Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Peleshi shmangu përgjigjen drejtpërdrejt por tha se "ngjarjet e pakëndshme shqetësojnë edhe qeverinë shqiptare".
TIRANE- Qeveria shqiptare e shikon si "ngjarje të pakëndshme" denoncimin e ambasadores amerikane Yuri Kim, e cila foli dje për përpjekje për të manipuluar garën për kryesuesin e ri të SPAK. I pyetur nga gazetarja Blerina Gjoka se a do qeveria shqiptare në krye të SPAK të "preferuarin e saj" dhe a ka një qëndrim për deklaratën e Kim, ministri Niko Peleshi u kujdes të sqaronte se drejtësia nuk është çështje e një grupi apo një institucioni por e çdo qytetari. Peleshi shmangu përgjigjen drejtpërdrejt por tha se "ngjarjet e pakëndshme shqetësojnë edhe qeverinë shqiptare".
Pyetje: A ka një qendrim qeveria për këtë deklaratë a doni ju të preferuarin tuaj?
Niko Peleshi: Jam këtu për çështje të qeverisë por jo jashtë temës. Drejtësia është brenda temës dhe na intereson të gjithëve. Reforma në Drejtësi nuk ka mbaruar është dinamike, ju siguroj dhe shpreh vullnetin e maxhorancës që jemi të vendosur ta vazhdojmë këtë reformë siç e nisëm. Sot është finalja, do vazhdojmë ta mbështesim. çdo ngjarje e pakëndshme ose e vëmendje e shtuar dhe e kërkuar na shqetëson edhe ne. Jemi në krahun e përsosjes së reformës.
Ndiq videon, minuta 12:00
Por çfarë deklaroi Yuri Kim dje?
Ambasadorja Yuri Kim lëshoi një sinjal për zhvillimin e garës për kreun e ri të SPAK. Kim tha se procesi duhet të jetë transparent dhe ka bërë thirrje për mos manipulimin e tij. Postimi i Kim u pasua nga një kronikë e Zërit të Amerikës që shpjegonte se ambasadorja amrikane ka një shqetësim se gara në SPAK mund të manipulohet nga praktikat e vjetra. Gara për kreun e ri të SPAK ka shumë pikëpyetje duke nisur me mungesën e interesit fillimisht të prokurorëve për të garuar e për të vijuar më pas me emrat që kanë hyrë në lojë për të zëvendësuar Arben Krajën. Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi tre kandidaturat, Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili. Të tre janë prokurorë të Prokurorisë së Posaçme. Mandati i kreut të ri të SPAK është tre vjeçar, pa të drejtë rizgjedhjeje dhe zgjidhet me shumicën e votës së anëtarëve të KLP. Trupa e KLP do të dëgjojë platformat e tyre dhe më pas do të votojë. Kush merr shumicën, merr drejtimin e SPAK./Dosja.al
Niko Peleshi TIRANË- Ministri Niko Peleshi bëri publike ditën e sotme vendimin e Këshillit të Ministrave. Për gazetarët,...
Gjok Vuksani TIRANE- Partia Demokratike akuzon qeverinë shqiptare se nuk ka bërë aq sa duhet për të ndihmuar bujqësinë d...
Evis Kushi TIRANË- Ministrja e Arsimit Evis Kushi u bën thirrje studentëve që të aplikojnë për bursa. Pas përfundim...
Sander Lleshaj TIRANË- Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka komentuar Projektin e Portit të Durrësit. Në një inte...
Foto ilustruese Institucionet që kanë kaluar në “sitën” e Kontrollit të Lartë të Shtetit për periudh&eu...
Saimir Kola TIRANË- Saimir Kola ka shpallur ditën e sotme kandidaturën e tij për të marrë pjesë në procesin e prima...
Ilir Meta TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u takua ditën e sotme me kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Beri...
Kejdi Spahiu BERAT- Kejdi Spahiu studentja 23-vjeçare ka shpallur ditën e sotme kandidaturën për procesin e primareve në Partis&...
Valbona Ballgjini TIRANË- Drejtuesja e sektorit financiar në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, Valbona Ballgjini ka ngritur një pr...
Sali Berisha TIRANË- Politikani, Sali Berisha është më aktiv në rrjetet sociale e për pasojë më i klikuari. Dr...