21 Maj 2023, 16:02
Nga k.m.
Erion Braçe
TIRANË- Erion Braçe, deputeti i Partisë Socialiste ka bërë një thirrje sot. Me anë të një videomesazhi, deputeti ka vënë në pah abuzimet e tregtarëve me çmimet. Thirrja e tij ka qenë e thjeshtë, ulni çmimet, kjo sepse sipas tij, tashmë nuk ka asnjë justifikim dhe po ndikon në buxhetin e qytetarëve.
Ai flet për abuzim, e ndërsa shton se edhe rritja e pagave dhe pensioneve që qeveria ka bërë nuk “hyn në sy” për shkak të çmimeve shumë të larta.
"E dielë sot, njerëzit bëjnë shpenzimet e javës. Ej nuk ka logjikë më. Ulni çmimet, kur rriten çmimet iu referuat naftës dhe kursit të monedhës. Mos vazhdoni më me këtë praktikë që gërryen familjarët,"-tha ai.
POSTIMI I PLOTË:
Uuuulniiiiiii cmiiiiiimeeeeeet! Boooooooll rrooopet njerëzit! Kur një vit më parë rritët rrufeshëm çmimet e produkteve të fabrikuara e të importuara, thatë lufta, nafta, euro, dollari etj etj! Një vit më pas; Tregjet janë ekuilibruar nga efekti i menjëhershëm i luftës, boshllëku në treg krijuar prej saj, çmimi i naftës ka rënë në nivelin e para luftës, euro ka rënë gjithashtu, dollari edhe më shumë; Pra, çdo element që ndikonte në çmime ka pësuar rënie të fortë! Tregtarë, po ju pse nuk i ulni çmimet e produkteve të fabrikuara? Pseeeee? Po ju tregtarët e miellit e pastaj të bukës çfarë po bëni? Çmimi i grurit ka rënë, çmimi i misrit ka rënë, çmimi i thekrës ka rënë; po çmimi i bukës pse rri ai që ishte kur ju e ngritët? Kulmi. Po ju tregtarët e perimeve e frutave çfare po bëni? Në tregun e Lushnjës po i rripni bujqit prodhues të domates me çmimin banal 30 lekë; po ky çmimi në Tiranë 150 lekë çfarë është? Pesë here më shumë!!! A jeni në terezi?! Sado të rrisim rrogat e pensionet ne, këto çmime grabisin çdo rritje! Është grabitje e pastër mbi njerëz në nevojë me së shumti! Jepini fund!
erion brace
Politike
21 Maj 2023, 15:12
I.A
Sali Berisha
MAT- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka denoncuar një kërcënim që sipas tij i është bë...
Politike
21 Maj 2023, 12:59
k.m.
Arlind Qori
TIRANË- Kandidati i Lëvizjes Bashkë për Bashkinë e Tiranës, Arlind Qori ka komentuar ndryshe rezultatin e zgjedh...
Politike
21 Maj 2023, 12:52
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar sërish në mbledhjen e sotme rezultatin e zgjedhjeve të 14 Majit p&eu...
Politike
21 Maj 2023, 10:44
k.m.
Edi Rama dhe Alex Soros
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zbuluar se ka zhvilluar një takim pune me biznesmenin e njohur Alex Soros, djalin e mult...
Politike
21 Maj 2023, 10:18
k.m.
Anton Prekaj
ELBASAN- Kryetari i KZAZ-së nr. 47, Anton Prekaj, ka denoncuar ato që ai i cilëson si shkelje në procesin zgjedhor që...
Politike
21 Maj 2023, 09:48
k.m.
Foto ilustruese
Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, jo rrallëherë lavdërohen për suksesin që ka arritur vendi...
Politike
20 Maj 2023, 21:14
m.s
foto ilustruese
TIRANË- Partia Aleanca Demokratike i ka drejtuar KQZ një kërkesë ankimore për procesin zgjedhor të 14 Majit....
Politike
20 Maj 2023, 20:24
m.s
Ilirjan Celibashi
TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur certifikimin e zgjedhjeve të 14 majit. Pasditen e sotme miratoi rezultatin e zg...
Politike
20 Maj 2023, 18:17
m.s
foto ilustruese
TIRANË- Partia Lëvizja e Legalitetit kërkon rinumërim të votave në Kamëz, Tiranë e Dibër. Kjo...
Politike
20 Maj 2023, 17:24
F.M
Luiz Ejlli, Edi Rama dhe Benet Beci
TIRANË- Fenomenit Luiz Ejlli që iu dedikuan të gjitha mediat, rrjetet sociale, që bëri bashk&e...