LIVE UPDATES
Politike

VOA: Mbahet mbledhja e përbashkët e parlamenteve të Kosovës dhe Shqipërisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kërkoi bashkëpunim më të thellë ndërmjet Prishtinës dhe Tiranës në rrugëtimin e tyre evropian.

20 Dhjetor 2024, 16:19 Nga M.B
VOA: Mbahet mbledhja e përbashkët e parlamenteve të Kosovës
Kuvendi i Kosovës

KOSOVA- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u bëri thirrje të premten udhëheqësve të Kosovës të zbatojnë njëanshëm të gjitha detyrimet e saj që dalin nga dialogu me Serbinë, për të ecur përpara në rrugën e integrimeve euroatlantike. Ai i bëri këto komente në Prishtinë gjatë mbledhjes së përbashkët të parlamentit të Kosovës me atë të Shqipërisë, ku ndër të tjera u theksua se bashkëpunimi ndërmjet të dy vendeve është zgjedhje strategjike për të lehtësuar përparimin e tyre, posaçërisht në rrugën integruese. Kryeministri Rama tha se Kosova nuk ka më asnjë arsye për ta lidhur fatin evropian të saj me Serbinë.

“Në këtë fazë kaq vendimtare për rrugën e saj të integrimit evropian dhe euroatlantik Kosova duhet ta ngrijë, ta ftohë siç thoni ju, pa afat dialogun e saj dypalësh me Serbinë dhe normalizimin e marrëdhënieve me fqinjin e saj verior duhet ta synojë nëpërmjet dialogut dypalësh me Bashkimin Evropian, duke e këputur kërthizën e reciprocitetit nacionalist me Serbinë dhe duke e lidhur kërthizën e reciprocitetit europianist me Bashkimin Evropian. E thënë ndryshe, Kosova mund t’ia jap familjes evropiane dhe Aleancës së Atlantikut të Veriut provën e padiskutueshme të vullnetit dhe përkatësisë së vet në gjirin e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, duke i përmbushur unilateralisht të gjitha kushtet e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë”, tha ai.

Kryeministri Rama shprehu mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për Kosovën në rrugën e integrimeve, ndonëse siç tha, “mundësitë e saj kufizohen nga pezmatimi i aleatëve perëndimorë me Kosovën”.

Që nga qershori i vitit 2023 Kosova është nën masa ndëshkuese të Bashkimit Evropian për shkak të siç është thënë mungesës së bashkërendimit të qeverisë së saj rreth veprimeve në veriun e vendit, të cilat gjithashtu kanë qenë burim i mospajtimeve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kosova mbetet e fundit në rajon në proceset integruese ndërsa përparimi i saj në këtë drejtim është i lidhur ngushtë edhe me procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha sot se ritmi i integrimit euroatlantik të vendit po pengohet nga refuzimi agresiv i Serbisë për ta njohur Kosovën por edhe nga qasja e pesë shteteve evropiane që ende nuk e kanë bërë një gjë të tillë.

“Agresioni i Rusisë në Ukrainë, rindezja e konflikteve në Lindjen e Mesme, sulmet terroriste ndaj Kosovës, ai në Banjskë dhe ky i fundit në kanalin e ujësjellësit Ibër Lepenc nga veriu në jug, që vijnë nga e njëjta adresë – Serbia, e nëse nuk është Serbia është edhe Serbia edhe Rusia bashkë, e kanë bërë çështje urgjente anëtarësimin e Kosovës në NATO. Forca e Sigurisë së Kosovës është në lartësinë e detyrës që kërkojnë standardet e aleancës dhe ne besojmë që Shqipërinë e kemi në krah përpjekjeve tona për të tejkaluar pengesat politike”, tha ai.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kërkoi bashkëpunim më të thellë ndërmjet Prishtinës dhe Tiranës në rrugëtimin e tyre evropian.

“Për të arritur këtë të ardhme të përbashkët është jetike që ne ta forcojmë vazhdimisht koordinimin, komunikimin e bashkërendimin ndërmjet dy shteteve tona”, tha ajo.

Marrëdhëniet ndërmjet qeverive të të dyja vendeve kanë njohur periudha ftohjeje. Në qershor të vitit të kaluar, kryeministri Rama e anuloi një mbledhje të përbashkët të dy qeverive, pas tensioneve në veri të Kosovës, që çuan në mospajtime ndërmjet qeverisë në Prishtinë dhe aleatëve perëndimorë. Kryetari i parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe kryetarja e parlamentit të Shqipërisë, Elisa Spiropali thanë se mbledhja e sotme e përbashkët është dëshmi se të dy vendet qëndrojnë pranë njëri tjetrin në çdo rrethanë dhe pa asnjë kusht.

“Duke qenë se ne nuk mund të përfaqësojmë tjetër gjë përveç se interesin kombëtar të kombit që për ne është i përbashkët”, tha zoti Konjufca.

“Sot në këtë takim të përbashkët ne po ngrejmë në një nivel tjetër detyrimin tonë ndaj qytetarëve tanë për të vijuar me durim e vizion atë që etërit tanë e kanë bërë me gjak e sakrificë të skajshme”, tha zonja Spiropali.

Të dyja parlamentet miratuan një deklaratë të përbashkët në të cilën ndër të tjera zotohen për forcim të lidhjeve dhe nxitje të bashkëpunimit ndërmjet të dy qeverive./ VOA

kuvendi kosove-shqiperi

Sondazh

Poll

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron