Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjykata njoftoi se kërkimet Partisë Demokratike mbi pezullimin e procedurës parlamentare për ratifikim, si dhe shfuqizimin e Protokollit si të papajtueshëm me Kushtetutën, nuk mund të shqyrtohen në themelin e tyre.
TIRANË- Gjykata Kushtetuese vendosi sot të mos e kalojë për shqyrtim në seancë plenare kërkesën e Partisë Demokratike për të kontrolluar kushtetutshmërinë e Protokollit të nënshkruar në fillim të nëntorit mes qeverive italiane dhe shqiptare për bashkëpunim në fushën e migracionit.
Gjykata njoftoi se kërkimet Partisë Demokratike mbi pezullimin e procedurës parlamentare për ratifikim, si dhe shfuqizimin e Protokollit si të papajtueshëm me Kushtetutën, nuk mund të shqyrtohen në themelin e tyre.
Në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese thuhet se Mbledhja e Gjyqtarëve arriti në përfundimin që Partia Demokratike nuk legjitimohet t’i drejtohet Gjykatës, pasi “nuk provohet interesi i saj i drejtpërdrejtë në çështjen kushtetuese të ngritur, në kuptimin që Protokolli të ketë sjellë pasoja negative për statusin ose funksionet e saj”.
Qeveria Rama paraqiti projektligjin dhe aktet shoqëruese më 17 nëntor në Kuvend, por ky i fundit nuk ka përmbyllur ende procedurën e ratifikimit.
Partia Demokratike thotë në kërkesën e vet se “Protokolli cenon sovranitetin e Republikës së Shqipërisë, si dhe procedurën kushtetuese të lidhjes së marrëveshjeve ndërkombëtare për shkak të mungesës së plotfuqive të lëshuara nga Presidenti i Republikës dhe mungesës së transparencës së negociimit të saj”.
Por Gjykata është duke e shqyrtuar tashmë kushtetutshmërinë e Protokollit “Për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit”, i nënshkruar në Romë nga kryeministri shqiptar Edi Rama dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni.
Më 13 dhjetor Gjykata Kushtetuese pezulloi procedurat e nisura nga Kuvendi për miratimin e marrëveshjes Meloni - Rama për migrantët, ndërsa shqyrtoi kërkesën e një grupi deputetësh nga opozita për ta deklaruar Protokollin si të papajtueshëm me Kushtetutën.
Protokolli u miratua nga komisionet parlamentare të mbledhura online, ku morën pjesë vetëm deputetë socialistë.
Një qëndrim për këtë çështje Gjykata Kushtetuese pritet ta marrë në mesin e janarit të ardhshëm, duke vazhduar shqyrtimin e njërës kërkesë nga grupi i deputetëve, e cila plotësonte kriteret paraprake të pranimit. Protokolli Meloni - Rama parashikon ngritjen në territorin shqiptar të dy qendrave në Shëngjin dhe Gjadër për pritjen e migrantëve, që kapen në ujërat ndërkombëtare nga autoritetet italiane, deri në përfundim të procedurave për azilin.
Marrë nga VOA
Antonio Tajani dhe Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama është takuar mbrëmjen e sotme me Ministrin e Jashtëm italian Antoni...
Erion Veliaj TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi i "dhuron" një palë pranga Kryetarit...
Gjykata Kushtetuese TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar padinë e Lulzim Bashës dhe grupit të deputetëve të tij, ...
Ina Zhupa TIRANË-Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka publikuar ditën e sotme në adresën e saj në Facebook një...
Gazment Bardhi, Lindita Nikolla TIRANË- GJKKO ka marrë vendimin për mos fillimin e një procedimi penal ndaj kryeparlamentares, Lindita ...
Sali Berisha TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha, u pyet se çfarë do të ndodhë nëse ai do të arrestohet. Ai poh...
Sali Berisha TIRANË- Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dorëzuar sot në GJKKO kërkesën për "arrest shtëpie" p&eu...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, e mësoi gjatë konferencës së përjavshme, masën q&...
Sali Berisha Pyetja- A do ta zbatosh vendimin dhe ku do të jetë adresa ku do e kryesh masën e sigurisë? Berisha: Ky proces nisi gjith&...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp është shprehur se territo...