LIVE UPDATES
Politike

"Veliaj duke mos pasur argumente mbrojtëse sulmon Dadon", Lala tregon "kurthin" e SPAK: Ja pse ftuan biznesmenin dhe vjehrrën e kryebashkiakut në të njëjtën kohë...

Lala deklaroi se Ajola Xoxa po bën kërkesa të panumërta për të rrëzuar sekuestrimet që SPAK ka kryer.

20 Shkurt 2025, 21:18 Nga r.ll
"Veliaj duke mos pasur argumente mbrojtëse sulmon Dadon", Lala
sula, lala, veliaj

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala, ka folur mbëmjen e sotme për dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe deklaratat e tij për prokurorit Ols Dado.

Gazetarja tha në emisionin "Të Paekspozuarit" se kryebashkiaku duke mos pasur asnjë argument, i ka mbetur si alternativë vetëm të sulmojë prokurorin e çështjes. 

"Veliaj pretendon se është linçuar dhe jemi marrë me të brendshmet e gruas së tij, kjo nuk është e vërtetë, ne kemi folur për dyshime për një skemë korrupsioni, që Veliaj ka firmosur tendera dhe leje ndërtimi për biznesmenët dhe ata kanë kaluar para ose favore nëpërmjet kompanive të Ajola Xoxës. Zoti Veliaj, duke mos patur asnjë argument me sa kuptoj, e vetmja alternativë që i ka mbetur është të kërcënojë dhe hedhë akuza ndaj prokurorit të çështjes, njërit prej tyre, sepse me Dumanin nuk e ka bërë.

Kjo është strategjia më e gabuar. Të gjithë ata që janë para drejtësisë dhe janë të dëshpëruar, nuk kanë argument për t’u mbrojtur, linçojnë gjyqtarët dhe prokurorët.  Veliaj kaloi nga “kolegët e mi” dhe thoshte SPAK të hetojë, sot ka kaluar në gjuhë linçuese dhe denigruese ndaj prokurorit. Nëse do të kishte Veliaj prova që kompromentojë Ols Dadon ti çonte në gjykatë, por i kanë mbetur vetëm fjalët “violinist i dështuar” e me rradhë", tha Lala. 

Lala deklaroi se Ajola Xoxa po bën kërkesa të panumërta për të rrëzuar sekuestrimet që SPAK ka kryer. Ajo shpjegoi edhe një moment interesant nga hetimi, ku biznesmeni Gentian Sula dhe vjehrra e Veliajt, Valbona Xoxa, janë ftuar në SPAK në të njëjtën kohë, por jo për t'u marrë në pyetje, por për të kuptuar prokurorët nëse ata njiheshin më parë. 

"Tani te provat, ka përpjekje të zonjës Xoxa, po bën kërkesa të panumërta për të rrëzuar të gjithë sekuestrimet që janë bërë. Po të shohësh në të gjithë kërkesat deri tani gjykata ka mbajtur qëndrimin që këto marrje provash kanë qenë të ligjshme. Prokuroria po ndjek strategji interesante. Ftoi biznesmenin Gentian Sula dhe Valbona Xoxën, vjehrrën e Veliaj, por nuk dhanë shpjegime. Prokurorët për të provuar nëse njiheshin, bënë një veprim hetimor, i vunë përballë njëri tjetrit. Prokurorët po ndjekin strategji. Pra ata hynë 4-5 minuta në diferencë nga njëri tjetri. Komunikova me mbrojtësit ligjore dhe pranuan se nuk ka patur marrje në pyetje. Prokuroria po shkon përtej.

Veliaj pretendon se vila u përket vjehrrit dhe vjehrrës. Veliaj thotë kam qenë në fushatë. E para, janë kqyrur pamjet filmike kur Veliaj është në fushatë dhe rezultojnë qeliza të ndryshme nga ato që pulsojnë te kompleksi. Janë parë pamjet filmike kur Veliaj është në fushatë, ai nuk ka qenë në praninë e bashkëshortes, ndërkohë telefonët në banesë pulsojnë njëherazi. Ka aq shumë detaje, sa janë prova të mjaftueshme, që këto janë të dhëna që kanë të bëjnë me faktin që cifti Veliaj-Xoxa e ka përfituar këtë vilë sepse ka favorizuar biznesmenin Gentian Sula", tha Lala. 

erion veliaj klodiana lala

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj