tij edhe në dialogun Kosovë- Serbi.
“Sa i përket dialogut mes Kosovës dhe Serbisë mendoj se nuk është pyetja se a do të përfshihet, por kur do të përfshihet, sepse për shkak të përvojës së tij nga mandati i kaluar mendoj se domosdoshmërisht që do të përfshihet, por orientimisht mendoj që do të jetë pas përfundimit të dy krizave globale: luftës në Gaza dhe asaj në Ukrainë – ku edhe fokusi amerikan do të mund të rikthehej drejt dialogut mes Kosovës dhe Serbisë”, – ka deklaruar Artan Muhaxhiri.
Ndërsa Albinot Maloku ka deklaruar se Grenellin e sheh më të angazhuar në vatrat e luftës.
“Më shumë e shoh të angazhuar në ato pikat e nxehta, në vatra të nxehta të luftës sesa në Ballkan. Gjithsesi se do ta japë kontributin e tij nisur nga përvoja e tij në Ballkan, mirëpo nuk e shoh që do ta ketë angazhimin thelbësor në çështjet e Ballkanit duke i parë të gjitha këto vatra të nxehta lufte që janë duke ndodhur nëpër botë”, ka deklaruar Maloku.
E në rast të përfshirjes së tij të madhe në dialog, ata presin që ai ta reflektojë disponimin e administratës Trump.
“Nuk prezanton ambasadori Grenell kërcënim të pozicionit të Kosovës në raport me Shtetet e Bashkuar të Amerikës, që është interesi ynë thelbësor, mirëpo do të jetë punonjës me eksperiencën e tij në administratën e re amerikane që angazhimin e tij do ta ketë për detyrë ta kryejë në vatrat e nxehta. Gjithsesi, këshillat e tij për Ballkanin Perëndimor do të jenë të mirëseardhura, politika e presidentit Trump do të jetë ajo me ndryshime gjithsesi – jo krejtësisht siç ka qenë dhe unë nuk e shoh në asnjë mënyrë kërcënim në mes të raporteve të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës çfarëdo pozicioni, e lëre më këtë pozicion që republika e Kosovës, për Ballkanin nuk do ta ketë vendin kryesor”, ka theksuar ai, derisa Muhaxhiri u shpreh se administrata Trump “s’i pranojnpërgjigjet negative”.
“Gjithsesi që përfshirja e tij do të jetë në frymën e administratës Trump, pra një administratë e cila nuk i pranon përgjigjet negative, e cila kërkon një bashkëpunim, që mund të ketë shpërblime të mëdha, por edhe dëme të mëdha, pra e cila nuk ka një mes – është një administratë e cila ka një qasje krejtësisht ndryshe nga ajo e kaluara… Përfshirja e Grenellit në dialog do të kërkojë shumë më tepër efikasitet, pra nuk do të lejojë biseda të pafundme, nuk do të lejojë zvarritje të procesit, siç ka ndodhur gjatë administratës Biden, pra do të kërkojë një shpejtësi, një vendimmarrdhje dhe ato palë të cilat do ta pranojnë këtë qasje do të përfitojnë shumë, ndërsa palët të cilat do ta refuzojnë do të përballen me pasoja shumë të mëdha. Pra, nuk do të ketë hapësirë për manovrime tipike siç kanë ndodhur deri me tani”, ka thënë ai.
Qeveria “Kurti” 1 u rrëzua në kohën kur Grenell ishte përfaqësues i presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi. E kryeministri Albin Kurti e akuzoi Grenellin se ndikoi tek LDK-ja për të dalë nga koalicioni. Administrata amerikane në kohën e Trumpit synonte arritjen e një marrëveshjeje të shpejtë kundër së cilës ishte kryeministri Albin Kurti. Në Shtëpinë e Bardhë u nënshkrua Marrëveshja e Washingtonit që e kishte në bosht bashkëpunimin ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo marrëveshje nuk është përmendur shumë pas hapjes së Ambasadës së Kosovës në Izrael./ Marre nga Koha.net
Meloni ITALI- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka mbajtur ditën e sotme fjalën e saj në një event me partinë e saj, "V&e...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kujtuar sot liberalizimin e vizave për shqiptarët,...
foto ilustruese BRUKSEL- Këshilli i Bashkimit Evropian do të mund të deklarojë javën që vjen se do t’i heqë gradua...
millan radoiçiç KOSOVË- Për Kosovën, ish-politikani serb, Millan Radoiçiç, mbetet thelbi i problemeve të si...
pamje nga takimi BRUKSEL- Deputetet e PD, Albana Vokshi dhe Elda Hoti, zhvilluan takime me shqiptarë në Antwerp dhe Bruksel të Belgjikë...
ervin salianji FIER- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka shkruar një letër nga qelia e burgut në Fier, ku shprehet s...
foto ilustruese ITALI- Operacioni ‘BASSO PROFILO’, zbardhi aferat korruptive mes mafias kalabreze e pushtetit në Shqipëri. Gjykata e ...
ilir meta TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dhënë një mesazh nga burgu për drejtuesit, anëta...
sali berisha TIRANË- Kryetari Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar për kritikat, lidhur me publikimin e fotos ku shihet kryeprokuror...
ina zhupa TIRANË- Deputetja e PD Ina Zhupa, ka analizuar opinionin e Komisionit të Venecias në lidhje me mandatin e deputetes, Olta Xha&cced...