4 Qershor 2022, 19:51
Nga I.A
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Enkelejd Alibeaj ka reaguar për zgjedhjen e Bajram Begajt si President. Me anë të një postimi në Facebook, Alibeaj shkruan se ata nuk mund të bëheshin pjesë e një procesi farsë të Ramës. Ai gjithashtu ka shkruar se vendi ka nevojë për një President të të gjithve dhe për një proces gjithëpërfshirës dhe transparent.
Postimi i Plotë:
Seanca për zgjedhjen e Presidentit të Republikës ishtë farsa e radhës për të cilën opozita i duhej Ramës vetëm për fasadë. Për shqiptarët e mësuar me lojërat e politikës së vjetër, shfaqja e sotme, që nga propozimi i emrit, procedurat e përshpejtuara dhe përfshirja e non gratave të Parlamentit, dëshmuan dhe njëherë se nuk ka asnjë të re nga fronti i atyre që mbajnë njëri-tjetrin në skenën e politikës. Grupi parlamentar i PD vendosi të mos marrë pjesë në këtë seancë fasadë votimi, sikundër në mënyrë tejet transparente, përgjatë disa takimeve mediatike ne syt të publikut u tregoi shqiptarëve që nuk bëhet pjesë e bojkotit të institucioneve apo negociatave, kulisave apo pazareve. Por kurrsesi nuk mund të shndërrohej në garniturë të pjatës së servirur nga Edi Rama.
Shqipëria kishte nevojë jo vetëm për një President të të gjithëve, por mbi të gjitha për një proces gjithëpërfshirës, transparent e real, i cili t’i jepte atij besimin e të gjithë shqiptarëve. Produkti i këtij procesi do mund të shihej kështu si bartës i unitetit të popullit, si njeriu mbi palët, si zbutës e moderator i klimës politike dhe si rregullator i ngërceve insititucionale. Presidenti i Republikës forcën e vet e merr nga besimi dhe legjitimiteti që populli i jep. Ishte ky detyrimi që secila palë politike, e cila pretendon të përfaqësoje sinqerisht shqiptarët, duhej të angazhohej e të përmbushte kështu detyrimin e saj kushtetues, politik dhe institucional. Këtë besuam e besojmë, dhe kësaj i shërbyem. E sotmja po, por edhe e ardhmja do na gjykojë e japë të drejtë!
Politike
4 Qershor 2022, 19:52
Fotoja e Bajram Begajt që ka shpërndarë Meta
TIRANË- Presidenti Ilir Meta reagon për zgjedhjen e Bajram Begajt si pasardhësin...
Politike
4 Qershor 2022, 19:46
Bajram Begaj dhe Niko Peleshi
TIRANË- Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka reaguar për zgjedhjen si President të Shqipërisë t...
Politike
4 Qershor 2022, 19:41
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka reaguar për zgjedhjen si President të Shqipërisë të Bajr...
Politike
4 Qershor 2022, 19:22
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ironizuar mungesën e ish-kryedemokratit Lulzim Basha në Kuvend ditën e sotme. Teksa ësht...
Politike
4 Qershor 2022, 19:22
Edi Rama, kryeminister
TIRANE- Kryeministri Edi Rama nuk pranoi të komentojë akuzat që vijnë nga opozita dhe raportimet mediatike se pr...
Politike
4 Qershor 2022, 19:11
k.m
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk e ka komentuar faktin që presidenti Ilir Meta e ka dekretuar lirimin nga detyra të shefit të...
Politike
4 Qershor 2022, 19:16
f.g
TIRANE- Kryeministri Edi Rama e quajti pa rëndësi faktin se kandidatura e PS për president, Bajram Begaj nuk është një president...
Politike
4 Qershor 2022, 19:09
k.m
Foto nga Kuvendi
TIRANË- Opozitës i rrjedh një votë pro presidentit të ri të zgjedhur nga kryeministri Edi Rama. Për t&...
Politike
4 Qershor 2022, 19:05
f.g
Bajram Begaj, Presidenti i ri
TIRANE- Bajram Begaj e priti me kërshëri zgjedhjen e tij në krye të presidencës shqiptare. Begaj shk...
Politike
4 Qershor 2022, 18:52
Edi Rama dhe Bajram Begaj
TIRANË- Zgjidhet presidenti i ri, Bajram Begaj! Kandidati i maxhorancës ka marrë 78 nga 71 vota pro të nevoj...