23 Qershor 2022, 15:38
Nga k.m.
Edi Rama
BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama nuk ngurron që të korrigjojë presidentin serb, Aleksandër Vuçiç sa herë ai gabon. Gjatë konferencës së sotme në Samitin e Brukselit, Vuçiç iu referua Prishtinës zyrtare si “Kosovë”, e më pas kur mori fjalën, Rama e korrigjoi. Në fjalën e tij, Rama tha se Vuçiç në fakt e kishte fjalën për atë që quan "e ashtuquajtura Kosovë".
“Pyetje lidhur me bashkëpunimin rajonal, përmendet nëse do të bëhet bashkëpunim vërtetë rajonal. Iu them që Ballkani i Hapur është mekanizmi i parë vërtetë rajonal i bashkëpunimit. E them këtë sepse po prodhon rezultate për fermerët, njerëzit dhe tregëtarët. Diku janë më të dukshme, diku më pak të dukshme. Nëse doni të kontrolloni, meqë Ballkani s'është vendi i Jezu Krishtit, por Shën Thomait, nuk besojmë po nuk vumë dorën në plagë. Shkoni në kufi dhe do shikoni asnjë vonesë. Nuk shoh se cila është arsyeja që të bëhet kaq zhurmë për këtë. E kemi përsëritur është tryezë e hapur për këto. Aleksandri i quajti e ashtuquajtura Kosovë, unë e quaj Kosovë, dhe pikë. Imagjino të ziheshim, ç'vend do ishte rajoni sot? Ali Ahmeti tha se provoi edhe armët, edhe mençurinë, e thotë shumë thjeshtë, ne nuk duam gjakderdhje tjetër. Duam që të mbajmë sa më larg çdo fantazmë nga e shkuara. E kam thënë dhe e përmbyll se nuk duhet që të jetë problem i qeverisë së Kosovës për të ardhur, duhet të ketë qenë problem për Serbinë. Ndjehem i privilegjuar që punojmë për të sjellë paqen përmes Ballkanit të Hapur. Mos i harroni fjalët e mia. është e thjeshtë,”-tha Rama ndër të tjera.
edi rama samiti i brukselit
Politike
23 Qershor 2022, 15:34
A.B
Jorida Tabaku dhe Mirela Kumbaro
TIRANË- Ndërtimi i aeroportit të Vlorës u bë temë diskutimi ditën e sotme në sean...
Politike
23 Qershor 2022, 15:30
F.M
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shprehur se në Bashkimin Evropian ka diçka të deformuar. Teksa i përgjig...
Politike
23 Qershor 2022, 15:29
k.m.
Edi Rama
BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë veten blof. Në fjalën e tij, gjatë një konference për shtyp në Samit...
Politike
23 Qershor 2022, 15:27
k.m.
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka nisur me kritika fjalën e tij në konferencën për shtyp në Samitin e Brukselit. N&e...
Politike
23 Qershor 2022, 15:20
F.M
Aleksandër Vuçiç
BRUKSEL- Presidenti i Serbisë Aleksnadër Vuçiç përmblodhi me dy fjali gjithçk q&eum...
Politike
23 Qershor 2022, 15:15
F.M
Aleksandër Vuçiç
BRUKSEL- Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç tha se Open Balkan është krijuar nga v...
Politike
23 Qershor 2022, 15:13
k.m.
Aleksandër Vuçiç
BRUKSEL- Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç i ka folur sot "ndërgjegjia". Gjatë konferenc&e...
Politike
23 Qershor 2022, 15:06
F.M
Edi Rama
BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama ka kërkuar që Bashkimi Evropian të mos ushtrojë presion ndaj Serbisë, për të cil...
Politike
23 Qershor 2022, 15:06
F.M
Edi Rama
BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama ka folur për Kosovën në Bruksel, ku e ka quajtur një çmenduri mosliberalizimin e vizave...
Politike
23 Qershor 2022, 14:57
F.M
Edi Rama
BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama ka shënjestruar Bullgarinë si vendin që po i jep akoma më shumë fuqi agresionir rus. Nga k...