LIVE UPDATES
Politike

Vonesa e formimit të Qeverisë së re dëmton Kosovën në aspektin ekonomik

Lëvizja Vetëvendosje, që drejtohet nga Albin Kurti,  ka dalë e para në zgjedhjet parlamentare  të mbajtura me 9 shkurt në Kosovë. Kjo parti me 40.86 për qind të votave dhe me përfshirjen edhe të votave të diasporës që pritet të numërohen dhe ato me postë dhe me kusht, pritet t’i sigurojë 46-48 ulëse në legjislaturën e re të Kosovës.

25 Shkurt 2025, 07:20 Nga N.F
Vonesa e formimit të Qeverisë së re dëmton Kosovën
Foto ilustruese

KOSOVË- Teksa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po përpunon ende rezultatet e zgjedhjeve, njohësit e ekonomisë vlerësojnë se krijimi i qeverisë do të jetë sfidë institucionale. Rezultati, sipas tyre nuk garanton qeveri stabël. Por, ata thonë se vonesa e formimit të Qeverisë së re po e dëmton Kosovën.

Lëvizja Vetëvendosje, që drejtohet nga Albin Kurti,  ka dalë e para në zgjedhjet parlamentare  të mbajtura me 9 shkurt në Kosovë. Kjo parti me 40.86 për qind të votave dhe me përfshirjen edhe të votave të diasporës që pritet të numërohen dhe ato me postë dhe me kusht, pritet t’i sigurojë 46-48 ulëse në legjislaturën e re të Kosovës. Pas VV-së, PDK-ja i ka siguruar 25 ulëse, 20 LDK-ja, 9 AAK-ja, etj.

Mirëpo, bazuar në këto statistika asnjë subjekt politik i vetëm nuk do të mund ta formojë Qeverinë e re, duke i detyruar të hyjnë në marrëveshje koalicioni, të cilat marrëveshjet me subjektet politike shqiptare do të rezultojnë shumë të vështirë për partinë e Albin Kurti për shkak të gjuhës së ashpër të tij gjatë fushatës. E vonesa në krijimin e institucioneve të reja qendrore do të ketë pasoja për Kosovën si në aspektin politik, ashtu edhe në atë ekonomik.

Ish-ministri i Financave, Haki Shatri, ka folur lidhur me ndikimin në ekonomi nga vonesa e formimit të institucioneve qendrore  pas mbajtjes së zgjedhjeve në Kosovë. Shatri thotë se çdo vonesë e tillë do të ndikonte negativisht në ekonominë kosovare.

“Çdo vonesë e formimit të institucioneve ndikon negativisht. Është periudha e operatorëve ekonomik të fillojë, projektet kapitale. Nëse Kurti do të bëhet prapë kryeministër, me këtë Qeveri që e ka pas, ma mirë ekonomia e Kosovës mos me pas qeveri të tillë hiç. Me qeveritë e tjera kish pas efekte pozitive në ekonomi”.

Kurse, kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka kritikuar vonesën e formimit të qeverisë, duke theksuar se kjo po përkeqëson situatën për punëtorët e sektorit privat.  Azemi ka deklaruar se edhe kur institucionet ishin në funksion, ka pasur probleme të mëdha për punëtorët, ndërsa vakumi aktual është duke e rënduar edhe më tej këtë situatë.

“Edhe kur i kemi pasur institucionet në rregull legale dhe legjitime, kemi pasur telashe dhe probleme aq të mëdha, sa që nuk me marrë me mend, sepse nuk kanë qenë në nivelin e duhur. Sidomos tani edhe ky vakum që shpresojmë që nuk del ashtu siç po mendoj, do të jetë një vakum shumë i gjatë, kjo vetëm sa e rëndon më tepër pozitën e punëtorëve të sektorit privat të Kosovës. Nëse janë të gatshme qeveria dhe parlamenti që të nisin me u marr me problemet që ne i kemi, ne jemi shumë vonë. Mos të flasim që mund të ndodh që me javë e me muaj nuk kemi mundur të konstituar organet”.

Ai ka kërkuar që punëtorët e sektorit privat, veçanërisht ata që ofrojnë shërbime për institucionet shtetërore, të trajtohen në mënyrë të barabartë me ata të sektorit publik.

“Në mënyrë automatike dhe drejtpërdrejtë dëmtohen punëtorët e sektorit privat të Kosovës, sepse ne kemi probleme jashtëzakonisht të mëdha, kemi problemin parësor që kemi thënë deri më tani. Kërkesa e punëtorëve të sektorit privat sidomos ku ata kryejnë shërbime për institucionet shtetërore, duhet të barazohen me punëtorët e sektorit publik.

Kemi punëtorë në QKUK, punëtorët teknik dhe të sigurimit fizik, ku për të njëjtën pozicion punëtorët që paguhen direkt nga buxheti i Kosovës, marrin 50 euro më shumë që do të rritet edhe në qershor 50 euro, kurse në që kryejmë shërbimin në të njëjtën vend, vetëm përmes kompanisë private merr 100 euro më pak dhe kërkesa jona është që duhet të barazohemi”.

Njohësi i çështjeve ekonomike, Jakup Bellaqa vlerëson se vonesa e formimit të institucioneve pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, do të shkaktojnë pasoja negative në ekonominë e vendit.

“Vonesa e formimit të institucioneve dhe qeverisë shkakton pasoja negative për ekonominë se krijohet një jo stabilitet dhe në imazhin ekonomik të vendit nga aspekti i jashtëm”.

Bellaqa vlerëson se investitorët e jashtëm do të krijojnë opinion negativ për Kosovën pas vonesës së formimit të Qeverisë.

“Krijohet një ambient i papërshtatshëm i të bërit biznes dhe investitorët e jashtëm për shkak të vonesës krijojnë opinion negativ, se s’ka stabilitet politik. Kjo krijon një pasiguri në mos sundimin e ligjit”.

Kurse, analisti Halil Matoshi për mos ndikimin negativ në politik e ekonomi të Kosovës pas vonesës së formimit të Qeverisë e institucioneve ka shprehur një fakt. Sipas tij, Kosova duhet në Kuvend të votojë një marrëveshje ndërkombëtare me BE për t’i parandaluar humbjen e qindra miliona eurove.

“Kosova duhet ta votojë në Kuvend marrëveshjen ndërkombëtarë me BE-në për planin e rritjes ku mund të humbin qindra miliona”.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka përfunduar numërimin e votave të kandidatëve për deputetë prej të gjitha vendvotimeve në Kosovë, si dhe ka përfunduar verifikimin e votave për subjektet politike. Por, KQZ ka bërë të ditur se brenda këtyre ditëve do të fillojë numërimi i fletëvotimeve nga diaspora, votat me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta.

Kosova ka mbajtur zgjedhjet e rregullta parlamentare më 9 shkurt. Me Ligjin e ri për zgjedhjet, votat e kandidatëve për deputetë janë numëruar ndaras në Qendrat Komunale të Numërimit. Ky proces ka nisur me vonesë, ndërsa organizatat për monitorim të zgjedhjeve e kanë kritikuar vetë KQZ-në se nuk është përgatitur mjaftueshëm mirë për procesin.

Pas publikimit të 99.96 për qind të rezultateve në faqen e KQZ-së, kryeministri aktual, Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje – që ka garuar edhe për një mandat të dytë.

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) parti në pushtet, ka dalë e para në këto zgjedhje, me 40.90 për qind të votave, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 22.03 për qind të votave, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 17.64 për qind të votave, koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nismës Socialdemokrate me 7.46 për qind të votave, si dhe Lista Serbe me 4.60 për qind të votave.

Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka siguruar më së shumti vota në këtë proces zgjedhor, është zotuar se do ta formojë Qeverinë e re, ndonëse me rezultatet aktuale, ajo nuk i ka 61 deputetë për miratim të kabinetit të ri qeveritar. Partitë opozitare, PDK, LDK, dhe AAK, kanë hedhur poshtë mundësinë e krijimit të koalicionit me LVV-në dhe kanë shprehur gatishmëri për formimin e një Qeverie së bashku./ Monitor

qeveria e kosoves ekonomi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj