27 Tetor 2022, 12:28
Nga f.g
Sali Berisha dhe Ilir Meta
TIRANE- Ky është teksti i plotë i marrëveshjes mes Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë për angazhim elektoral mes dy forcave politike për zgjedhjet lokale të 14 majit 2023. Në marrëveshje sqarohen rregullat dhe kushtet e garës ku sqarohet se Këshillat Bashkiakë do të drejtohen nga Partia e Lirisë kur është shumicë. Në zgjedhje PD dhe PL do të dalin me kandidatë të përbashkët që do të dalin nga procesi i "Primareve".
Pikat kryesore të marrëveshjes:
Vendosin:
1. Konkurrimi për Kryetarët e Bashkive do të bëhet me kandidatë të përbashkët, të cilët vendosen nga rezultati i konkurrimit në primare, që do të organizohen nga Partia Demokratike e Shqipërisë.
2. Referendumi, si forma e shprehjes direkte të vullnetit të qytetarëve, për çdo çështje që i shqetëson, në nivel qendror apo lokal, do të jetë angazhim madhor dhe i patjetërsueshëm, për të cilin PDSH dhe PL do të ndërmarrin të gjitha nismat ligjore dhe aksionet publike të nevojshme për realizimin e kësaj të drejte kushtetuese të mohuar prej 25 vjetësh.
3. Këshillat Bashkiake, si institucionet më të rëndësishme të përfaqësimit të qytetarëve, do të drejtohen nga përfaqësues të propozuar nga Partia e Lirisë, në rastet kur këshilltarët e kësaj të fundit rezultojnë përcaktues në sigurimin e shumicës në këta këshilla.
4. Të angazhohen për realizmin e transparencës së plotë për menaxhimin dhe përdorimin e të gjitha fondeve publike, si edhe të gjitha vendimeve të Këshillave Bashkiake dhe të Bashkive që lidhen me to, përfshirë organizimin e seancave të hapura publike, me lidhje live në televizionet kombëtare dhe rrjetet sociale, në funksion të llogaridhënies para qytetarëve.
5. Të angazhohen, me prioritet të veçantë, për realizimin e vazhdueshëm të seancave publike të hapura të Këshillave Bashkiake, me lidhje live në televizionet kombëtare dhe rrjetet sociale, ku qytetarët të dëgjohen në mënyrë të drejtpërdrejtë në seancat plenare.
6. Të angazhohen përmes nismave të përbashkëta institucionale, për ndalimin e betonizimit kriminal dhe korruptiv të qyteteve, duke i dhënë përparësi në vendimmarrjen lokale shëndetit të qytetarëve dhe gjelbërimit të qyteteve./Dosja.al
pakti pd-pl zgjedhjet lokale 14 maj 2023
Dokumenta bashkëngjitur
Politike
27 Tetor 2022, 12:19
A.B
Komisioni
TIRANË- Ditën e sotme është miratuar me shumicë votash projektligji për buxhetin 2023. Kryetari i Komisionit të...
Politike
27 Tetor 2022, 12:23
f.g
Sali Berisha dhe Ilir Meta
TIRANE- Partia Demokratke dhe Partia e Lirisë shkojnë bashkë në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023. Mar...
Politike
27 Tetor 2022, 12:18
f.g
Foto ilustrim
TIRANE- Ministri i Punëve të Brendshme, Bledi Çuçi njoftoi sot se buxheti i shtetit ka parashikuar vendosjen e nj&eum...
Politike
27 Tetor 2022, 12:09
f.g
Sali Berisha
TIRANE- "Nis procesi i ekzekutimit politik të personit më mafioz që ka patur Tirana", kështu iu është drejtuar g...
Politike
27 Tetor 2022, 12:05
F.M
Belind Këlliçi
TIRANË- Belind Këlliçi është personi i parë që ka dorëzuar zyrtarisht kandidaturë...
Politike
27 Tetor 2022, 11:55
f.g
Ilir Meta dhe Sali Berisha
TIRANE- Superpolitikani për të cilin foli dje kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta se do të jet...
Politike
27 Tetor 2022, 11:44
F.M
Vullnet Sinaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Vullnet Sinaj ka kërkuar që të mos rritet akciza tek birra vendase. I pranish&...
Politike
27 Tetor 2022, 11:33
F.M
Erion Braçe
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe kërkoi t'i vihej në dispozicion dy dokumente në të...
Politike
27 Tetor 2022, 11:00
F.M
Erion Braçe
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe u ka dhënë të drejtë deputetëve të Opoz...
Politike
27 Tetor 2022, 10:54
f.g
Bledi Çuçi
TIRANE- Ministri i Punëve të Brendshme, Bledi Çuçi në raportimin që bëri sot përp...