Dita e 19-të e revoltës qytetare/ Qytetarët shqiptarë vijojnë qëndresën: Shqipëri e re
“Ky ishte vetëm një paralajmërin”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Opozitë e shitur 18 ...
“Ky ishte vetëm një paralajmërin”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Opozitë e shitur 18 ...
Dyshohet se i përket Eglant Koçit/ Pamje nga vendi ku u gjet trupi i pajetë 18 Qershor, 18:11 Gjetja e trupit...
EMRAT/ Gjyqi ndaj Metës dhe Kryemadhit, SPAK kërkon marrjen në pyetje të dhjetëra dëshmitarëve 18 Qershor, 1...
"Tërhiq rendin e ditës", Berisha- Peleshit në Kuvend: Po i bëni karshillëk mijëra protestuesve 18 Qershor, 10:32 ...
Sipas prokurorit Kllapi, një apartament ku jetonte Ilir Meta do të blihej me vlerë 400 mijë euro, ndërsa një tjetër nga Fatime Kryemadhi me vlerë rreth 300 mijë euro. Prokuroria pretendon se një pjesë e këtyre transaksioneve nuk justifikohen me burime të ligjshme financiare. Ai theksoi se shumat e parave të marra nga Monika Kryemadhi nuk janë përdorur, por janë depozituar nga Fatime Kryemadhi.

TIRANË- SPAK ka vijuar paraqitjen e akuzave dhe analizës financiare në procesin gjyqësor ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, duke ngritur dyshime mbi burimin e të ardhurave të përdorura për blerje pasurish të paluajtshme. Gjatë seancës, Prokurori Sotir Kllapi tha se në periudhat 2008-2009 Meta dhe Kryemadhi kanë jetuar në dy apartamente në ish-Bllok, ndërsa ngriti pretendime për burimin e shumave të përdorura për blerjen e tyre.
Sipas prokurorit Kllapi, një apartament ku jetonte Ilir Meta do të blihej me vlerë 400 mijë euro, ndërsa një tjetër nga Fatime Kryemadhi me vlerë rreth 300 mijë euro. Prokuroria pretendon se një pjesë e këtyre transaksioneve nuk justifikohen me burime të ligjshme financiare. Ai theksoi se shumat e parave të marra nga Monika Kryemadhi nuk janë përdorur, por janë depozituar nga Fatime Kryemadhi.
Prokurori tha ndër të tjera se Fatime Kryemadhi jo vetëm që ka depozituar shuma cash, por të dy kreditë i ka shlyer në bankë për 7 muaj. Sipas Prokurorit në banesën e Fatime Kryemadhit janë gjetur tre fatura për tërheqjen e 235 mijë USD, por të firmosura nga personi që i shiti apartamentin bashkëshortëve Meta-Kryemadhi.
DISKUTIMET NË SEANCË:
Prokurori Kllapi: Në vitet 2008-2009, Meta dhe Kryemadhi kanë jetuar në zonën e ish-Bllokut. Meta do të blinte një apartament në rrugën “Vaso Pasha” me vlerë 400 mijë euro. Ndërsa një kat më poshtë do të blinte Fatime Kryemadhi një apartament me vlerë 300 mijë euro. Më herët, Monika Kryemadhi ka marrë disa overdrafte nga një bankë e nivelit të dytë, të cilat janë shlyer në një kohë të shkurtër nga Fatime Kryemadhi, në atë kohë pensioniste.
Ka dyshime se shumat e parave të marra nga Monika Kryemadhi nuk janë përdorur, por janë depozituar nga Fatime Kryemadhi. Në vitin 2009, bashkëshortët kanë vendosur të blejnë një banesë në shumën 400 mijë USD, ndërsa Fatime Kryemadhi 310 mijë euro.
Për shlyerjen e kësaj kontrate, Meta dhe Kryemadhi kanë marrë një kredi prej 200 mijë USD. Për shumën tjetër, kanë pretenduar se do të përdornin një shumë prej 200 mijë USD cash, që u kishte mbetur nga transaksioni i pakryer për një vilë në Qerret. Fatime Kryemadhi jo vetëm që ka depozituar shuma cash, por të dy kreditë shlyhen në bankë për 7 muaj. Në total, Fatime Kryemadhi rezulton me një disbalancë prej 810 mijë eurosh.
Mekanizmi i lidhjes së dy kontratave të ndryshme është bërë për të futur në rrugë bankare shuma monetare pa burim të ligjshëm. Meta dhe Kryemadhi nuk kishin mundësi për to, por as Fatime Kryemadhi. Kjo e fundit kishte mundësi vetëm për 100 mijë euro. Në banesën e saj janë gjetur tre fatura për tërheqjen e 235 mijë USD, por të firmosura nga personi që i shiti apartamentin bashkëshortëve Meta-Kryemadhi. Rezulton që për të tre ekziston një disbalancë prej 846 mijë USD. Janë vetëm 200 mijë USD të ligjshme, të ardhura nga kredia.
Cakrani: Dëgjojeni, po flasin me perceptime.
Gjykata: Avokat, po ju tërheq vëmendjen për të tretën herë.
SPAK: Gjatë kontrollit të banesës së Fatimes janë gjetur edhe tre mandate, sikur ka bërë tërheqje në bankë. Të dyja familjet, vetëm me këto transaksione, nuk justifikojnë shumën totale prej 860 mijë dollarësh. Janë vetëm 200 mijë dollarë të ligjshme dhe nuk kanë ekzistuar shuma cash. SPAK rendit të gjitha pagesat e pajustifikuara nga çifti Meta-Kryemadhi, mes tyre pagesat për arsimimin e fëmijëve dhe pagesat në Londër: Nuk janë deklaruar shpenzimet në klinika mjekësore.
SPAK: Nuk janë deklaruar shpenzime mjekësore në Austri, të shpenzuar nga Kryemadhi, Ilir Meta, Bora dhe Era Meta. Nga të gjitha episodet, çifti i bashkëshortëve, nuk kanë bërë deklarime por s’kemi ngritur akuza për të gjitha.
Meta: Më vjen keq për tensionin artificial që u krijua, por nuk u bë për shkakun tim. Unë një shenjë bëra, nuk fola fare. Dua të jem njeri korrekt. Fuqia ime është korrektesa dhe e vërteta. Nuk ka pushtet perfekt. Zoti prokuror e nisi jo aty ku e kishte lënë. Çfarë nuk kam deklaruar unë në vitin 2020? Për çfarë akuzohem unë? Ju dëgjuat një listë me shpenzime në Londër, ua kam thënë tregojini gjykatës një shpenzim timin të padeklaruar./Dosja.al
Foto nga seanca TIRANË- Pas pushimit të dhënë për shkak të tensioneve në sallë, situata në Kuvend ka vijuar s&...
Damian Gjiknuri TIRANË- Damian Gjiknuri iu është përgjigjur deklaratave të Kryedemokrati Sali Berisha lidhur me çë...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend, i kërkoi Damian Gjik...
Redi Muçi TIRANË- Deputeti Redi Muçi i kërkoi llogari mazhorancës lidhur me deklaratat e deputetes Marjana Koçeku,...
Taulant Balla TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla deklaroi në Kuvend se fitorja më e madhe e protestave t&...
Tensionet TIRANË- Tensione janë regjistruar në Kuvend gjatë seancës plenare, ku kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi ka ndërpres...
Erald Kapri TIRANË- Deputeti Erald Kapri ngriti para Kuvendit dy çështje që, kërkojnë vëmendje të menjëhersh...
Deputetet TIRANË- Në seancën plenare në Kuvend deputetë të Partisë Demokratike u paraqitën në Kuvend me pankar...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, duke folur për protestat tha se kjo nuk është lëvizje anti-Trum...
Monika Kryemadhi TIRANË- Seanca gjyqësore në GJKKO ndaj Kreut të Partisë Liria, Ilir Meta dhe ish-deputetes Monika Kryemadhi ...