LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Kriza energjitike, Von der Leyen: BE, 80 mln euro për të lehtësuar 'barrën'. Rama: Mbulon 1/6 e nevojave tona!

• Shqipëria ka marrë 80 milionë euro grante nga Bashkimi Europian për të përballuar krizën energjitike. • Sot në Tiranë ka mbërritur presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e cila ka deklaruar se përveç granteve, një tjetër shumë prej 500 mln eurosh do të investohet në rajonin e Ballkanit Perëndimor për investime në infrastrukturën e energjisë. • Një shifër e tillë, për kryeministrin Edi Rama nuk është pak, duke thënë se mbulon 1/6 e nevojave të Shqipërisë. • Po ashtu, të dy diskutuan edhe lidhur me takimin e 6 dhjetorit që do të zhvillohet në Tiranë, ku Von der Leyen zgjodhi që të jepte disa detaje për temat që do të diskutoheshin, duke përmendur luftën por edhe krizën. • Ndër të tjera u përmend edhe projekti që lidhet me hekurudhën Tiranë-Durrës, që sipas Ramës do të jetë gati brenda pranverës së vitit 2024, ashtu si dhe hekurudha Tiranë-Rinas-Durrës. • Në Durrës shkoi dhe vetë ajo për inspektime. • Ndërsa nuk ‘harroi’ pa kaluar edhe për vizitë nga zyra e presidentit Bajram Begaj. • Po ashtu, presidentja e KE do të vizitojë Bosnje Hercegovinën dhe Malin e Zi. Të shtunën do të mbyllë vizitën e saj në Serbi. • Një ditë më parë, Von der Leyen, i ka dhënë mbështetje Maqedonisë së Veriut në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. • Vizita e presidentit të KE-së në rajon vjen dy javë pasi u publikuan raportet e progresit të të gjashtë vendeve, në të cilat u dha një vlerësim i detajuar dhe udhëzime të qarta që u mundësojnë vendeve të Ballkanit Perëndimor të kuptojnë se ku duhet të përshpejtohen reformat.

7 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

S'rri dot! Rama kunja me gazetarët: E keni kaluar rrezikun ndaj e keni humbur dashurinë për Shqipërinë

Kriza energjitike, Von der Leyen: BE, 80 mln euro për të
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk ka harruar pa shkëmbyer kunja me gazetarët e pranishëm në konferencën për shtyp para presidentes së Këshillit Europian, Ursula von der Leyen. Në fund të fjalës së tij, teksa po flinin për Samitin që do të mbahet në Shqipëri më 6 dhjetor, Rama tha se do të vinin edhe gazetarë të huaj por me një mendim të keq. Që Shqipëria është një vend i rrezikshëm. 

"Bashkë me të gjithë delegacionet do të vijnë edhe shumë gazetarë që i përkasin kategorisë që merren me politikë. Kanë menduar se Shqipëria është vend i rrezikshëm. Do të vijnë dhe do ikim me të njëjtën mendje që ikin të gjithë se Shqipëria ka vetëm një rrezik. Të bën të dashurohesh me të. Po ju e keni kaluar rrezikun ndaj e keni humbur dashurinë për të,"-tha Rama.

3 VITE ME PARE

Ç'pritet nga samiti e 6 dhjetorit? Rama: Të vijnë njëherë të gjitha ata liderat e Europës këtu

Kriza energjitike, Von der Leyen: BE, 80 mln euro për të
Ursula Von der Leyen dhe Edi Rama

TIRANË- Pas takimit, presidentja e Këshillit të Europës, Ursula Von der Leyen dhe kryeministri Edi Rama u pyetën në konferencën për shtyp lidhur me pritshmëritë që kishin për mbajtjen e samitit të Bashkimit Europina me Ballkanin Perëndimor. Pas pyetjes, fjalën e mori Rama e tha që e vetmja gjë që priste ishte mbledhja bashkë në Shqipëri e të gjithë liderëve të Europës. Ndërsa Von der Leyen përmendi dhe temat, për të cilat do të diskutohet, si lufta në Ukrainë apo dhe kriza energjitike. 

PJESË NGA KONFERENCA:

Të përmendet samitin e 6 dhjetorit, cilat janë pritshmëritë?

Rama: Pritshmëria ime është që të vijnë njëherë të gjithë këtu dhe të zbresin në Tiranë. Të gjithë këta liderat e Europës, se të Ballkanit kanë ardhur. Do të diskutojmë për Ballkanin Perëndimor, të shohim ç'mund të bëhet vitin e ardhshëm deri në samitin tjetër. Është krijuar një sinergji pozitive, e pavarësisht se nuk kemi në BE, atë E na e kanë kuptuar mirë. Këta kanë edhe një B përbara, por E jemi të dy. Fatet në gjërat e mëdha i kemi të përbashkëta, në këtë aspekt kemi bërë avancime historike në raportin mes Shqipërisë dhe BE. Historike!

UVDL: Do të diskutojmë situatën gjeopolitike, në qendër do të jetë lufta Rusi-Ukrainë. Do të qëndrojmë në krah të Ukrainës. Do të kemi dhe tema të tjera si psh. infrastruktura. Po iu dëgjoja me kujdes zoti kryeministër. KE e ka bërë të mundur që edhe shtetet anëtare të merren me fitimet e këtyre kompanive. Kemi marrë një pjesë të fitimeve për mbështetje. Është pasqyrë e asaj që është bërë. Një gjë që prej të diskutoj është mikpritja e Shqipërisë. Jam e sigurtë që do të jetë e mrekullueshme.

3 VITE ME PARE

Kriza energjitike, Von der Leyen: Rusia nuk furnizon më gaz. Rama: Familjet paguajnë të njëjtin çmim si më parë

Kriza energjitike, Von der Leyen: BE, 80 mln euro për të
Von der leyen

TIRANË- Kryetarja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen në konferencën për mediat me kryeministrin Rama, foli edhe për krizën energjitike. Ajo tha se Rusia nuk po furnizon më me gaz dhe kjo gjë ka shkaktuar krizën e krijuar.

Përgjigja ndaj krizës energjike që është shtysa kryesore për inflacionin por edhe për rritjen e cmimeve në produket dhe të gjitha efekteve të tjera që ju i shpjeguat, përgjigja duhet të jetë shumë më e gjerë sesa thjeshtë një mbështetje buxhetore. Gjatë 8 muajve të parë që prej fillimit të kësaj luftë të tmerrshme Rusia ka hequr qëllimisht 2/3 të furnizimit të saj me gaz që është 100 miliardë metër kub gaz dhe kjo ka sjellë efektin përkatës jo vetëm te gazi që është rritur tashmë në tregun glodal ndërkombëtar”, tha Von der Leyen.

I pyetur nga gazetarët se a do tërhiqet rritja e çmimit të energjisë me 42 lekë, mbi fashën 800 kW/h pas kontributit nga BE, Rama u përgjigj se vendosja e fashës ka një tavan të cmimeve për të cilat sipas tij familjeve mund t’u përmbushen nevojat bazike.

Është vendosja e një tavani nën të cilin cdo familje mund të kruyejë të gjithë nevojat bazike, pa pasur nevojë për më shumë. Dhe në mbi 1 milionë konsumator abonentë familjarë janë maksimumi 60 mijë familje që konstatohen se dalin mbi këtë tavan në kulimn e kohës për ngrohje80 milionë euro nuk janë pak janë një shifër e konsiderueshme ndërkohë që për tiu përgjigjur pyetjes sa pjesë e të tërë nevojës janë që ne të vazhdojmë të mbrojmë cmimin e familjeve dhe të konsumetarove janë 1/6. Nëse i referohemi këtij vtiti na është dashur në total 460 milionë euro një shumë e kombinuar midis buxhetit të shtetit dhe operatorit të prodhimit të enerjgisë. Shumë marramendëse që ka ndryshuar inflacionin. Inflacioni nuk është anjsherë i ulët në kohë lufte sepse e ka sjellë lufta as qeveria as BE. Kemi një mburojë financiare për cmimine e energjisë. Nëse do të kishim relativizuar këtë mburojë qoftë dhe pak ta kishim prekur cmimin e energjisë dhe ta ksihim afruar te bizznesi i vogël do kisht e ndikuar të të gjithat familjet. Nuk ka një energji elektrike të ndryshuar, përkundrazi ka të njejtin cmim që paguante përpara krizës së cmimit të energjisë”, tha Rama. / Dosja.al 

 

3 VITE ME PARE

Rama: Në pranverën e 2024 përfundon aksi hekurudhor Tiranë-Durrës dhe Rinas-Tiranë

Kriza energjitike, Von der Leyen: BE, 80 mln euro për të
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se aksi hekurudhor Tiranë-Durrës dhe Rinas-Tiranë do të përfundoj në pranverën e vitit 2024. Gjatë një konferencë për mediat së bashku me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, Rama tha se projekti është vonuar për shkak të burokracisë së Bankës Evropianë për Rindërtim dhe Zhvillim.

“Ne jemi të vetëdijshëm që fal jush kemi pasur një mbështetje më të madhe seç do ta kishim për tërmetin. Ashtu siç jemi të vetëdijshëm se në këtë situatë falë qasjes së Komisionit dhe falë qasjes suaj personalisht përsëri ne nuk jemi vetëm. Dua ta falenderoj presidenten për këtë ndalesë në Tiranë. Kemi qenë së bashku për të parë punimet e hekurudhës së re, e cila jo për shkak të burokracisë së Komisionit, por për shkak të burokracisë të Bankës Evropianë për Rindërtim dhe Zhvillim projekti është vonuar, por jemi në kushtet kur në pranverën e vitit 2024 do të kemi aksin hekurudhor Tiranë-Durrës dhe Rinas-Tiranë," tha Rama.

3 VITE ME PARE

Von der Leyen: Do japim 500 mln euro mbështetje për Ballkanin Perëndimor

Kriza energjitike, Von der Leyen: BE, 80 mln euro për të
Ursula von der Layen

TIRANË- Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen ka deklaruar se BE ka një paketë mbështetje për Ballkanin Perëndimor. Gjatë konferencës për mediat së bashku me kryeministrin Edi Rama, Von der Leyen tha se si paketë mbështetje të menjëhereshme për Ballkanin Perëndimor do të japin 80 milion euro ndërsa pas muajit janar do të japin 500 milion euro si mbështetje për energjinë elektrike. Po ashtu Von der Leyen tha se BE do të investojë në impantin lundrues diellor në Vaun e Dejës si dhe në modernizimin e hidrocentralit të Fierzës.

"Ju gjithashtu keni miratuar masa të reja për përfshirjen e shoqërisë. Ekonomia pas pandemisë ka shënuar rritje. Rusia po shkel rendin ndërkombëtar dhe të drejtën ndërkombëtare. Shqipëria nuk ka varësi ndaj gazit rus. Ne kemi vendosur që e vetmja përgjigje që mund të japim është uniteti i solidaritetit, solidaritet edhe për Shqipërinë, ne jemi pjesë dhe po propozojmë një paketë mbështetëse për Ballkanin dhe Evropën, mbështetje e drejtpërdrejtë buxhetore, do të jenë 80 mln euro në grante, ju keni një sistem që funksionon për të ndihmuar familjet dhe bizneset, pjesa e dytë ka të bëj jo me mbështetjen e menjëhershme por pas janarit, për sistemin e energjisë 500 mln euro në grante për të investuar në strukturën energjetike. Unë e pashë fillimin e linjës hekurudhore, por është e rëndësishme të investojmë në energjinë e rinovueshme, investimi do të jetë në impiantin lundrues diellor, në Vaun e Dejës, modernizimin e hidrocentralit të Fierzës dhe u habita që prodhon ¼ e energjisë elektrike në vend dhe rinovimin. Kjo po tregon orientimin e asaj që po ecim. Shqipëria mund të jetë krenare për arritjet e saj, nga fjalët dhe veprat keni treguar jo vetëm largpamësi, por edhe rezistencë, ndaj jeni drejt rrugës së BE, do të kemi samitin e Ballkanit Perëndimor në Tiranë ku do të shihemi sërish”, tha Von der Layen.

FJALIMI I PLOTË:

Faleminderit shumë i nderuar kryeministër, i dashur Edi,

Është shumë mirë të kthehem këtu në Tiranë. Kaq shumë ka ndodhur që nga vizita ime e fundit. Është vetëm një vit më parë, mendoj se kam ardhur herën e fundit në Tiranë. Në korrik nisët negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian. Dhe isha shumë i lumtur që isha me ju në këtë moment historik. Ishte një moment prekës, një moment shumë i veçantë. Por më lejoni të përsëris atë që thashë në atë kohë: Është suksesi juaj. Është rezultat i një pune shumëvjeçare të bërë nga Shqipëria dhe populli shqiptar. Edhe vite durim. E mbaj mend mirë, sigurisht. Ju keni mbajtur një fokus shumë të fortë në rrugën evropiane, në procesin. Prandaj, kjo tani po shpërblehet me negociatat e anëtarësimit. Ju keni treguar vazhdimisht përkushtimin tuaj ndaj vlerave të Bashkimit Evropian. Ju jeni plotësisht në përputhje me përgjigjen e Bashkimit Evropian ndaj Rusisë' s lufta brutale e agresionit. Duhet të them se është shembullore se si Shqipëria ka mbrojtur në mënyrë aktive rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Unë me të vërtetë ju falënderoj për këtë angazhim të qartë. Kjo ju nderon. Kjo tregon vazhdimisht se ne jemi një komunitet vlerash të përbashkëta.

Shqipëria tani po ecën me vendosmëri përpara në rrugën e saj të Bashkimit Evropian. Procesi i shqyrtimit që ka nisur është në rrugën e duhur. Raporti i fundit i zgjerimit i publikuar së fundmi tregon të gjithë progresin që po bën Shqipëria. Ju jeni duke forcuar shtetin e së drejtës, me reforma të rëndësishme të sistemit tuaj gjyqësor, për të cilat në fakt keni arritur të ndërtoni një konsensus ndërpartiak dhe ju falënderoj shumë për këtë. Sepse ne e dimë nga përvoja se ky është një parakusht, por nuk është e lehtë, duhet shumë forcë për ta bërë këtë. Dhe kjo është mënyra e duhur për të ecur përpara. Ju keni miratuar masa të reja për të garantuar barazi dhe përfshirje në shoqërinë tuaj. Ekonomia juaj është rikthyer e fortë pas COVID. Këto janë të gjitha arritje shumë të prekshme dhe shumë të dukshme. Dhe këto janë arritje në një kohë shumë sfiduese. E kam fjalën sigurisht për luftën agresioni të Rusisë kundër Ukrainës, mizorinë dhe shkatërrimin e tmerrshëm që po i sjell popullit ukrainas. Rusia po shkel ligjin ndërkombëtar dhe po nuk respekton Kartën e OKB-së. Dhe ne gjithashtu shohim dhe ndjejmë se Rusia po përdor energjinë si armë dhe me këtë po manipulon tregun. Dhe sigurisht, ne të gjithë i ndjejmë efektet e dëmshme të rritjes së çmimeve të energjisë dhe sigurisë së paqëndrueshme të furnizimit me energji. Fatmirësisht, siç keni thënë, Shqipëria është plotësisht e pavarur nga gazi rus, për shkak të sistemit tuaj hidroenergjetik. Por sigurisht, energjia elektrike që vjen në Shqipëri ndikohet nga trazirat që shohim në tregun e energjisë – çmimet në rritje. Dhe kështu, po ndikon edhe në vendin tuaj; po prek edhe Shqipërinë. Në Bashkimin Evropian, ne kemi vendosur që e vetmja përgjigje e mundshme është uniteti dhe solidariteti. Duke qenë se jemi bashkë në këtë, përgjigja bashkë me Shqipërinë është uniteti dhe solidariteti.

Ne jemi tashmë në një Union të Energjisë. Ne po paraqesim tani një paketë të mbështetjes energjetike për Ballkanin Perëndimor. Të njëjtën gjë po bëjmë edhe në Bashkimin Evropian. Ai përfshin, para së gjithash, mbështetje direkte buxhetore për të adresuar ndikimin e çmimeve të larta të energjisë që ka tek familjet dhe bizneset siç e thatë ju. Do të ketë 80 milionë euro grante. Dhe nëse e kuptova mirë, ju keni një sistem që është i mirë për të mbështetur familjet dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në këtë kohë të vështirë. Pjesa e dytë nuk po shikon mbështetjen e menjëhershme që do të jetë e aksesueshme nga janari e tutje. Por pjesa e dytë shikon në periudhën afatmesme dhe afatgjatë – mbështetjen për sistemin energjetik: Këtu po flasim për 500 milionë euro grante për të investuar në infrastrukturën energjetike për të gjithë rajonin. Ai do të kanalizohet përmes Planit Ekonomik dhe Investimeve për Ballkanin Perëndimor. Dhe tashmë është në punë këtu. Vërtet pashë fillimin e hekurudhës që po ndërtohet. Por për mua është gjithashtu shumë e rëndësishme që ne të investojmë në energjinë e rinovueshme. Sepse energjia e rinovueshme prodhohet në shtëpi; na jep pavarësinë; krijon vende të mira pune këtu në rajon; dhe është e mirë për klimën. Investimi do të shkojë në termocentralin diellor lundrues në Vaun e Dejës. Modernizimi i hidrocentralit të Fierzës. U habita kur pashë që prodhon një të katërtën e prodhimit të përgjithshëm të energjisë elektrike dhe gjithashtu pashë për shembull rinovimin energjetik të kampusit të Universitetit të Tiranës. Këta janë vetëm disa shembuj. Por ata tregojnë drejtimin e udhëtimit. Pashë fillimin e hekurudhës që po ndërtohet. Por për mua është gjithashtu shumë e rëndësishme që ne të investojmë në energjinë e rinovueshme. Sepse energjia e rinovueshme prodhohet në shtëpi; na jep pavarësinë; krijon vende të mira pune këtu në rajon; dhe është e mirë për klimën. Investimi do të shkojë në termocentralin diellor lundrues në Vaun e Dejës. Modernizimi i hidrocentralit të Fierzës. U habita kur pashë që prodhon një të katërtën e prodhimit të përgjithshëm të energjisë elektrike dhe gjithashtu pashë për shembull rinovimin energjetik të kampusit të Universitetit të Tiranës. Këta janë vetëm disa shembuj. Por ata tregojnë drejtimin e udhëtimit. Pashë fillimin e hekurudhës që po ndërtohet. Por për mua është gjithashtu shumë e rëndësishme që ne të investojmë në energjinë e rinovueshme. Sepse energjia e rinovueshme prodhohet në shtëpi; na jep pavarësinë; krijon vende të mira pune këtu në rajon; dhe është e mirë për klimën. Investimi do të shkojë në termocentralin diellor lundrues në Vaun e Dejës. Modernizimi i hidrocentralit të Fierzës. U habita kur pashë që prodhon një të katërtën e prodhimit të përgjithshëm të energjisë elektrike dhe gjithashtu pashë për shembull rinovimin energjetik të kampusit të Universitetit të Tiranës. Këta janë vetëm disa shembuj. Por ata tregojnë drejtimin e udhëtimit. krijon vende të mira pune këtu në rajon; dhe është e mirë për klimën. Investimi do të shkojë në termocentralin diellor lundrues në Vaun e Dejës. Modernizimi i hidrocentralit të Fierzës. U habita kur pashë që prodhon një të katërtën e prodhimit të përgjithshëm të energjisë elektrike dhe gjithashtu pashë për shembull rinovimin energjetik të kampusit të Universitetit të Tiranës. Këta janë vetëm disa shembuj. Por ata tregojnë drejtimin e udhëtimit. krijon vende të mira pune këtu në rajon; dhe është e mirë për klimën. Investimi do të shkojë në termocentralin diellor lundrues në Vaun e Dejës. Modernizimi i hidrocentralit të Fierzës. U habita kur pashë që prodhon një të katërtën e prodhimit të përgjithshëm të energjisë elektrike dhe gjithashtu pashë për shembull rinovimin energjetik të kampusit të Universitetit të Tiranës. Këta janë vetëm disa shembuj. Por ata tregojnë drejtimin e udhëtimit.

I nderuar Kryeministër, i dashur Edi, mendoj se edhe një herë Shqipëria mund të krenohet me arritjet e saj. Sepse vërtet, nga fjalët e tua, por më shumë nga veprat e tua, dëshmon se populli yt ka treguar jo vetëm vizion, por edhe qëndrueshmëri. Jeni në rrugën e duhur drejt Bashkimit Evropian. Prandaj, edhe nga ana ime: Urime për faktin që më 6 dhjetor do të takohemi sërish, këtu në Tiranë, me Këshillin Evropian dhe do të kemi Samitin e Ballkanit Perëndimor këtu në Tiranë. Do të jetë një takim shumë i rëndësishëm. Unë jam duke pritur shumë për këtë. Dhe shumë faleminderit përsëri për mikpritjen sot.

3 VITE ME PARE

Rama me Von der Leyen: Folëm për samitin e Ballkanit Perëndimor, e informova për masat e marra për energjinë

Kriza energjitike, Von der Leyen: BE, 80 mln euro për të
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se me Presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen ka biseduar në lidhje me masat e marra për energjinë elektrike si dhe për samitin e Ballkanit Perëndimor që do të mbahet në Tiranë. Gjatë konferencës së përbashkët për mediat, Rama theksoi se fillimisht Tirana u bë skena e një ngjarje europiane në futboll, ndërsa tani po bëhet skena e një ngjarje politike.

"Nga ana tjetër sigurisht që takimi i sotëm ka një vlerë të veçantë, për shkak se presidentja na ka informuar për gjithë situatën financiare ku bombat dhe plagët i ka në Ukrainë, por pasojat e së cilës i ka në të gjithë Evopën, në çmimet për energjinë elektrike dhe inflacionin. E informova preisdenten për punën që po bëjmë në mënyrë që të mos e rëndojmë konsumatorët me rritjen e çmimit të energjisë. Po ashtu folëm për samitin e Ballkanit Perëndimor në 6 dhjetor. Tirana u bë skena e një finale europiane në futboll, dhe tani bëhet skena për një ngjarje politike. Në zgjedhjet e mundshme ka bërë avokatinë e Tiranës," tha Rama.

3 VITE ME PARE

Presidentja e KE-së mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga Rama

Kriza energjitike, Von der Leyen: BE, 80 mln euro për të

TIRANË- Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen ka mbërritur në Tiranë. Ajo u prit në aeroportin "Nënë Tereza" nga kryeministri Edi Rama. Von der Leyen nderoi himnin kombëtar në një ceremoni zyrtare pritjeje ndërkohë që shtrëngoi duart me kryeministrin Rama. 

Kriza energjitike, Von der Leyen: BE, 80 mln euro për të
Ursula Von der Leyen dhe Edi Rama

AXHENDA:

Programi i vizitës së Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian në Tiranë, 27 Tetor 2022

14.30 – Ceremonia e mikpritjes në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”
15.45 – Takim bilateral mes dy delegacioneve në Kryeministri
16.30 – Konferencë për shtyp mes Kryeministrit Edi Rama dhe Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian në sallën COD, Kryeministri.
17:20 - Takim me presidentin Bajram Begaj 

Ndërkohë pak minuta më parë teksa priste presidenten e Komisionit Europian në aeroport kryeministri Rama nuk i ka kursyer batutat. Me anë të një postimi në Facebook ai "pyet" Von der Leyen nëse do të vijë apo jo.

"Ursula po vjen apo jo?", shkruan Rama.

Presidentja e Komisionit Europian po zhvillon një tour në Rajon. Gjatë paraditës së sotme ajo ishte në Kosovë ku zhvilloi një takim me presdenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti. Ditën e nesërme ajo të udhëtojë drejtë Bosnjës dhe Hercegovinës.

ursula von der leyen ne tirane ursula von der leyen

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje