Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Politike
VD/ E FORTË! Ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës braktisin sallën sa merr fjalën Rama
Ambasadorët Zingraf dhe Barsacq kanë qëndruar të ulur në reshtin e parë duke dëgjuar fjalën e ministres së Financave Delina Ibrahimi, dhe zv.kryeministrin Arben Ahmetaj, por janë larguar menjëherë sapo fjalën e ka marrë kryeministri Rama.
15 Korrik 2022, 13:38Nga e.k
Ambasadori i Gjermanisë, Peter Zingraf, dhe ambasadorja e Francës Elizabet Barsacq
TIRANË-Një incident ka ndodhur në dëgjesen për ligjin e amnistisë fiskale. Në momentin që kryeministri ka marrë fjalën ambasadori i Gjermanisë, Peter Zingraf, dhe ambasadorja e Francës Elizabet Barsacq kanë braktisur sallë.
Ambasadorët Zingraf dhe Barsacq kanë qëndruar të ulur në reshtin e parë duke dëgjuar fjalën e ministres së Financave Delina Ibrahimi, dhe zv.kryeministrin Arben Ahmetaj, por janë larguar menjëherë sapo fjalën e ka marrë kryeministri Edi Rama. Të dy janë çuar njëkohërisht nga karrigia e tyre dhe janë larguar, gjest që edhe Rama e ka vënë re, duke e kaluar i vrenjtur. Por nuk bëri asnjë thirrje që të qëndronin.
Nuk bëhet e qartë se çfarë i ka mërzitur ambasadorët të cilët braktisën sallen por duket se kryeministri nuk e ka pritur mirë pasi gjatë fjalës së tij ka folur për “mungesë respekti” nga diplomatë të huaj që e trajtojnë Shqipërinë si “vend me bisht”.