LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Edi Rama nuk ndryshon nga babai i tij, që 37 vite më parë firmosi varjen në litar të Havzi Nelës

erisha u shpreh se kryeministri Edi Rama në 12 vite të sundimit të tij zbatoi pikë për pikë platformën më antishqiptare të hartuar ndonjëherë, atë të Vaso Çubrilloviqit, të largimit të shqiptarëve nga Shqipëria.

20 Shkurt 2025, 19:26 Nga N.F
Berisha: Edi Rama nuk ndryshon nga babai i tij, që 37 vite më
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë në takimin përkujtimor të Lëvizjes Dhjetor ’90. Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se kryeministri Edi Rama në 12 vite të sundimit të tij zbatoi pikë për pikë platformën më antishqiptare të hartuar ndonjëherë, atë të Vaso Çubrilloviqit, të largimit të shqiptarëve nga Shqipëria.

Ai shtoi se Rama nuk ndyshon nga babai i tij që 37 vite më parë firmoste varjen në litar në shesh publik të Havzi Nelës. Berisha shtoi se Havzi Nela kishte mendime tjera nga skulptori xhelat, Kristaq Rama. Ai tha se në qoftë se, Enver Hoxha zgjodhi bunkerë dhe tunele në paranojën e tij, për të investuar 35% të buxhetit çdo vit, Edi Rama vodhi me minsitrat dhe zyrtarët e tij çdo vit jo më pak se 40% të buxhetit të shqiptarëve.

"Të dashur miq, sot ne jemi në një situatë, në një gjendje, në një diktaturë në disa aspekte më të egrën që ka njohur kombi. Sot, Edi Rama në 12 vite të sundimit të tij zbatoi pikë për pikë platformën më antishqiptare të hartuar ndonjëherë, atë të Vaso Çubrilloviqit, të largimit të shqiptarëve nga Shqipëria.

Sot, ai veçanërisht mandatin e fundit, shpalosi para shqiptarëve dhe botës një Shqipërie pa opozitë. Të një Shqipërie ku të gjitha pushtetet duhet të ishin në duart e tij. Të një Shqipërie në të cilën ai burgosi 3 liderët e partive kryesore opozitare. Të një Shqipërie ku krimi elektoral nuk ndëshkohej, por përkundrazi amnistohej si licensë për t’u përzgjedhur në zgjedhje dhe për të garantuar mandatin.

Mund të ketë njerëz që nuk janë dakord, por ju them se në këtë rrafsh, Edi Rama dallon shumë shumë pak, ndofta aspak, me babain e tij që 37 vite më parë firmoste, intelektual ai gjoja, firmoste varjen në litar në shesh publik të Havzi Nelës. Për fajin e vetëm se, Havzi Nela kishte mendime tjera nga skulptori xhelat, Kristaq Rama.

Pra, Edi Rama punoi dhe u anagzhua me të gjithë forcën e tij për një Shqipëri pa opozitë. Por miqtë e mi, jo, kjo është vetëm njëra anë. Edi Rama punoi për Shqipërinë e mjerimit, për Shqipërinë e varfërisë.

Të gjithë ata të cilët duan të ndalen në shifra, në fakte, do të gjejnë se kjo që ndodhi në 12 vite është varfërim i qëllimshëm i shqiptarëve, është varfëri në doktrinën e diktatorëve, të cilët bësojnë se të varfërit mund t’i sundojnë më lehtë. Në qoftë se, Enver Hoxha zgjodhi bunkerë dhe tunele në paranojën e tij, për të investuar 35% të buxhetit çdo vit, Edi Rama vodhi me minsitrat dhe zyrtarët e tij çdo vit jo më pak se 40% të buxhetit të shqiptarëve.

Në këtë vjedhje të tmerrshme qendron shkaku, se pse shqiptarët nga më mirë të paguarit në vitin 2013, qoftë në rroga, qoftë pensione në krahasim me popuj të tjerë të rajonit, sot janë 2-3 herë më pak të paguar se sa ata. Në këtë vjedhje të tmerrshme qendron shkaku se pse shqiptarët në spitalet e tyre vdesin jo nga sëmundjet, por mungesa e mjekimit. Se pse cilësia në shkolla bie në mënyrë vertikale. Pra, ky është dhe aspekti më i zi i narkodiktaturës së sotme," tha Berisha.

berisha rama

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen