LIVE UPDATES
Politike

Vijon zgjedhja e drejtuesve në PS, Gjiknuri: Do kemi garë të fortë në Kukës, në 2019 ishim pa kundërshtarë

Në nisje të takimit, Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri deklaroi se përmes një procesi transparent, socialistët do të zgjedhin njerëzit që do i drejtojnë ata për betejat e ardhshme elektorale.

15 Qershor 2022, 19:33 Nga F.M
Vijon zgjedhja e drejtuesve në PS, Gjiknuri: Do kemi garë të
Damian Gjiknuri dhe socialistët në Kukës

KUKËS- Vijon turi i takimeve për përzgjedhjen e drejtuesve të rinj vendor në 61 bashkitë e vendit. Shtatë kandidatët e përzgjedhur për fazën finale, Anila Sokoli, Azem Elezaj, Besmir Ramallari, Dëfrim Korbi, Gazmend Hallaci, Klodian Gashi dhe Tigri Braha paraqitën para Asamblesë së Zgjeruar të Bashkisë Kukës platformat e tyre të kandidimit. Në nisje të takimit, Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri deklaroi se përmes një procesi transparent, socialistët do të zgjedhin njerëzit që do i drejtojnë ata për betejat e ardhshme elektorale.

“Vërtet procesi është shumë ndryshe nga ç’është bërë herë të tjera. Pasi shpesh kandidaturat kufizoheshin ngandonjëherë në një ose dy kandidatë të propozuar fatkeqësisht ndonjëherë dhe nga ndonjë kulisë e ngushtë atje. Dhe më shumë reflektonin raportet e pushteteve në bazë se sa interesin për të përbashkuar partinë. Dhe pikërisht me ndryshimet statutore dhe me aktet e reja që nxori kryesia e PS dhe fillimi i këtij procesi, synimin e kishte dhe e ka të nxjerrë sa më shumë në pah individë që kanë kurajon, kanë dëshirën të marrin përsipër të drejtojnë PS. Ky është një proces shumë transparent”, tha ai.

Gjiknuri shprehu bindjen se kryetari i ri që do të zgjidhet do të ketë mundësinë që ta shëndoshë partinë dhe ta përgatisë atë për zgjedhjet e ardhshme. Ai nënvizoi se PS ka të gjitha kapacitetet për të qenë laborator i ideve dhe ku njerëzit ta gjejnë veten si shtëpinë e tyre.

“Jam i bindur do të jetë personi që do të dijë të mbajë derën e partisë të hapur dhe të jetë tamam shtëpia ku anëtarët e PS shkojnë dhe e gjejnë veten si shtëpinë e tyre. Se ky është synimi nga drejtimi i PS. Ne s’duam ta burokratizojmë partinë. Ne duam një njeri, i cili të ndihet atje si njeriu që i pret të gjithë. Njerëzit që duhet të shkojnë të qajnë hallet, të japin sugjerime për përmirësimin e politikave, për problemet lokale, për problemet e qeverisjes qendrore. Pse mos ta kthejmë ne partinë në laboratorin më të madh të ideve. Ne e kemi gjithë ata kuadro, gjithë ata njerëz të angazhuar, qoftë në administrata, qoftë në sektorin privat. Jemi partia më e shëndoshë në këto drejtime. Dhe nëse një kryetar di ta bëjë mirë këtë punë, ai e ka mundësinë që ta shëndoshë partinë dhe ta mobilizojë atë për zgjedhjet që do të vijnë”, shtoi Gjiknuri.

Duke e cilësuar qarkun e Kukësit jo të lehtë, Sekretari i Përgjithshëm i PS theksoi se socialistët do të arrijnë të fitojnë sërish drejtimin e Bashkisë në zgjedhjet e ardhshme.

“Qarku i Kukësit është qark jo i lehtë. Në 2019 ishim pa kundërshtarë. Kësaj radhe kemi garë të fortë. Qeveria ka bërë shumë , është gjynah që Kukësi të mos rrijë prapë në duart e duhura sepse vetë i shikoni ndryshimet”, nënvizoi Gjiknuri.

Sekretari Organizativ, Blendi Klosi u shpreh procesi po ecën shumë mirë në të gjithë vendin.

“Kemi një proces që po ecën kudo mirë dhe unë ndihem shumë mirë. Kemi 7 kandidatë në Kukës duke dëshmuar që edhe për një bashki e cila ka një problematikë specifike dhe një garë shumë të vështirë, përsëri PS ka intelektualë, njerëz të shquar të cilët janë të gatshëm që të drejtojnë këtë parti dhe të marrin përgjegjësi për rezultatin”, nënvizoi Klosi.

damian gjiknuri

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet