LIVE UPDATES
Politike

Votimi në Kuvend i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, Bardhi: Zbatuam tre vendime të GJK, PD arriti të bëjë të mundur që diaspora të votojë

Sipas tij pas zbatimit të tre vendimeve të Kushtetueses, në sesionin e ri parlamentar PD duhet të vijojë me përpjekjet për një Reformë Zgjedhore kuptimplotë, që jo vetëm reflekton rekomandimet e OSBE-ODIHR, por siguron edhe garancitë minimale për barazi të palëve në garë dhe zgjedhje të lira e të ndershme.

27 Korrik 2024, 16:46 Nga r.ll
Votimi në Kuvend i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, Bardhi: Zbatuam tre
gazment bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar sërish lidhur me dakordësinë e arritur mes PD dhe PS për ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe miratimin e tyre në Kuvend.  Në një postim në Facebook, Bardhi shprehet se në votimin e mbrëmjes së djeshme në seancë plenare nuk ka patur Reformë Zgjedhore, por vetëm zbatim të tre vendimeve të Gjykatës Kushtetuese!

Sipas tij pas zbatimit të tre vendimeve të Kushtetueses, në sesionin e ri parlamentar PD duhet të vijojë me përpjekjet për një Reformë Zgjedhore kuptimplotë, që jo vetëm reflekton rekomandimet e OSBE-ODIHR, por siguron edhe garancitë minimale për barazi të palëve në garë dhe zgjedhje të lira e të ndershme.

Më tej Bardhi shton se përmes votimit të djeshëm, opozita dhe PD, arriti që të bëhet e mundur vota e të gjithë shqiptarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë!

POSTIMI I PLOTË:

Në votimin e djeshëm në Kuvend, nuk ka patur Reformë Zgjedhore, por vetëm zbatim të tre vendimeve të Gjykatës Kushtetuese! Reforma Zgjedhore kuptimplotë është bllokuar prej vitesh nga Edi Rama, dhe ata që për dy vite e lanë në heshtje, edhe pse ishin mandatuar për ta çuar përpara.

Pas përmbushjes së detyrimit për zbatimin e tre vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, në sesionin e ri parlamentar është detyra jonë që të vijojmë përpjekjet për një Reformë Zgjedhore kuptimplotë, që jo vetëm reflekton rekomandimet e OSBE-ODIHR, por siguron edhe garancitë minimale për barazi të palëve në garë dhe zgjedhje të lira e të ndershme. Minimumi duhet të lejohet ajo që ju garantua Edi Ramës në 2013 kur ishte në opozitë. Kjo ndanë demokracitë nga regjimet!

Por, përmes bllokimit të Reformës Zgjedhore, Edi Rama pasi detyroi rreth 900 mijë shqiptarë të largohen nga vendi për shkak të keqqeverisjes së tij 11 vjeçare, po u mohonte atyre edhe të drejtën e votës. Plani i tij i shpopullimit, parashikonte edhe pamundësinë e bashkëqytetarëve tanë që janë larguar nga Shqipëria për ta ndëshkuar potencialisht me votë qeverinë më të korruptuar në Europë.

Përmes votimit të djeshëm, Opozita, PD, arriti që të bëhet e mundur vota e të gjithë shqiptarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë! Çdo vonesë e mëtejshme rrezikonte ta bënte të pamundur këtë të drejtë kushtetuese të bashkëqytetarëve tanë që jetojnë jashtë Shqipërisë.

Nga ana tjetër, opozita, PD, ndryshe nga sa ofronte sistemi në fuqi apo ai i propozuar nga PS, që zgjedhja preferenciale e qytetarëve për kandidatët për deputetë të kishte pothuajse zero efekt në përbërjen reale të Kuvendit pas zgjedhjeve, mundësoi që të paktën rreth 40 deputetë nga 140 gjithsej të jenë produkt i votës preferenciale të qytetarëve. Që të arrihej më shumë duhet konsensus nga të dyja palët, që fatkeqësisht nuk u ofrua nga pala tjetër.

Në emër të grupit parlamentar të PD apeloj partnerët tanë ndërkombëtar, veçanërisht Misionin e OSBE dhe Delegacionin e BE në Tiranë, që të nxisin, gjatë sesionit të ardhshëm parlamentar, përmbushjen nga Edi Rama të detyrimit për një Reformë Zgjedhore kuptimplotë, që jo vetëm reflekton rekomandimet e OSBE-ODIHR, por siguron edhe garancitë minimale për barazi të palëve në garë dhe zgjedhje të lira e të ndershme.

Shqipëria europiane bëhet realitet vetëm nëse vendi garanton zgjedhje të barabarta, të lira dhe të ndershme. Edi Rama nuk mund të pengojë për pushtetin e tij personal të ardhmen europiane të Shqipërisë.

gazment bardhi pd ndryshimet ne kodin zgjedhor

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet