LIVE UPDATES
Politike

VIDEO/ "E gjitha e ndërtuar në një formë spektakli," Fevziu nxehet me Alizotin: Pse ti do më tregosh si e nis emisionin! Jam unë Zoti i kësaj studioje

Ishte pikërisht kjo frazë e cila nevrikosi gazetarin Blendi Fevziu, i cili në debat e sipër tha: “Nuk ke ç’i bën gomarit dhe i bie samarit. Vini këtu dhe i bini medias.”

18 Tetor 2024, 08:14 Nga N.F
VIDEO/ "E gjitha e ndërtuar në një formë
Fevziu dhe Alizoti

TIRANË- Duke folur për pamjet nga Parlamenti, kur shiheshin qartazi deputetët e opozitës që “kacafyteshin” me gardën Tomor Alizoti në “Opinion” u shpreh se është ndërtuar një formë spektakli. Ishte pikërisht kjo frazë e cila nevrikosi gazetarin Blendi Fevziu, i cili në debat e sipër tha: “Nuk ke ç’i bën gomarit dhe i bie samarit. Vini këtu dhe i bini medias.”

Debati: 

Blendi Fevziu: Alizoti çfarë po ndodh?

Tomor Alizoti: Me gjithë respektin, kam përshtypjen se e gjitha është ndërtuar në një formë spektakli.

Blendi Fevziu: Në një formë spektakli?! Pse ti do të më tregosh mua se si do ta ndërtoj emisionin.

Tomor Alizoti: Do më lesh të flas apo jo?

Blendi Fevziu: Jo s’të lë të flasësh. Ti fillon të flasësh për mua “është ndërtuar në formë spektakli”. Po pse mo unë e bëra spektaklin? Po çfarë duhet të jap?

Tomor Alizoti: A mund ta them përgjigjen time?

Blendi Fevziu: Jo more nuk mund ta thuash, për sa kohë e nise me mua.

Tomor Alizoti: Por, jo nuk e nisa me ju. Po e them në perceptimin publik, nuk ka të bëjë me ju.

Blendi Fevziu: Ti nuk je perceptimi publik. Ti je person që flet për veten tënde.

Tomor Alizoti: Siç e shoh unë perceptimin publik.

Blendi Fevziu: Po jo more zotëri se nuk mund të thuash si e sheh ti perceptimin publik për emisionin tim. Do të t’i heq këto pamjet, çfarë do të bëj?

Tomor Alizoti: Jo more mos i hiq.

Blendi Fevziu: Hajde këtu ti në vendin tim dhe mbaj fjalim.

Tomor Alizoti: Të lutem zoti Fevziu! Pse e more kaq emocionale?

Blendi Fevziu: E mora se ka një taktikë të vazhdueshme të politikanëve që vijnë dhe intimidojnë gazetarët, “pse jepni këtë dhe nuk jepni këtë”. Unë jap çfarë mendoj unë se pëlqen publiku dhe kam 28 vjet që e jap. Kështu që herës tjetër nise emisionin siç është për t’u nisur, mos e nis me mua.

Tomor Alizoti: Patjetër! Nisa një fjalim, unë nuk besoj se… Ne kemi bërë shumë emisione bashkë…

Blendi Fevziu: Ne jemi edhe miq bashkë, por unë nuk të lejoj që ti ta nisësh emisionin me mua. Jemi miq jashtë pimë kafe, këtu Zoti i kësaj studioje jam unë, jo ti po kushdo qoftë.

Tomor Alizoti: Mbase e ndjeve ti ashtu, por nuk ka lidhje me këtë punë. Unë kur them “perceptimi publik” nuk them në lidhje me ju. I gjithë perceptimi publik sot…Mendimi im, ky është mendimi im, ky është këndvështrimi im, siç e shoh unë mund të jetë edhe gabim. Gjithë perceptimi publik sot në Shqipëri dhe jo tek emisioni juaj e shikon çështjen e demokracisë në Shqipëri si një çështje estetike dhe kjo nuk ka të bëjë me emisionin tuaj, harroje këtë punë.

Është një bisedë që po bëjmë, unë po e bëj me koncept, nuk po e bëj në lidhje me emisionin. Pse, sepse në momentin që në një vend nuk funksionon institucioni që është më i rëndësishëm që është Parlamenti, e gjithë media në Shqipëri, nuk po them me dashje, por po them që merret me estetikën e gjërave.

Blendi Fevziu: Kemi bërë emisione pa fund këtu, se çfarë po ndodh në Parlament.

Tomor Alizoti: Nuk është debat mes nesh ky.

Blendi Fevziu: Jo more edhe me median.

Tomor Alizoti: Ky është një debat pricipal që ndodh në shumë demokraci të reja, mos e keqkupto nuk ka lidhje me ne kjo punë.

Blendi Fevziu: Jo kjo mua më kujton një shprehje të popullit “nuk ke ç’i bën gomarit dhe i bie samarit”. Vini këtu dhe i bini medias, po çfarë bën media. Këto janë pamje që i keni publikuar ju në rrjetet sociale! Ne i kemi marrë nga deputetët e PD-së!/Opinion

@rtvklanofficial “Po pse more ti do më tregosh si e nis emisionin”, Fevziu nxehet me Alizotin: Herë tjetër... Duke folur për pamjet nga Parlamenti, kur shiheshin qartazi deputetët e opozitës që “kacafyteshin” me gardën Tomor Alizoti në “Opinion” u shpreh se është ndërtuar një formë spektakli. Ishte pikërisht kjo frazë e cila nevrikosi gazetarin Blendi Fevziu, i cili në debat e sipër tha: “Nuk ke ç’i bën gomarit dhe i bie samarit. Vini këtu dhe i bini medias.” Videon e plotë e gjeni në kanalin e YouTube ▶️ RTV KLAN#TvKlan #Opinion #blendifevziu #Tvklan #fyp ♬ original sound - RTV KLAN

fevziu alizoti debat parlament

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit