18 Maj 2022, 10:09
Nga DOSJA
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj deklaroi ditën e sotme se opozita ka marrë pjesë në procesin e zgedhjes së presidentit duke mos krijuar alibi. Po ashtu, Alibeaj tha se kanë marrë pjesë në proces në mënyrë që mazhoranca të mos ketë zë e të thotë se ata nuk erdhën në takim.
'Opozita mori pjesë në këtë proces për të mos krijuar alibi, arsye të paqena që pjesa tjetër e Kuvendit të shkojë në raundin e katërt dhe të pestë e të këndojnë "Ata s'erdhën, por e zgjedhim ne". Kjo nuk do ti shërbente askujt, thjesht do ishte zgjatim i mazhorancës. Kjo është arsyeja pse kemi marrë pjesë në këtë proces. Pavarësisht ndryshimeve të 2008, thelbi mbetet, 3 raundet e para presidenti duhet të zgjidhet me jo më pak se 84 vota. Ajo që sot konsiderohet mazhorancë nuk e ka legjitimitetin real, atë që buron nga zgjedhjet. Kriteret nuk janë ndonjë habi, përveç kritereve, legjislacioni përmbante një sërë kriteresh të tjera të shpërndara andej-këtej që i referohen institucioneve të tjera dhe ka ardhur e gjitha si nevojë për deformimin për të implementuar edhe për presidentin. Pjesa e dytë i përket procesit. Është legjitime, e justifikuar, shkon drejt frymës së kushtetutës. Në 3 raundet e para, e drejta për të propozuar t'i përkasë opozitës"- tha Alibeaj.
Raundi i parë dështoi pa asnjë emër të propozuar, mirëpo sot është arritur marrëveshja e parë për emrin e presidentit të ri të vendit. Në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve, u caktua se opozita do të ketë të drejtën që të vijë me të paktën 4 emra përballë maxhorancës për të diskutuar se cili prej tyre do të zërë vendin e kreut të shtetit, pas përfundimit të mandatit të Ilir Metës.
(a.b)/dosja.al
Politike
18 Maj 2022, 10:13
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla nuk pranoi kushtin e vendosur nga opozita. Në nisje t&eu...
Politike
18 Maj 2022, 08:30
Foto nga takimi i sotëm
TIRANË- Propozimet në tre raundet e para për presidentin e ri të vendit do t’i bëjë opozit...
Politike
17 Maj 2022, 21:47
konferenca e Kryetareve
TIRANË- Në Shqipëri, raundi i dytë i votimit për presidentin e ri do të zhvillohet të hën&e...
Politike
17 Maj 2022, 21:18
Gazetarja dhe Milva Ekonomi
TIRANË- Farat e dyshuara si kanabis sativa mbillen në disa qendra bujqësore për t’u përdorur m&e...
Politike
17 Maj 2022, 20:59
Takimi në Bashkinë e Kukësit
KUKËS- Partia Socialiste ka nisur reformimin në kryetarët e degëve, por jo në selit&eu...
Politike
17 Maj 2022, 20:29
Sali Berisha
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj gjyqtares Blerina Muça, e cila mori në konsiderat&e...
Politike
17 Maj 2022, 20:22
Blendi Klosi, Damian Gjiknuri dhe Ulsi Manja
TIRANË- Partia Socialiste ka nisur lëvizjet në qarqe. Konkretisht është vendosur q&e...
Politike
17 Maj 2022, 20:15
Edi Rama dhe Michael Granoff
TIRANË- Qeveria shqiptare ka firmosur marrëveshjen me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) pë...
Politike
17 Maj 2022, 20:06
Sali Berisha
DURRËS- Ish-kryeministri Sali Berisha tha se kryeministri Edi Rama do t'i caktojë pa votë krerët e degëve. I oranish...
Politike
17 Maj 2022, 19:54
Taulant Balla, Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Negociatat për Presidentin e ri do të vijojnë nesër në Kuvend, në sallën k...