Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ai tha se kanë marre telefonata të shumta dhe shohin që ka një cedim, diçka që nuk funksionon në mënyrën se si aplikacioni pret aplikuesit.
TIRANË- Nënkryetari i PD-së Luçiano Boçi ka folur për angazhimi e Partisë Demokratike në qarqet e vendit por edhe vota e diasporës. Boçi i ftuar në SYRI TV tha se duhet të jenë besimplotë, por vazhdimisht marrin edhe ankesa nga pjesa e mbështetësve të tyre, të cilëve u pengohet regjistrimi në aplikacionin e KQZ.
Gjithashtu ai tha se kanë marre telefonata të shumta dhe shohin që ka një cedim, diçka që nuk funksionon në mënyrën se si aplikacioni pret aplikuesit. Po ashtu Boçi u shpreh se nuk mjafton thjesht të krijosh një aplikacion, ta hedhësh atë në përdorim, por duhet të japësh edhe garancitë për suksesin dhe vërtetësinë e këtij aplikacioni dhe kjo është shumë rëndësishme.
"Ne duhet të jemi besimplotë, por vazhdimisht marrim edhe ankesa nga pjesa e mbështetësve tanë, të cilëve u pengohet regjistrimi në aplikacionin e KQZ. Madje unë para dy ditësh kam postuar një denoncim të tillë të ardhur nga Anglia, ku qytetari kishte mundur të bënte regjistrimin në aplikacionin e Partisë Demokratike por nuk kishte mundur të bënte regjistrimin me ato të dhëna në aplikacionin e KQZ. Ndërkohë që data e lindjes e shënuar në të gjithë dokumentet e tij ishte sikurse ishte e shënuar në patentën britanike që ai kishte mundur të siguronte. Kemi marre telefonata të shumta dhe shohim që ka një cedim, diçka që nuk funksionon në mënyrën se si aplikacioni pret aplikuesit. Tani nuk mund të paragjykojmë ende.
Por unë nisur nga përvoja ime zgjedhore e di shumë mirë se këto funksionimet on-line apo të rrugëve elektronike e kanë ndërhyrjet e veta, filtrat e veta dhe sigurisht shqetësimet e qytetarëve na stimulojnë akoma më shumë që të zhvillojmë një lloj skepticizmi me mënyrën se si KQZ po e menaxhon situatën dhe si ajo e përdor aplikacionin dhe kujt ja ka dorëzuar dhe kush e ka marrë përsipër funksionimin e tij dhe mënyrën e funksionimit të tij. Të gjithë këto unë mendoj se KQZ duhet ti bëjë, se pari, transparente jo vetëm tek partitë politike por duhet ti bëjë transparente edhe për publikun. Nuk mjafton thjesht të krijosh një aplikacion, ta hedhësh atë në përdorim, por duhet të japësh edhe garancitë për suksesin dhe vërtetësinë e këtij aplikacioni dhe kjo është shumë rëndësishme.
Në pozitën që jemi fjalët tona peshojnë shumë në opinion. Bëhen edhe lajme. Bëhen edhe virale dhe detyra jonë është që të ngjallim dhe të injektojmë optimizëm tek njerëzit. Sigurisht që ata të vazhdojnë mbështetjen e tyre për Partinë Demokratike. Por nga ana tjetër kemi edhe trysninë për të thënë disa të vërteta me qëllim që puna e KQZ të përmirësohet dhe ajo të ecë në rrugën e objektivitetit pa treguar tashmë atë fytyrën tashmë të njohur nga të gjithë ne, që ajo ka qenë e njëanshme në disa procese zgjedhore rresht. Nuk duam që në këtë process ajo të jetë e këtillë dhe," tha Boçi.
Eriselda Sefa TIRANA- Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa është paraqitur këtë të martë në a...
Gazment Bardhi TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është drejtuar me një kërkesë p&...
Nënshkrimi i marrëveshjes TIRANË- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani, ministri i Brendshëm Ervin ...
alqi bllako TIRANË- Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e ish-deputetit socialist, Alqi Bllako për gjykim të shkurtuar. ...
Alqi Bllako TIRANË- Në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion ditën e sotme ka nisur seanca e parë në ngarkim t&...
eriselda sefa TIRANË- Kryetarja e bashkisë së Lushnjes është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçm...
Sali Shehu TIRANË- Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Sali Shehu është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokuror...
Foto ilustruese TIRANË- Komisionarja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos ditën e sotme ka folur para deputetëve në Komisio...
Kos KOSOVË- Komisionarja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, e përmendi shkurtimisht Kosovën duke folur para deputetëve n...
Rama TIRANË- Kryeministri, Edi Rama i është përgjigjur një komentuesi në "Facebook" përmes rubrikës së tij "SY...