LIVE UPDATES
Politike

Zgjedhjet/ Begaj takon drejtuesit e institucioneve, mesazhi: Reagoni! Shit-blerja e votës dhe manipulimi i zgjedhjeve, të patolerueshme

Begaj tha se zgjedhjet janë të qytetarëve e jo të partive politike, ndaj dhe qytetarët duhen lënë që të shprehin vullnetin e tyre të lirë.

13 Prill 2023, 11:12 Nga F.M
Zgjedhjet/ Begaj takon drejtuesit e institucioneve, mesazhi: Reagoni!
Bajram Begaj

TIRANË- Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar sot takime me drejtues të ndryshëm të institucioneve, ndërkohë që jemi një muaj para zgjedhjeve. Kreu i Shtetit priti kryesuesen e misionit të OSBE-së, Audrey Glover, kryekomisionerin Ilirjan Celibashi, Drejtori i Policisë Muhamet Rumbullaku, i dërguari i SHBA-ve Damien Smith, përfaqësues të AMA-s dhe anëtarë të KAS. Në mesazhin e tij pas takimit, Begaj u bëri thirrje institucioneve që të zbatonin standartet e nevojshme për zgjedhjet. Kreu i Shtetit tha se shitblerja e votës, keqpërdorimi i fondeve dhe çdo gjë tjetër që mund të cënojë procesin zgjedhor, është totalisht e patolerueshme. Begaj tha se zgjedhjet janë të qytetarëve e jo të partive politike, ndaj dhe qytetarët duhen lënë që të shprehin vullnetin e tyre të lirë.

Deklarata e Begajt:

Të nderuar Ambasadorë, Të nderuar drejtues të institucioneve dhe strukturave të angazhuara me organizimin, administrimin dhe vlerësimin e procesit zgjedhor, Të nderuar përfaqësues të medias, Të nderuar pjesëmarrës, E kam shumë të rëndësishëm këtë takim me ju sot, pasi sigurimi i standardeve zgjedhore jep garanci për një pushtet i cili përfaqëson vullnetin e qytetarëve shqiptarë. Një proces zgjedhor i drejtë, i paanshëm dhe i bazuar tërësisht në kushtetutë e ligj, është detyrim thelbësor ndaj vendit tonë. Me reformën në sistemin e drejtësisë dhe me fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, vendi ynë ka hapur qartazi një faqe të re në historinë e demokracisë shqiptare.

Proceset demokratike në Shqipëri janë ndërtuar, zhvilluar dhe forcuar me kontributin e çdo bashkëqytetari të angazhuar brenda e jashtë vendit. Institucionet që ju përfaqësoni, kanë përgjegjësinë e madhe të prezantimit,  menaxhimit dhe performancës, të të gjithë procesit zgjedhor sipas standardeve demokratike. Miradministrimi i këtyre zgjedhjeve nga ana juaj, sipas përgjegjësive që ju ngarkon ligji, duhet të përmbushi këto standarde të pacënueshme, në mënyrë që këto zgjedhje të mos  cilësohen thjesht si më të mira se sa ato të viteve të mëparshme. Është më se e natyrshme që partitë politike të përfshihen në fushatë elektorale me gjithë entuziazmin që përfaqësojnë ofertat politike, por ky nuk mund të jetë entuziazmi i asnjë aktori institucional përgjegjës për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Partitë politike duhet të paraqesin vetëm ofertën! Kjo ofertë duhet dhënë në mënyrë sa më të qartë dhe sa më transparente. Eksperiencat e mëparshme na kanë përballur jo rrallëherë me fenomene negative dhe me forma të paligjshme si pjesë e fushatës zgjedhore, për të cilat institucionet jo gjithmonë kanë reaguar me sukses ndaj tyre. Sot, kuadri zgjedhor është më i plotë dhe instrumentet mbrojtëse janë më të avancuara.

Fenomenet e shit-blerjes së votës, keqpërdorimit të burimeve financiare, financimet e paligjshme dhe jo transparente të partive politike, prishja apo manipulimi i procesit zgjedhor janë të patolerueshme. Policia, si dhe të gjitha institucionet e tjera përgjegjëse duhet të reagojnë përballë çdo fenomeni që mund të cënojë procesin zgjedhor. Organizuesit dhe monitoruesit e zgjedhjeve, gjithashtu dhe të gjitha institucionet e përfshira në proces, duhet të punojnë me paanësi, e përgjegjshmëri. Ju, jeni mbrojtësit e standardeve zgjedhore, jeni garantët e lirisë dhe të ndershmërisë së zgjedhjeve. Ju jeni garantët e demokracisë shqiptare! Çdo votues duhet të ushtrojë të drejtën kushtetuese përmes votës, e cila duhet të pasqyrojë vullnetin e tij dhe të askujt tjetër. Ne kemi në dorë që qytetarët të kenë zë, të drejtë zgjedhjeje e të jenë vendimtarë mbi fatin e propozimeve mbi bazën e programeve që i bëhen. Idetë dhe iniciativat duhet të mbështeten në mënyrë që Shqipëria të mbrojë e të fuqizojë potencialin e madh natyror, kulturor e njerëzor që ka. Aktorët zgjedhorë institucionalë, ashtu si dhe aktorët mediatikë, kanë përgjegjësi po aq sa partitë politike që shtetasit të dëgjohen, të respektohen dhe që kjo fushatë të bëhet çliruese e jo penguese e mundësive për një pushtet, i cili duhet të jetë i tëri në funksion dhe për qytetarët.

Gjej rastin këtu t’u bëj thirrje të gjithë subjekteve të përfshira në fushatë elektorale, që të mos e konsiderojnë konkurrimin si mundësi të denigrimit të njëri-tjetrit, por të angazhohen në garë me idetë më inovative për përmirësimin e jetesës së qytetarëve dhe për zhvillimin social- ekonomik të tyre, duke ruajtur kulturën, traditat, si dhe duke mbrojtur mjedisin e secilës prej njësive vendore të vendit tonë. Etika e garës dhe e komunikimit duhet të rrezatojë qytetari, mirësjellje dhe respekt, jo negativitet armiqësi apo agresivitet; argumente dhe jo sharje; mundësi zgjedhjeje dhe jo kërcënime; respekt të ndërsjellë dhe jo armiqësi ndaj njëri-tjetrit. Kjo është fryma me të cilën duhet të zhvillohet një debat i natyrshëm publik përpara një procesi zgjedhor. Media është gjithashtu një nga aktorët e rëndësishëm për të garantuar një proces zgjedhor sa më të lirë e të ndershëm. Të mbështeten gazetarët në misionin e tyre të përcjelljes të zërit të qytetarëve, si dhe të pasqyrimit në mënyrë të paanshme të të gjithë procesit dhe platformave të kandidatëve. Organizimi i zgjedhjeve të drejta, të lira, të ndershme dhe përmbushja e vullnetit të qytetarëve janë pjesë e pandashme e aspiratës së Shqipërisë evropiane, çka synon forcimin e besimit në institucionet e vendit dhe hedhjen e hapave të sigurt drejt anëtarësimit në BE. Për këto dy aspirata, këto zgjedhje kanë një rol vendimtar. Ndërsa ju, partitë politike, Ne të gjithë bashkërisht, kemi përgjegjësinë që ky rol të përmbushet! Të nderuar pjesëmarrës, Në çdo moment të këtij procesi zgjedhor, tek unë do të gjeni dëgjuesin e vëmendshëm, dhe tek Institucioni i Presidentit mbështetje të palëkundur.

Ju ftoj që brenda mandateve tuaja dhe në përmbushje të detyrimeve kushtetuese, të jeni organizues, garantues dhe vlerësues të një procesi zgjedhor me standarde, cilësor, të paanshëm dhe demokratik në respekt të votës së çdo shqiptari dhe të aspiratës evropiane të Shqipërisë, si dhe të një procesi zgjedhor që në asnjë rrethanë nuk shtrembëron ose tjetërson vullnetin dhe votën e lirë të qytetarëve shqiptarë. Në përfundim më lejoni të përcjell një mesazh për të gjithë votuesit e vendit tim: Të dashur bashkëqytetarë, Zgjedhjet vendore ju japin mundësinë për të përmirësuar hapësirën e jetesës së përditshme, duke filluar nga rruga ku kaloni çdo ditë, lagjia ku rriten fëmijët tuaj, si dhe qyteti apo fshati ku ju banoni. Ndaj ju lutem, në këto zgjedhje, me efekte të menjëhershme në përditshmërinë tuaj, ushtroni vullnetin tuaj, të mirëinformuar dhe krejt të lirë. Çdo intimidim apo shantazh duhet të denoncohet e dënohet! Ju ftoj të ushtroni të drejtën dhe pushtetin e votës suaj me gjithë forcën që i takon, duke përmbushur detyrimin tonë qytetar. Zgjedhjet nuk janë të partive politike, por janë për qytetarët shqiptarë, janë për Shqipërinë. Faleminderit!

bajram begaj zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit