LIVE UPDATES
Politike

VOA: Pas daljes nga SPAK, Meta lë çdo përgjegjësi mbi bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi

Zonja Kryemadhi ishte një ditë më parë në Prokurorinë e Posaçme. Ndryshe nga bashkëshorti i saj, ajo nuk sulmoi në asnjë moment prokurorët, të cilët siç tha, "po bëjnë detyrën e tyre". E

13 Qershor 2024, 21:29 Nga r.ll
VOA: Pas daljes nga SPAK, Meta lë çdo përgjegjësi mbi
ILIR META

TIRANË- Në Shqipëri, ish presidenti Ilir Meta, drejtuesi aktual i Partisë së Lirisë, qëndroi sot përmbi 3 orë në Prokurorinë e Posaçme. Nuk është e qartë se për cilin hetim ai ishte thirrur, por në deklarimet e tij të mëpasshme, zoti Meta la të kuptohej se ishte pyetur rreth çështjeve që lidhen me pasurinë e familjes së tij. Ish presidenti deklaroi se ai nuk është marrë asnjëherë me çështje pronash apo financash, për të cilat ai ia la përgjegjësinë bashkëshortes Monika Kryemadhi, marrëdhëniet me të cilën kanë njohur një krisje të fortë kohët e fundit. Zonja Kryemadhi, e cila është nën hetim pasuror, ishte po ashtu një ditë më parë në Prokurorinë e Posaçme.

I thirrur dhe më parë në Prokurorinë e Posaçme, zoti Meta hyri sot në mjediset e saj duke sulmuar me nota denigruese drejtuesin e këtij institucioni Altin Dumani, siç ka ndodhur shpesh, veçanërisht në muajt e fundit: “Dum Dumani është ai që nuk guxon të hapë çështjen McGonigal. Eshtë kokë e këmbë me Edi Ramën

Në dalje nga Prokuroria, pas pak më shumë se tre orësh, nuk i kurseu sërish akuzat ndaj zotit Dumani, ndërsa tha se “unë jam pyetur 3 orë, kot më kot, me gjëra që nuk kanë asnjë lidhje me mua, që kanë të bëjnë me veprimet e të tjerëve, miqve, shokëve dhe bashkëpunëtorëve të SPAK-ut

Zoti Meta nuk dha shpjegime se në kuadër të cilit hetim ai ishte thirrur nga prokurorët, por më vonë, nga selia e partisë së tij, e quajti të turpshme seancën ku ai la të kuptohej se ishte pyetur mbi çështje financiare që lidheshin me të dhe familjen e tij. “Si mund t’i thuash ti Ilir Metës, a e njeh të Elenën. Po kush është Elena? Po ja, ajo punonjësja e Financës, e LSI. Po – i thashë – është njëra që ka punuar e ka ikur pa dorëzuar detyrën. Po patët mundësi i thoni, të vijë të dorëzojë detyrën se ka patur detyrë me rëndësi. A të ka thënë ty Elena, 5 mijë dollar në vitin 2006? Mua të më japë Elena? Nuk kishte si të më jepte se merrte rrogë te partia. Po janë në një numër llogarie që e ke ti me bashkëshorten tënde. Shkoni pyeteni atë, i thashë. Merren me histori, se mos ke diskutuar ti me Monikën në shtëpi, për këto veprime që ka bërë Monika në llogarinë e vet bankare, e ku e di unë përralla të tilla”, shpjegoi zoti Meta, duke përmendur disa nga pyetjet që ai tha se i ishin bërë nga prokurorët.

Qartazi, ai la çdo përgjegjësi mbi bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, marrëdheniet me të cilën janë tronditur thellë, edhe në aspektin politik, ku ajo u la jashtë funksioneve në partinë e Lirisë. "U bëra të qartë se unë as çështje pronash as çështje financiare, nuk kam patur asnjë përgjegjësi. Të gjitha përgjegjësitë, në mirëbesim, i ka patur Monika, dhe ata e kanë patur mysafire dhe dje, e mund ta kenë sa herë të duan, dhe ta pyesin. Unë jam marrë dhe merrem me politikë”, theksoi zoti Meta.

Zonja Kryemadhi ishte një ditë më parë në Prokurorinë e Posaçme. Ndryshe nga bashkëshorti i saj, ajo nuk sulmoi në asnjë moment prokurorët, të cilët siç tha, "po bëjnë detyrën e tyre". E gjendur nën hetim pasuror, ajo deklaroi se i ishte përgjigjur të gjitha pyetjeve dhe se kishte ballafaquar të dhënat e saj me ato që kishte mbledhur dhe Prokuroria e Posaçme./VOA

ilir meta voa monika kryemadhi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj