4 Qershor 2026, 09:45
Nga E.d
Besfort Lamallari
TIRANA- Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka reaguar pas ngjarjes së rëndë, e cila ndodhi në Maliq ku gjatë një operacioni policor u vra një polic dhe u plagos kolegu i tij. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Lamallari i ka shprehur ngushëllimet familjes së policit i cili humbi jetën, ndërsa shtoi se Shqipëria humbi një shërbëtor të përkushtuar të ligjit.
Lamallari dënoj këtë akt kriminal, ndërsa theksoi se autori nuk do të ketë asnjë mundësi që t’i shpëtojë drejtësisë. Ministri tha se sakrifica e tij do të kujtohet me respekt dhe mirënjohje. Në fund, ai i uroj shërim të shpejtë policit i cili u plagos.
Lamallari: Sot një familje humbi njeriun e saj të dashur, Policia e Shtetit humbi një koleg, Shqipëria humbi një shërbëtor të përkushtuar të ligjit. Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal të rëndë në Maliq, një sulm jo vetëm ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit, por ndaj vetë rendit, ligjit dhe sigurisë së qytetarëve. Autori do të përballet me të gjithë forcën e ligjit dhe nuk do të ketë asnjë mundësi t’i shpëtojë drejtësisë.
Ngushëllime familjes Mekolli, kolegëve dhe të afërmve të Eneas, që sakrifikoi jetën në përmbushje të misionit të tij fisnik. Sakrifica e tij do të kujtohet me respekt dhe mirënjohje. Efektivit të plagosur, Edison Adri, i uroj shërim të shpejtë dhe rikthim sa më parë pranë familjes dhe kolegëve të tij.
Policia e Shtetit do të vazhdojë me vendosmëri misionin në mbrojtje të ligjit dhe sigurisë së qytetarëve. Sakrifica e Enea Mekollit nuk na ndal, por na forcon në betejën kundër krimit. Nderimi më i madh për të është të vijojmë detyrën me të njëjtin guxim, përkushtim dhe integritet që ai tregoi deri në fund./Dosja.al
besfort lamallari
Politike
4 Qershor 2026, 09:29
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi rama ka reguar pas ngjarjes së rëndë e cila ndodhi në Maliq, ku një polic mbeti i vrar...
Politike
4 Qershor 2026, 07:53
E.d
Pamje
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka publikuar një video të një qytetari nga Vlora, ku tregohet ndotja në Zvërnec...
Politike
4 Qershor 2026, 07:26
E.d
Parlamenti Evropian
Komiteti për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian (AFET) ka miratuar raportin vjetor për Kosovën, në...
Politike
4 Qershor 2026, 07:15
E.d
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Ko...
Politike
3 Qershor 2026, 21:42
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është përplasur me gazetaren e CNN, pasi kjo e fundit po e pyeste vazhdimisht për&nbs...
Politike
3 Qershor 2026, 21:06
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ka cilësuar raportimet se në të gjithë Shqipërinë po mbahen protesta p&eum...
Politike
3 Qershor 2026, 18:34
E.d
Miriam Shyti
TIRANA- Miriam Shyti është liruar nga detyra e zëvendësministres për Evropën dhe Punët e Jashtme. Ky vendi...
Politike
3 Qershor 2026, 18:32
E.d
Foto ilustruese
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me projektin në Zvërec. Ai ka publikuar dy foto s...
Politike
3 Qershor 2026, 17:21
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Shoqëria Civile i ka bërë thirrje qeverisë që të bëjnë transparencë të ...
Politike
3 Qershor 2026, 15:48
E. D
ZVËRNEC- Agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters i ka bërë jehonë protestës në venin tonë për ç...