LIVE UPDATES
Politike

RAPORTI i Avokatit të Popullit: Veliajt iu shkelën të drejtat! Iu prek privatësia mjekësore nga Policia e Burgjeve

Raporti theksohet se prania e detyrueshme e policisë gjatë kontrolleve mjekësore cenon jetën private dhe sekretin mjekësor, duke shkelur standardet kombëtare dhe ato të Këshillit të Evropës. Më tej në raportin e Avokatit të Popullit thuhet se ekzaminimet mjekësore duhet të kryhen në privatësi, ndërsa prania e policisë lejohet vetëm në raste të jashtëzakonshme sigurie dhe me kërkesë të mjekut.

25 Dhjetor 2025, 17:15 Nga E. D
RAPORTI i Avokatit të Popullit: Veliajt iu shkelën të drejtat! Iu
Erion Veliaj

TIRANË- Avokati i Popullit ka publikuar një raport në lidhje me ofrimin e shërbimeve shëndetësore, ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ku konstatohet shkelje të së drejtës së privatësisë dhe konfidencialitetit mjekësor. Në raportin pas ankesës së bërë nga vetë Veliaj, Avokati i Popullit thekson se nuk është respektuar dinjiteti njerëzor dhe i privatësisë.

Raporti theksohet se prania e detyrueshme e policisë gjatë kontrolleve mjekësore cenon jetën private dhe sekretin mjekësor, duke shkelur standardet kombëtare dhe ato të Këshillit të Evropës. Më tej në raportin e Avokatit të Popullit thuhet se ekzaminimet mjekësore duhet të kryhen në privatësi dhe prania e policisë lejohet vetëm në raste të jashtëzakonshme sigurie dhe me kërkesë të mjekut.

Gjithashtu Institucioni paralajmëron se praktika aktuale mund të përbëjë shkelje të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, madje në raste të rënda edhe trajtim poshtërues. Raporti thekson ndër të tjera se mjeku u ka kërkuar kërkuar punonjësve të policisë që të presin jashtë dhomës deri në përfundim të ekzaminimit, por ata nuk kanë plotësuar kërkesën, me pretendimin e rregullores së sigurisë.

Raporti: 

Konstatimet

Nga shqyrtimi i ankesës dhe informacionit të mbledhur, Avokati i Popullit vëren se:

– Ligji Nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve” dhe VKM Nr. 209, datë 06.04.2022 “Për miratimin e Rregullores së Përgjithshme të Burgjeve”, nuk përcaktojnë rregulla për sa i përket privatësisë të të burgosurit, kur ai kryen vizita mjekësore jashtë IEVP-së, por vetëm kur ai kryen vizita mjekësore brenda mjediseve të IEVP-së.

– Urdhri Nr.651, datë 21.01.2019 i Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve “Transportimi dhe shoqërimi i të Burgosurve”, për sa i përket procedurës së sigurisë, sipas së cilës, kryerja e veprimeve nga personeli mjekësor të bëhet gjithmonë në prezencë të punonjësit të policisë, cënon të drejtën për respekimin e jetës private dhe parimin e konfidencialitetit mjekësor.

Vlerësimi institucionit të Avokatit të Popullit:
Tërësia e legjislacionit dhe standardeve të lartpërmendura, vendosin dy parime thelbësorë në marrëdhënien mjek-pacient, të cilat janë ruajtja e konfidencialitetit dhe respektimi i privatësisë. Këto dy parime janë të zbatueshme si për pacientët, të cilët jetojnë në gjendje të lirë, ashtu edhe për ata, të cilët jetojnë në kushte kufizimi, për shkak të masave të sigurisë.

Konfidencialiteti është thelbësor për besimin midis profesionistëve të kujdesit shëndetësor dhe pacientëve. Pa të, pacientët mund të ngurrojnë të zbulojnë informacione personale, dhe kjo mund të ndikojë në kujdesin dhe trajtimin e tyre.

Konfidencialiteti në kujdesin shëndetësor është mbrojtja e informacionit personal të një pacienti, duke përfshirë shëndetin, familjen, stilin e jetës dhe nevojat e kujdesit. Kjo bëhet për të mbrojtur privatësinë e pacientit gjatë kujdesit të tij dhe madje edhe pas vdekjes.

Udhëzuesi mbi Rregulloren Evropiane të Burgjeve, i hartuar nga Këshilli i Evropës, në faqet 60-61, i kushton vëmendje respektimit të parimit të konfidencialitetit nga ana e stafit të burgjeve, ku në kapitullin Detyrat etike dhe standardet profesionale, shtjellohen detyrimet brenda regjimit të burgjeve:

“Stafi i kujdesit shëndetësor në burgje është i detyruar të zbatojë të njëjtat parime etike dhe detyra profesionale që rregullojnë punën e tyre në komunitetin e gjerë. Standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut njohin zbatimin e këtyre parimeve të rëndësishme etike në kontekstin e burgjeve. Stafi i kujdesit shëndetësor në burgje duhet të veprojë në pavarësi të plotë klinike në mjediset e burgjeve dhe duhet të marrë vendime bazuar vetëm në kritere mjekësore. Vendimi i stafit të kujdesit shëndetësor nuk mund të anulohet ose injorohet nga jo-klinicistë, përfshirë stafin e burgjeve. Stafi i kujdesit shëndetësor mund të jetë i prekshëm nga “besnikëria e dyfishtë” midis detyrave të tyre profesionale dhe ndaj autoriteteve të burgjeve. Si praktikë e mirë dhe për të garantuar pavarësinë klinike, stafi i kujdesit shëndetësor në burgje duhet të punësohet nga autoritetet e kujdesit shëndetësor dhe jo nga autoritetet e sistemit penitenciar. Parimi i konfidencialitetit është një gur themeli i etikës mjekësore dhe është veçanërisht i rëndësishëm në mjediset e burgjeve. Të burgosurit duhet të ndihen të lirë të diskutojnë çdo çështje mjekësore me stafin e kujdesit shëndetësor në konfidencialitet të plotë dhe të zhvillojnë konsulta individuale private sipas nevojës. Kjo do të jetë veçanërisht e rëndësishme në rastet kur të burgosurit mund të duan të zbulojnë pretendime për torturë ose keqtrajtim ose, në rastin e grave, çështje rreth dhunës me bazë gjinore. Detyrimet e konfidencialitetit mjekësor pasqyrohen në standardet ndërkombëtare mjekësore.

Stafi i kujdesit shëndetësor duhet të garantojë gjithmonë konfidencialitetin mjekësor dhe mund ta shkelë këtë rregull vetëm në rrethana të jashtëzakonshme kur ekziston një rrezik i menjëhershëm dëmtimi i pacientit ose të tjerëve dhe duhet të zbulohet në bazë të “nevojës për të ditur” me pëlqimin e pacientit. Të gjitha ekzaminimet mjekësore të të burgosurve duhet të kryhen në privaci, përveç nëse kërkohet ndryshe nga mjeku përkatës dhe larg dëgjimit dhe shikimit të stafit të burgut”.

Parimi i konfidencialitetit dhe e drejta për respektimin e jetës private shtrihet jo vetëm në marrëdhënien e të burgosurit me mjekun e IEVP-së, por edhe me mjekët e spitaleve jashtë burgjeve.

Kufizimi i të drejtës për respektimin e jetës private duhet të përmbushë kriteret e vendosuara në nenin 8/2 të Konvetës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, sipas së cilës autoriteti publik nuk mund të ndërhyjë në ushtrimin e kësaj të drejte, përveçse në shkallën e parashikuar nga ligji dhe kur është e nevojshme në një shoqëri demokratike, në interes të sigurisë publike, për mbrojtjen e rendit publik, shëndetit ose moralit ose për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të të tjerëve.

Procedura e përcaktuar në Urdhrin Nr.651, datë 21.01.2019 të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve “Transportimi dhe shoqërimi i të burgosurve”, sipas së cilës, kryerja e veprimeve nga personeli mjekësor të bëhet gjithmonë në prezencë të punonjësit të policisë, nuk përmbush kriteret e nenit 8/2 të Konvetës, për kufizimin e të drejtës për respekimin e jetës private si dhe cenon parimin konfidencialitetit mjekësor.

Detyrimi i vendosur në Urdhrin Nr.651, datë 21.01.2019 të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, për punonjësit e policisë, që të jenë të pranishëm kur mjeku kryen veprime me të burgosurin, në çdo rast të trajtimit të tij jashtë IEVP-së, nuk ruan një ekuilibër të drejtë apo proporcional midis sigurisë dhe privatësisë.

Ekzaminimet mjekësore duhet të kryhen me respekt të plotë të privatësisë së personit. Prania e stafit të sigurisë gjatë ekzaminimit apo konsultave, duhet të lejohet vetëm kur plotësohen dy kushte:

E kërkon shprehimisht mjeku, për arsye të sigurisë së tij.
Stafi multidisiplinar i IEVP-së (siguri, social, shëndetësor, ligjor), ka vlerësuar se për shkak të rrezikshmërisë që paraqet i burgosuri, ai duhet të mbikëqyret nga punonjës të policisë, gjatë ekzaminimit apo konsultës mjekësore, që do të kryhet jashtë IEVP-së.
Prania e policisë në këto raste, duhet të jetë përjashtim nga rregulli dhe të lejohet vetëm në raste të jashtëzakonshme sigurie, duke iu bërë me dije paraprakisht edhe pacientit.

Nëse gjatë ekzaminimeve mjekësore (veçanërisht intime) të të burgosurve, punonjës të sigurisë do të jenë të pranishëm, pa kërkesën e mjekut dhe pa arsye sigurie të dokumentuar, kjo do të përbëjë cenim të standardeve ndërkombëtare për trajtim me dinjitet të personit dhe mund të cilësohet si shkelje e nenit 8 të Konventës (e drejta për respektimin e jetës private dhe familjare), dhe në raste të përsëritura ose poshtëruese, shkelje e nenit 3 (ndalimi i trajtimit çnjerëzor ose degradues).

Në këto rrethana, çmojmë se Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve duhet të adresojë me përparësi këtë çështje dhe të ndërmarrë veprimet procedurale për ndryshimin e Urdhrit Nr.651, datë 21.01.2019 të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve “Për miratimin e procedurës së transportimit dhe shoqërimit të të burgosurve”, për sa i përket procedurës së sigurisë, kur të burgosurit kryejnë ekzaminime/konsulta mjekësore jashtë IEVP-së.

Për sa më lart, bazuar në nenin 63, pika 3 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ku thuhet se: “Avokati i Popullit ka të drejtë të bëjë rekomandime dhe të propozojë masa kur vëren shkelje të të drejtave dhe lirive të njeriut” si dhe në mbështetje të nenit 21/b të Ligjit Nr.8454, datë 04.02.1999 “Për Avokatin e Popullit” i ndryshuar ku përcaktohet se: “Avokati i Popullit paraqet rekomandime për marrje masash për vënien në vend të së drejtës së shkelur tek organi administrativ që, sipas tij, ka shkaktuar shkelje të të drejtave dhe lirive.”

R E K O M A N D O J M Ë:

– Ndryshimin e Urdhrit të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Nr.651, datë 21.01.2019 “Për miratimin e procedurës së transportimit dhe shoqërimit të të burgosurve”, me qëllim marrjen e masave të sigurisë nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, në rastin kur të burgosurit kryejnë ekzaminime/konsulta mjekësore jashtë IEVP-së, vlerësimi i rriskut të kryhet në varësi të formularit të plotësuar nga IEVP-të, duke përmbushur standardet kombëtare dhe ndërkombëtare, për respektimin e dinjtitetit njerëzor, të drejtës për jetë private, si dhe parimit të konfidencialitetit mjekësor.

Për qëndrimin që do të mbani dhe masat që do merrni në zbatim të këtij rekomandimi, lutemi na vini në dijeni brenda afatit ligjor 30 ditor, të parashikuar në nenin 22 të Ligjit nr. 8454 datë 04.02.1999 “Për Avokatin e Popullit”./Dosja.al

erion veliaj

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje