LIVE UPDATES
Politike

Zëri Amerikës: OCCRP ngre dyshime mbi veprimtarinë kriminale të ish-deputetit Doshi në Australi

Por, redaktori Brian Fitzpatrick nga Platforma Hulumtuese për Raportimin e Krimit të organizuar dhe Korrupsionit, në një bisedë me Zërin e Amerikës, thotë se dosjet e komisionit australian ofrojnë një pamje të zymtë të këtyre grupeve kriminale shqiptare dhe rrezikut që ato paraqesin për sigurinë kombëtare të Australisë.

2 Gusht 2023, 19:37 Nga I.A
Zëri Amerikës: OCCRP ngre dyshime mbi veprimtarinë kriminale
Tom Doshi

TIRANË- Këto ditë, platforma hulumtuese, Projekti për Raportimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, publikoi një hulumtim të bazuar në dosjet e Komisionit Australian për Zbulimin e Veprimtarive Kriminale që identifikon biznesmenin dhe ish deputetin shqiptar, Tom Doshi si drejtues të një grup kriminal në Australi, të përfshirë në trafikim narkotikësh, pastrim parash dhe shkelje të rregullave të emigracionit. Është hera e parë që dyshimet për lidhjet e zotit Doshi me krim të organizuar në Australi, ku kishte jetuar në fund të viteve ‘90, bëhen publike. Doshi – një aleat politik i kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama – përshkruhet si kreu i një sindikate krimi në Australi. Zoti Doshi i ka mohuar akuzat. Por, redaktori Brian Fitzpatrick nga Platforma Hulumtuese për Raportimin e Krimit të organizuar dhe Korrupsionit, në një bisedë me Zërin e Amerikës, thotë se dosjet e komisionit australian ofrojnë një pamje të zymtë të këtyre grupeve kriminale shqiptare dhe rrezikut që ato paraqesin për sigurinë kombëtare të Australisë.

Redaktori Brian Fitzpatrick thotë se në Australi gjatë viteve 2000 u krijuan një sërë rrjetesh të krimit të organizuar shqiptar, që merreshin me trafikim qeniesh njerëzore, pastrim parash dhe kontrabandë drogash. Rrjetet ishin të organizuara mbi baza klanore. Një prej tyre, sipas redaktorit Fitzpatrick, ishte rrjeti i supozuar i politikanit dhe biznesmenit Tom Doshi. Sipas dosjeve të autoriteteve australiane, këto grupe, aktive të paktën deri vitin 2020, janë të shtrira përgjatë disa qyteteve australiane, përfshirë Melbournin, Adelaiden dhe Perthin.

“Kemi shqyrtuar një sërë dokumentesh nga Komisioni australian për Zbulimin e Veprimtarive Kriminale, Në to skicohet se si krimi i organizuar shqiptar, që vepronte në bazë të një klanor, ka krijuar një perandori kriminale në Australi që nga viti 2000. Raportet përshkruajnë se si grupet e krimit të organizuar shqiptar shfytëzojnë mangësitë e sistemit të emigracionit dhe përmes trafikimit të drogës, kontrabandimit të njerëzve dhe duke shfrytëzuar pasaportat e përfituara me mashtrime dhe dokumente të falsifikuara emigracioni sigurojnë hyrjen në Australi. Në momentin që hyjnë aty, vazhdojnë të manipulojnë sistemin, duke shfrytëzuar procesin e stërzgjatur të vizave për të qëndruar në Australi dhe gjatë kësaj kohe përfshihen në vepërimtari kriminale” thotë zoti Fitzpatrick.

Sipas tij, mes tyre është edhe rrjeti që agjencia australiane pretendon se udhëhiqej nga zoti Doshi dhe përbëhet nga anëtarë të familjes së tij të gjerë. Tetë nga anëtarët e këtij rrjeti janë kushërinj të zotit Doshi dhe janë subjekt hetimesh nga autoritetet australiane për trafikim droge dhe pastrim parash gjatë viteve të fundit. Aktivitetet e tyre përfshijnë kultivimin e kanabisit dhe përdorimin e fitimeve nga shitja e tij për importimin e kokainës në Australi. Ato që përshkruan raporti australian i zbulimit, sipas zotit Fitzpatrick, tregojnë për një skemë afatgjate të organizimit të këtyre grupeve.

“Dosjet përmbajnë hollësi për pesë cikle të jetës së krimit të organizuar shqiptar në Australi. Ato përfshijnë rekrutimin e këtyre njerëzve në Shqipëri, dërgimin e tyre në Australi, duke u premtuar punë dhe duke përdorë dokumente të dyshimta për të qëndruar në Australi, ku më pas përfshihen në aktivitete kriminale, deri sa kapen dhe dëbohen nga vendi. Janë mjaft të detajuara dhe tregojnë se këto grupe nuk lindin organikisht, ato kanë një plan afatgjatë në mendje, kur i dërgojnë njerëzit drejt Australisë. E dinë se çfarë po bëjnë,” theksoi zoti Fitzpatrick.

Zoti Doshi, i cili që nga viti 1997 ka kaluar një pjesë të jetës së tij në Australi, i ka mohuar pretendimet e autoriteteve australiane. Ai ka mohuar se drejton një organizatë krimi në Australi dhe ka hedhur poshtë pretendimet se një rrjet i tillë është i përbërë nga familjarët e tij.

Por, zoti Fitzpatrick thotë, se ndonëse nuk është ngritur aktakuzë ndaj zotit Doshi, raporti australian ngre shqetësim për aktivitetin e klaneve kriminale me origjinë nga Shqipëria.

“Këto janë raporte të agjencive të zbulimit dhe të policisë. Nuk ka akuzë të ngitur në këtë rast ndaj zotit Doshi në Australi, SHBA apo Britaninë e Madhe me sa dimë, dhe ai mbetet i pafajshëm derisa të dëshmohet ndryshe. Por, këto dosje gjithsesi krijojnë një pamje të qartë rreth klaneve, jo vetëm të tij, por edhe klaneve tjera, dhe rrezikun që ato paraqesin për sigurinë kombëtare të Australisë,” thotë zoti Fitzpatrick.

Raporti australian përqendrohet në rastin e dy nipave të zotit Doshit, të cilët sipas autoriteteve, kanë përdorur përfitimet nga kultivimi i kanabisit për të importuar kokainë dhe meta-amfetaminë në Australi. Njërit prej tyre është arrestuar dhe ndaj tij është ngritur aktakuza për trafikim narkotikësh dhe pastrim parash, pasi policia gjeti një sasi kokaine me vlerë prej 1 milion dollarësh të fshehur në një aparat për prodhim tymi.

Raporti i Projektit për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, po ashtu konfirmon edhe zërat, që u përhapën në Shqipëri për rastin e ish agjentit të FBI-së, Charles McGonigal, se ishte biznesmeni shqiptar Tom Doshi ai që i kishte kërkuar ndihmë agjentit të FBI-së, për atë që zoti Doshi pretendonte, se ishte një komplot për ta vrarë.

Sipas zotit Fitzpatrick, agjenti McGonigal e kishte takuar zotin Doshi më shumë se një herë.

“Ish agjenti McGonigal akuzohet për takime me një numër biznismenësh dhe politikanësh, por në aktpadi nuk jepen emrat e tyre. Ai është akuzuar se ka marrë shuma të caktuara parash nga një shqiptar në SHBA. Në njerën nga aktakuzat, thuhet se ai u takua me një biznismen dhe politikan, që kërkonte ndihmë për të zbuluar një komplot për vrasjen e tij. Dhe raportimi ynë zbulon se ky person, në fakt, është Tom Doshi. Një nga burimet na tha se takimi ishte shumë miqësor. Takimi ndodhi para se zoti Doshi të shpallej persona non-grata nga SHBA-të. Më pas edhe vet zoti Doshi na e konfirmoi takimin, por, ai ofroi një interpretim tjetër, duke thënë se ishte zoti McGonigal që e kishte kërkuar takimin, kur në fakt burimet tona tregonin se fjala ishte për diçka tjetër,” thotë zoti Fitzpatrick.

Në Shqipëri, zoti Doshi ka qënë anëtar parlamenti për tri mandate si anëtar i Partisë Socialiste dhe kryeson Partinë Social-Demokrate. Në vitin 2018, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ia ndaluan udhëtimin në Amerikë atij dhe familjes, për shkak “të përfshirjes në korrupsion të përmasave të gjëra.

Marrë nga VOA

occrp tom doshi

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje