LIVE UPDATES
Politike

VIDEO/ Braçe me tone të forta, del 'kundër' Ballkanit të Hapur: Tregtarët marrin grurin në Serbi, e gjejnë në Tërbuf më lirë

Duke sjellë shifra konkrete, Erion Braçe ka kërkuar reagim nga qeveria, duke dalë indirekt kundër dhe “Open Ballkan”.

16 Qershor 2022, 18:08 Nga k.m.
VIDEO/ Braçe me tone të forta, del 'kundër' Ballkanit
Erion Braçe

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe me tone të larta në Kuvend sërish ka dalë pro bujqve lidhur me rritjen e çmimeve dhe mungesën e mbështetjes ndaj fermerëve. Duke sjellë shifra konkrete, ai ka kërkuar reagim nga qeveria, duke dalë indirekt kundër dhe “Open Ballkan”. E për këtë ka bërë një ushtrim të thjeshtë me grurin. Sipas tij, në kulmin e krizës globale, ku prodhuesit më të mëdhenj janë prekur nga kriza e luftës mes Ukrainës dhe Rusisë, fermeri në Shqipëri nuk shet dot as grurin.  Një kile grurë, sipas tij, shitet nga fermerët për gati 36 lekë. Shumë kjo në rastin më të mirë, pasi në raste është shitur edhe me 20 lekë. Ai u shpreh se vendi ynë ka  hapësira për të kultivuar grurin, por tregtarët shkojnë e marrin në Serbi, pasi e shesin më lirë. Kjo sepse vendi ofron subvencionë për të gjithë fermerët. Sipas Braçes, ka një abuzim të madh me çmimet e produkteve nga tregtarët, të cilët i blejnë shumë lirë nga bujqit dhe i shesin shumë shtrenjtë. Në fund, Braçe deklaroi se do të votoi pro projektligjit të propozuar nga Agron Duka, për “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9817, datë 22.10.2007 “Për bujqësinë dhe zhvillimin rural”. Megjithatë pas tij, ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, bëri me dije se nuk do ta votonte ligjin. Sipas saj, ka nevojë që ligji të rishihet me themeli, por nuk dha asnjë afat.

FJALA E PLOTË E BRAÇES:

Nuk e kuptova as harenë dhe gëzimin që u shfaq gjatë diskutimeve. Energjia dhe bujqësia janë sektorë kyç ku duhet invcestuart për të lënë të ardhura brenda familjeve në Shqipëri. Harenë këtu nuk e kuptoj, duhen të ardhura plus. Të ardhura pa prodhim nuk mund të ketë. Të tatohen të ardhuar. Të tatojmë në mënyrë të sheshtë. U gëzova kur do të tatohet paga deri në 50 mijë lekë të reja. Unë e thashë, ka vlerë fjala këtu? Si ka mundësi që të mos merret njëri me grurin? Ka të njëjtin çmim si një vit më parë falë grabitqarëve. Nuk kam asgjë me ligjin këtu. Është rregullues.

Nuk e kuptoj pse është kundërshtuar. Bujqësisë shqiptare i duhet bursa dhe tani. Duhet që bujku të marrë djersën e tij. Po ndodh gjëma atje poshtë? Ajo domatja është sot në pjatë kushton vetëm 3 lekë për kilogram. Ajo qepa kushton 20 lekë. Ai gruri, dje në Turbuf kushtonte 36 lekë për kilogram. Për rendimentin 50 kv për hekratë, se shënon akoma më shumë më humbje. Çfarë t’u them atyre bujqve? Kur shikoj faturën që importojnë grurë dhe e sjell nga Serbia? Pse tregtarët e blejnë në Serbi kur kanë grurë në Tërbuf?! Mund ta blejnë me 42 lekë, nuk heton askush për këtë fakt. Çfarë problemi ka? Është problemi i TVSH? Le ta blejë shteti, nuk ka kapacitete magazinuese, nga 7 ha që korri bujku dje, korri vetëm 3 hektarë, 36 lekë kilogrami, po deshe i tha.

Do t’i lemë këta njerëz edhe nën peshën e politikës fiskale, që nuk shkon dhe ia lënë peshën tregtarëve grabitqarë që kemi, asgjë nuk u kemi kërkuar, vetëm u kemi dhënë para dhe tallen me mundin e atyre bujqve. Nuk ka faturë dhe as çmim.  Bujqit dorëzojnë mallin atje në mirëbesim, siç dorëzojnë shalqirin pa çmim, e pashë vetë kilogramin e shalqirit në Divjakë, nga 32 lekë u bë me 24 lekë me kilogramë. Ça ndodh brenda një ditë more? Maskarenjtë që i flasin njëri-tjetrit me telefona. Janë bujqit na votojnë ne. Bujqësia nuk është çështje e ndërrimit të karrigeve, ushqimi nuk është çështje e asaj pjatës që na servirin. Do e votoj propozimin e Dukës. Ky është problemi që kemi në këtë sallë, që ndahemi sipas ngjyrave politike edhe për çështje që janë themelore. Nuk ndahem me ngjyra. Bujqësia nuk është çështje fotosh, ushqimi është çështja.

Nuk kemi krizë, kemi goditje. Kjo është goditja e tretë për ekonominë në vitet e fundit. Rritja ekonomike e vitit 2022 pritet të jetë 3%, por do të jetë e zbehtë nga rritja e çmimeve. Inflacionin e ndjejnë qytetarët në xhepat e tyre çdo ditë. Është inflacion i ndjeshëm, është kthyer në inflacion me bazë të gjerë dhe pritet të mbetet në nivele të larta muajt në vijim. Populizmi nuk duhet të kthehet në barrë për ekonominë kombëtare. Buxheti që ndryshuam me aktin normativ ka akomoduar nevojat shtesë të ekonomisë, por edhe nevojat për të mbështetur të varfrit, por duhet rishpërndarje dhe kjo duhet bërë tani. Tani duhet një paketë e re mbështetje për ata që po goditen më fortë.

erion braçe

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen