LIVE UPDATES
Politike

"Zëri i Amerikës": Ministri i jashtëm grek kërcënon Shqipërinë nëse ngre çështjen çame

Autoritetet greke e kanë refuzuar gjithnjë ngritjen e çështjes çame në bisedimet me Shqipërinë duke e konsideruar një çështje inekzistente. Prej disa vitesh pala shqiptare e ka përmendur megjithatë në disa takime, të paktën në nivel ministrash të Jashtëm.

23 Maj 2022, 21:10 Nga DOSJA
"Zëri i Amerikës": Ministri i jashtëm grek
Pamje nga konferenca sot

Në Tiranë kërkesa e ministres së Jashtme shqiptare Olta Xhaçka që mes dy vendeve të mund të diskutohej në të ardhmen dhe mbi të drejtat e pronësisë së komunitetit çam mori një përgjigje me tone kërcënuese nga homologu i saj grek Nikos Dendias. Ai foli për një çështje që nuk ekziston dhe që si e tillë do kishte pasoja të shumëfishta në rrugëtimn europian të Shqipërisë. Të ministrat deklaruan ndërkaq gatishmërinë për të përshpejtuar procedurat për të dërguar në Gjykatën ndërkombëtare të Drejtësisë çëshjen e delimitimit të kufirit detar mes dy vendeve

Autoritetet greke e kanë refuzuar gjithnjë ngritjen e çështjes çame në bisedimet me Shqipërinë duke e konsideruar një çështje inekzistente. Prej disa vitesh pala shqiptare e ka përmendur megjithatë në disa takime, të paktën në nivel ministrash të Jashtëm.

Edhe sot, në takimin me homologun e saj grek, minisrja Olta Xhaçka u shpreh se “vendet tona mike mund të fillojnë diskutimet edhe për çështje të tjera, sado të vështira që kemi trashëguar nga historia e nga periudha tragjike e Luftës së Dytë Botërore, siç është nevoja për të abroguar Ligjin e Luftës, apo çështja e të drejtave të pronësisë dhe të drejtave të njeriut të komunitetit çam”.

Por ndërsa për abrogimin e ligjit të luftës, ministri i Jashtem grek Nikos Dendias tha se "është dicka nga e cila duhet të shkëputemi e të bashkëpunojmë që pikat historike për abrogimin e tij të përmbyllen sa më shpejt", ai përdori tone të hapura kërcënuese ndaj Shqipërisë, në një referencë të qartë ndaj ngritjes së çështjes çame. Sipas tij "nuk duhet të krijohen çështje që nuk ekzistojnë, sepse kjo do të çonte në pasoja me nivele të shumëfishta ku Greqia do të vendosë çështje të tjera që kanë të bëjnë me itinerarin e Shqipërisë në Europë".

Çështja e abrogimit të ligjit të luftës mes dy vendeve është trajtuar disa herë mes palëve. Një vit e gjysëm më parë, po gjatë një vizite në Tiranë dhe në krah të kryeministrit Edi Rama, ministri Dendas e kishte cilësuar një anakronizmë, ndërsa kryeministri Rama kishte shprehur besimin se kjo çështe do mbyllej pozitivisht dhe shpejt.

Po gjatë atij takimi, të dy bënë të ditur vendimin që përcaktimi i kufijve detarë të merrte zgjidhje në Gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë në Hagë, organizëm i Kombeve të Bashkuara. Sot ministrja Xhaçka tha se “ikonfirmuam dhe njëherë vullnetin tonë për kërkimin e një kompromisi për ta referuar çështjen tek një palë e tretë gjyqesore, siç është Gjykata Ndërkombetar e Drejtësisë”.

Ndërsa ministri Dendias theksoi se “është e rëndësishme si do të përshpjetojmë hapat për të përmbushur pjesën teknike në mënyrë që të depozitojmë sa më shpejt dokumentat në gjykatë".

Dërgimi në gjykatë kërkon që palët të përcaktojnë pikat e mosmarrëveshjeve mes tyre për të cilat do të kërkojnë interpretimin e gjykatës. Zëri i Amerikës ka mësuar se mes dy vendeve kanë nisur fazat përgatitore të bisedimeve që do të duhet të zhvillohen më pas për të arritur marrëveshjen mbi dokumentin që do të dërgohet para gjykatës. Këto bisedime duhet të zhvillohen pas dhënies së plotfuqisë nga ana e presidentit ndërsa marrëveshja sërish do të duhet të ratifikohet nga parlamenti./VOA

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet