LIVE UPDATES
Politike

VËZHGIMI- Rama, si patriot në Kosovë. Kurti u bë hija e tij, si u pa turi nga mediat në Prishtinë

Prekjen e 'zemrës' së nacionalistëve dhe të gjithë atyre pak fansave të mbetur të bashkimit kombëtar.

21 Qershor 2022, 07:00 Nga k.m.
VËZHGIMI- Rama, si patriot në Kosovë. Kurti u bë hija e tij,
Edi Rama dhe Albin Kurti

PRISHTINË- Kryeministri Edi Rama ka dy ditë në Kosovë, duke bërë një tur në disa qytete të vendit. Që dje, duke nisur nga vizita në shtëpinë e ish-presidentit Hashim Thaçi, duket se Rama ka pasur një qëllim të qartë. Prekjen e 'zemrës' së nacionalistëve dhe të gjithë atyre pak fansave të mbetur të bashkimit kombëtar. Por duket se mediat kanë parë përtej një fasade, humorit të çastit dhe shakave të tij pa kripë, e disa herë edhe seksiste.

Dosja.al, gjithashtu, pas Ramës bëri një tur por në të gjitha mediat që kanë raportuar lidhur me vizitën e kryeministrit tonë në Prishtinë. Sidomos sot në mbledhjen e dy qeverive. Ajo që bie në sy është fakti që të gjithë lajmet janë të renditura njëra pas tjetrës në kategorinë; "më të lexuarat". Shënimet dhe opinionet kanë qenë të cunguara në përgjithësi, por sa për të gjithë ka bërë "Nacionale" që ka parë çdo lëvizje të dy kryeministrave, Edi Rama dhe Albin Kurti sot. Në episodin e VII të Ditarit të Berat Buzhala u trajtua gjatë e gjërë vizita e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, në Kosovë. Më specifikisht, Buzhala foli për darkën ‘anti-Kurti’ të organizuar nga Rama në Gërmi e ku morën pjesë disa nga kritikët më të ashpër të kryeministrit kosovar.

Në fjalën e tij, Buzhala mbështetet në kritikën që i kishte bërë Albin Kurtit në të kaluarën (para një viti) kur ky ishte përfshirë në jetën politike të Shqipërisë duke marrë pjesë në zgjedhjet e këtij shteti. Ai konsideron se i njëjti veprim nga Edi Rama duhet të kritikohet me standardin e njëjtë. Madje kujton edhe zotimin e supozuar të bërë nga kryeministri shqiptar Edi Rama në Ohër më 8 qershor në kuadër të Samitit të Ohrit: Do ta rrëzoj Albin Kurtin (nga pushteti) në shtator!

Kjo deklaratë është jashtëzakonisht shqetësuese dhe kjo nxiti Ramën të bënte një varg ofendimesh duke përfshirë qen e mace, e gjithçfarë kafshësh që pa në Prishtinë. Por jo të gjithë e kanë parë kështu. Profesori universitar, Blerim Latifi, ka komentuar takimin e dy qeverive shqiptare sot në Prishtinë dhe bisedat mes kryeministrave Edi Rama dhe Albin Kurti. Ai ka thënë të hënën se Edi Rama “është bishë politike”.

Kështu ai e ka lavdëruar kreun e ekzekutivit shqiptar pas takimit të cilin e kishte me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin – gjatë mbledhjes së përbashkët të dy qeverive shqiptare. Madje më thellë analizës i ka hyrë Avni Zogiani, panelist në “Pressing” të T7, ka thënë të hënën se kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama – ky i fundit ngul këmbë se asnjë prej tyre nuk kanë probleme me njëri tjetrin. Sipas tij, tensioni mes tyre që perceptohet në publik është si pasojë e “spekulimeve”. Këtë as Rama dhe Kurti nuk e thanë aq troç.

Pavarësisht zbukurimeve, përfundimi ishte një; Rama u mundua shumë të bënte përshtypje, fatmirësisht s'ja bleu kush.

edi rama edi rama ne kosove albin kurti


Sondazh

Poll

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta