LIVE UPDATES
Politike

"Zero tolerancë ndaj analfabetizmit"/ Berisha në Elbasan: Ne zotohemi se do konsiderojmë në mënyrën më serioze arsimin e mesëm të detyrueshëm

Kreydemokrati tha se do bëhet çdo përpjekje që fëmijët të mbarojnë shkollat 9-vjeçare dhe të gjithë pa përjashtim shkollat e mesme. 

7 Maj 2025, 21:20 Nga E. D
"Zero tolerancë ndaj analfabetizmit"/ Berisha në Elbasan: Ne
Sali Berisha

ELBASAN- Lideri i demokratëve Sali Berisha, duke folur në takimin përmbyllës të fushatës në Elbasan, është ndalur veçanërisht tek shkollimi i fëmijëve. Kryetari i PD-së ka premtuar se, do të ketë zero tolerancë ndaj analfabetizmit. Kreydemokrati tha se do bëhet çdo përpjekje që fëmijët të mbarojnë shkollat 9-vjeçare dhe të gjithë pa përjashtim shkollat e mesme. 

"Miq, u ndala në këtë çështje se kjo është një çështje themelore. Në qoftë se të tjerat që numërova marrin përgjigje flakë për flakë në 100 ditë, kjo kërkon kohën e vet. Kjo kërkon punë shumë serioze, shumë të thellë. Kjo kërkon që ta nisim që nga lindja, që nga djepi. Ne nuk e lëmë kurrë kombin në këtë rrokullimë. Ne do e nisim nga djepi. Ne do vëmë për fëmijën e parë 70 euro. Për fëmijën e dytë, 60 euro. Për fëmijën e tretë dhe të katërt do paguajmë nga lindja gjer 23 vjeç. Ka vetëm një alternativë, ose kombi në moshën e rinisë së tij, ose kombi në katakombet e historisë.

Por kjo e dyta nuk do ndodhë kurrë. Sot përsëri do ndalem. Rritet me shpejtësi të madhe analfabetizmi. Zero tolerancë ndaj analfabetizmit. Do bëhet gjithçka që asnjë fëmijë të mos mbetet analfabet. Do bëhet çdo përpjekje që fëmijët të mbarojnë shkollat 9-vjeçare dhe të gjithë pa përjashtim shkollat e mesme. Ne zotohemi se do konsiderojmë në mënyrën më serioze arsimin e mesëm të detyrueshëm për të gjithë fëmijët shqiptarë.
Kombet që e kanë bërë këtë, kanë njohur zhvillim. Kanë pasur përparim. Jo vetëm kaq, asnjë pengesë, dyert e hapura për universitetet. Hiqet mesatarja.

Jeta akademike do rigjallërohet. Autonomia dhe liria akademika do rikthehet në universitetet tona. Universiteti dhe shkolla në tërësi do jetë në partneritet të plotë me sipërmarrjet. Çdo i ri që diplomohet, brenda një viti do ketë punë në sektorin publik ose privat. Qeveria do paguajë një vit sigurimet shoqërore për ta. Sipërmarrësit që punësojnë të rinj nën 30 vjeç, mund të përfitojnë ulje gjer në 70 përqind të taksave. Shteti do krijojë fondin e sipërmarrjes së të rinjve. 10 milionë euro në vit për startupet e të rinjve. 5 mijë euro grant për çdo të ri që nis një biznes dhe kredi të buta më pas për suksesin e tij.

Miq, ose do investojmë për rininë tonë, është investim jetik, vendimtar për ne, përndryshe na pret fati i shumë kombeve të tjera që janë zhdukur në histori. Por ne nuk zhdukemi kurrë. Raca jonë nuk zhduket kurrë. Të rinjtë kanë talente, do mbështesim çdo talent. Do krijojmë një fond të veçantë fillimisht 5 milionë euro për të mbështetur secilin të ri në talentin e tij. Do bëjmë gjithçka që ata 600 e ca mijë të rinj që ikën, të rikthehen në Shqipëri. Pesë vite pa taksa në vendin e tyre,. Për të gjithë çifte te reja, nj çati. Qeveria do garantojë një grant 30 mijë euro që të paguajnë interesat e kredisë. Edhe për ata që kthehen, do u japim grantin, do krijojmë kushte për strehim. Rikthimi i kombit në rini është misioni më i shenjtë që mund të ndërmarrim së bashku. Dhe data 11 maj është datë përcaktuese për fatin tonë, për dinjitetin tonë, për Elbasanin," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet