LIVE UPDATES
Politike

Vokshi për situatën brenda PD: Jemi në bisedime me disa deputetë, me zemër janë me ne, presim të bëjnë hapin

Deputetja Vokshi bëri të ditur edhe se vijojnë bisedimet me një sërë deputetësh të PD të cilët shumë shpejt do t’i bashkohen strukturave të reja, apo PD së rithemeluar tashmë.

9 Korrik 2022, 18:18 Nga F.M
Vokshi për situatën brenda PD: Jemi në bisedime me disa
Nisida Tufa dhe Albana Vokshi

TIRANË- Deputetja demokrate Albana Vokshi në emisionin “Kjo javë” në News24 me gazetaren Nisida Tufa, ka folur në lidhje me protestën e 7 korrikut të thirrur nga opozita. Zonja Vokshi theksoi se qytetarët kanë qenë në shesh përkundrejt temperaturave të larta, pasi e kanë kuptuar që në protestë nuk dolën as për Sali Berishën e as për Edi Ramën, por për të drejtat e tyre.

Ajo theksoi se qytetarët e kishin kuptuar që PD është tashmë opozita e vërtetë, një opozitë e cila do ti përfaqësojë denjësisht dhe nuk do të jetë një opozitë pazaresh. Deputetja Vokshi bëri të ditur edhe se vijojnë bisedimet me një sërë deputetësh të PD të cilët shumë shpejt do t’i bashkohen strukturave të reja, apo PD së rithemeluar tashmë.

Vokshi: Ndjesia ime ka qenë që ishte sheshi i mbushur si rrallë herë më parë por jo i mbushur me numra e qytetarë, me anëtarë të PD me anëtarë të partive të tjera LSI, pa parti fare, qytetarë që kishin ardhur për të protestuar duke kuptuar që kjo ishte e vetmja mënyrë për të ndaluar babëzinë e kësaj qeverie.

Sheshi i mbushur me qytetarë të lirë dhe besim që reagimi i tyre mund të shkundte këtë qeveri dhe me shpresë.

Kjo ishte e bukura e atij mitingu, asaj proteste. Unë kam marrë pjesë në shumë protesta, por ajo e 7 korrikut ishte një ditë e bukur për shqiptarët, për demokracinë në Shqipëri, por e keqe për qeverisjen Rama sepse me protesta dhe vetëm me protesta vjedhje së kësaj qeverie do t’i vihet fre.

Ne përgatitëm fletë palosje, dolëm përtej strukturave që vijnë pas një procesi të plotë riorganizimi, në fillim të janarit nisi ky proces. PD dëshmoi në protestën e 7 korrikut që është një parti e mirëorganizuar, kryetari, drejtuesit, të gjithë punuan me përkushtim dhe dua të falenderoj secilin prej tyre, duke shpërndarë fletpalosje me arsyet se përse Shqipëria është në rrezik dhe përse qytetarët duhet të reagojnë,. mendoj që mijëra qytetarë që kam takuar, në rrugë në lagje pallate shtëpia përdhese mbi 90 përqind ishin pro protestës.

Në një përqindje shumë të madhe thonin që do të ishin pjesë e protestës pavarësisht temperaturave shumë të larta.

Ndihej si 40 gradë celcius por kishte shumë moshë e tretë pjesë e protestës.

Tirana ka reaguar dhe ky është një lajm shumë i mirë, nga të gjithë anët e Tiranës kishte pjesëmarrës. Kam takuar mësues që më parë kërcënoheshin me vendin e punës dhe kishin frikë të merrnin pjesë në protesta. Kam takuar mjekë dhe infermierë, qytetarë që nuk dalin as për Ramën as Berishën por kishin kuptuar që duhet të protestonin për të drejtat e tyre. ishte një protestë e njerëzve të lirë.

Pjesëmarrës në protestë kishte edhe nga deputetët të cilët nuk janë rreshtuar krah Berishës. A ishte ky një hap përpara për bashkimin e PD?

Çdo deputet i PD i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit kur për ta kanë votuar qindra mijëra qytetarë, elektorat i djathtë por jo vetëm, gjykoj që kishin detyrimin moral e politik të ishin në protestë, sepse do t’i përgjigjeshin pritshmërive jo vetëm të anëtarësisë që ishte e tëra atje dhe strukturave, por qindra mijëra qytetarëve që donin të ishin në shesh por e kishin të pamundur.

Kushdo që ka qenë pjesë ka qenë brenda pritshmërive të strukturës dhe elektoratit. 7 korriku tregoi se jemi opozita e vërtetë, qytetarët besojmë që jemi opozitë e vërtetë dhe dolën në shesh duke besuar që jemi opozita që do t’i përfaqësojmë denjësisht. Nuk jemi opozitë pazaresh.

A po i sheshon kjo opozitë problemet?

Të gjithë e dimë që grupi parlamentar i PD ka vështirësitë e veta për shkak të axhendës së ish-drejtuesit dhe pak deputetët e lidhur me të për interesa personale që nuk nuk dua të merrem. Por pjesa tjetër e PD është më e fortë dhe e bashkuar dhe protesta e tregoi që jemi më të bashkuar dhe baza është e bashkuar.

Kushdo deputet është i ftuar, që nuk i është bashkuar Foltores, Rithemelimit apo strukturave të zgjedhura me një anëtar një votë, një PD më demokratike se kurrë më parë.

Kemi qenë shumë ftues dhe bashkëpunues në mënyrë konstante. Vijojmë bisedimet me një pjesë të deputetëve një pjesë e të cilëve janë me zemër me ne, por shumë shpejt do të hedhin edhe hapin e duhur.

Gjithsescili deputet është i lirë të mendojë dhe të gjykojë për vendime të rëndësishme. Por kushdo që ka mendim politik jam e sigurt që vendin e ka aty ku është baza, anëtarësi, votuesit.

Pavarësisht ndikimeve apo imponimeve të faktorëve të brendshëm apo të jashtëm, shpresoj e besoj që ata do ti përkasin shumë shpejt vendit që i takon apo do të jenë brenda pritshmërive të elektoratit që i ka mbështetur. Duhet të kthehen në bazë.

Marrë nga Balkanweb

albana vokshi partia demokratike

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet