18 Shtator 2025, 08:52
Nga I.A
Gjykata e Larte
TIRANË- Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka publikuar ditën e sotme kandidatët që do t'i kalojnë Gjykatës së Lartë, për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese. Në njoftimin e KED, përveç emrave janë edhe pikët që ka marrë secili kandidat.
Në krye të listës është Asim Vokshi me 89.5 pikë i ndjekur nga Naureda Llagami me 89.3 pikë, Florjan Ballhysa me 77.83 pikë, Alma Faskaj me 77.77 pikë, Genta Tafa (Bungo) me 75.44 pikë dhe në fund Alban Toro 74.22 me pikë.
Njoftimi i KED:
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në vijim të procedurave të vlerësimit të kandidaturave për të cilët është vendosur lejimi për konkurimin në vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese, në zbatim të dispozitave ligjore, pas shqyrtimit të gjithanshëm të dokumentacionit të paraqitur nga vetë kandidatët dhe atij të siguruar nga ky Këshill si dhe komunikimit me institucionet e tjera lidhur me të dhënat e nevojshme për vlerësimin e kandidaturave, bën publike rezultatin e vlerësimit dhe pikëzimit të kandidatëve, sipas kësaj renditje:
1) Asim Vokshi 89.5 pikë;
2) Naureda Llagami 89.3 pikë;
3) Florjan Ballhysa 77.83 pikë;
4) Alma Faskaj 77.77 pikë;
5) Genta Tafa (Bungo) 75.44 pikë;
6) Alban Toro 74.22 pikë.
Në zbatim të nenit 239 të ligjit nr. 115/2016 dhe Vendimit nr. 5 datë 02.04.2019 “Për kriteret dhe procedurën e vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”, KED do të miratojë edhe Raportin e arsyetuar për procedurën e verifikimit, të vlerësimit dhe pikëzimit të secilit kandidat dhe të renditjes përfundimtare të tyre, me qëllim dërgimin e tij më pas te organi i emërtesës, Gjykata e Lartë.
gjykata e larte ked
Aktualitet
18 Shtator 2025, 08:25
I.A
Kanabisi
PEQIN- Një operacion anti-drogë ka ndodhur në Peqin. Mësohet se pas një hetimi disa javor është finalizuar oper...
Aktualitet
18 Shtator 2025, 08:10
I.A
TIRANË- Emigrimi i mjekëve shqiptarë po shndërrohet në kërcënimin kryesor për funksionimin e sistemit shëndet&eum...
Aktualitet
18 Shtator 2025, 07:45
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Nga kontratat me institucionet arsimore deri te dokumentet e pagesave për kurset e gjuhëve të huaja, administra...
Aktualitet
18 Shtator 2025, 07:40
I.A
TIRANË- Moti sot vijon të jetë me të njëjtat kushte atmosferike. Sipas Meteoalb paraditja dhe pasditja do të jetë...
Aktualitet
17 Shtator 2025, 22:22
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Çapjat të zhytur në hasmëri me grupin Çela, kishin dyshime se Dumani ishte paguar ti eliminoj&eum...
Aktualitet
17 Shtator 2025, 22:20
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Në rrugëtimin e tij kriminal, pavarësisht shtrëngimit të duarve me Erjon Alibejn, Nuredin Dumani nuk ...
Aktualitet
17 Shtator 2025, 22:19
E. D
Erjon Alibej
TIRANË- Në këtë histori gjakatare, nuk ekzistonte besa. Të gjithë i shisnin të gjithë. Tradhtia ishte ...
Aktualitet
17 Shtator 2025, 22:16
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Dumani u ndje i mashtruar dhe i futur në kurth nga miku i vjetër. Pas dyshimeve që lindën me kontrollin po...
Aktualitet
17 Shtator 2025, 22:13
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Kur vëllezërit Çopja dhe Talo Çela shtrënguan duart për vrasjen e Andi Zylyfit ata përd...
Aktualitet
17 Shtator 2025, 22:11
E. D
Alibej
TIRANË- Pas vrasjes së Endrit Alibejt, rrjeta e intrigave u përshkallëzua. Të gjithë akuzonin njëri-tjetrin. Alib...