LIVE UPDATES
Politike

Zgjedhjet e 11 majit/ Corriere Della Sera: Si ndërhyjnë njerëzit e Presidentit Trump në fushatën zgjedhore në Shqipëri

Corriere Della Sera shkruan se Chris LaCivita ka qenë në Shqipëri tri herë, ka mbajtur tubime, e ka portretizuar Berishën si viktimë të persekutimit politik socialist, ashtu si Trump u persekutua nga ata që ai i quan socialistë amerikanë, dhe ka ndërtuar spote dhe slogane elektorale të modeluara sipas atyre të fushatës amerikane.

7 Maj 2025, 22:32 Nga M.B
Zgjedhjet e 11 majit/ Corriere Della Sera: Si ndërhyjnë njerëzit
Donald Trump

TIRANA- Media italiane "Corriere Della Sera" i ka dedikuar një artikull "zbarkimit" të ekipit të fushatës së presidentit Donald Trump, krah Partisë Demokratike në Shqipëri. Corriere Della Sera shkruan se Chris LaCivita ka qenë në Shqipëri tri herë, ka mbajtur tubime, e ka portretizuar Berishën si viktimë të persekutimit politik socialist, ashtu si Trump u persekutua nga ata që ai i quan socialistë amerikanë, dhe ka ndërtuar spote dhe slogane elektorale të modeluara sipas atyre të fushatës amerikane.

Në artikull shtohet se ai përfshiu disa njerëz të afërt me presidentin e SHBA-së në zbarkimin e tij në Shqipëri: menaxherin e fushatës së Trump në vitin 2016, Paul Manafort (i cili më vonë përfundoi në burg për mashtrim bankar dhe tatimor, por u rehabilitua falë faljes presidenciale), anketuesin e fushatës së tij të vitit 2024, Tony Fabrizio, dhe vajzën e Susie Wiles, e cila punon për një firmë lobimi.

Media italiane shton se në skenarin kompleks të politikës ballkanike, është e mundur që Uashingtoni të dëshirojë të mbjellë farat e një përmbysjeje të ardhshme të ekuilibrit të pushtetit, ndoshta duke i penguar socialistët të arrijnë dy të tretat e përfaqësimit parlamentar që do t'i jepte Edi Ramës dorë të lirë.

ARTIKULLI I PLOTË:

Duket të jetë një përpjekje nga ekipi i Trump për të ndryshuar kursin politik të Shqipërisë, e cila shkon në zgjedhje të dielën. Favoriti për t’u rizgjedhur është Edi Rama, kreu i Partisë Socialiste, ndërsa Partia Demokratike e krahut të djathtë është në vështirësi edhe për shkak se ish-lideri i saj, Sali Berisha, i cili ishte kryeministër nga viti 2005 deri në vitin 2013, po përballet me disa akuza për korrupsion dhe i është ndaluar hyrja në Shtetet e Bashkuara (ku ai as nuk mund të shkelë me urdhër të Administratës Biden, e cila e ka shpallur atë person non grata).

Por në betejën elektorale që po përfundon këto ditë (më 11 maj do të rinovohet Parlamenti që do të shpallet qeveria e re) ka hyrë një ekip "Trumpianësh", i udhëhequr nga bashkë-menaxheri i fushatës zgjedhore të Donaldit në vitin 2024, Chris LaCivita, pikërisht në mbështetje të Partisë Demokratike të Berishës. LaCivita, një ish -marins që luftoi dhe u plagos në Luftën e Gjirit të vitit 1991, është një figurë e fortë e cila, ndryshe nga menaxherja tjetër e fushatës së Trump, Susie Wiles, e cila u bë shefe e stafit të Shtëpisë së Bardhë, nuk ka marrë një post në kabinet që nga zgjedhja e presidentit të ri. Ai është i përfshirë në një Trump Super PAC të mbështetur nga Elon Musk, një organizatë e lidhur me Trump që po punon kryesisht për zgjedhjet e mesit të mandatit të vitit të ardhshëm. Dhe pastaj ai po ofron konsulencën e tij si strateg zgjedhor për disa vende të huaja. Filloi me Australinë (ku gjërat nuk shkuan mirë për Trump ) dhe tani ka kaluar në Shqipëri.

Wall Street Journal e përshkruan misionin e tij si një operacion " Ta bëjmë Shqipërinë të madhe përsëri" , një strategji elektorale Trumpiane për eksport: në fakt, LaCivita ka qenë në Shqipëri tri herë, ka mbajtur tubime, e ka portretizuar Berishën si viktimë të persekutimit politik socialist, ashtu si Trump u persekutua nga ata që ai i quan socialistë amerikanë, dhe ka ndërtuar spote dhe slogane elektorale të modeluara sipas atyre të fushatës amerikane. Dhe ai përfshiu disa njerëz të afërt me presidentin e SHBA-së në zbarkimin e tij në Shqipëri: menaxherin e fushatës së Trump në vitin 2016, Paul Manafort (i cili më vonë përfundoi në burg për mashtrim bankar dhe tatimor, por u rehabilitua falë faljes presidenciale), anketuesin e fushatës së tij të vitit 2024, Tony Fabrizio, dhe vajzën e Susie Wiles, e cila punon për një firmë lobimi.

Megjithatë, LaCivita nuk u regjistrua si konsulent që vepronte jashtë vendit, duke pasur kontakte politike edhe në atdheun e tij dhe pretendoi se nuk kishte ndonjë mandat të drejtpërdrejtë nga Trump.. E cila, për më tepër, ende nuk e ka revokuar ndalimin e Berishës nga SHBA-ja.

Pas dështimeve në Kanada dhe Australi, ka të ngjarë që edhe kjo ndërhyrje indirekte në Shqipëri të jetë e pasuksesshme. Të gjitha sondazhet u japin socialistëve një avantazh të qartë : pushtimin e 76-80 vendeve nga 140 në Parlament, ndërsa Partia Demokratike e krahut të djathtë nuk duhet të shkojë përtej 52-56 vendeve.

Por, në skenarin kompleks të politikës ballkanike, është e mundur që Uashingtoni të dëshirojë të mbjellë farat e një përmbysjeje të ardhshme të ekuilibrit të pushtetit, ndoshta duke i penguar socialistët të arrijnë dy të tretat e përfaqësimit parlamentar që do t'i jepte Edi Ramës dorë të lirë, i cili konsiderohet mirë në Evropë edhe nga udhëheqësit konservatorë si udhëheqësi përgjegjës i një prej vendeve më të qëndrueshme në zonën e Ballkanit, por ai prapëseprapë i përket familjes socialiste.

Mendoni vetëm për Italinë, ku kryeministrja Giorgia Meloni ka pasur marrëdhënie të ngushta me Ramën për vite me radhë për shkak të marrëveshjeve midis dy vendeve për emigracionin, ndërsa Forza Italia, partia e zëvendësit të saj dhe Ministrit të Jashtëm Antonio Tajani, ka Demokratët e Berishës si kontaktin e saj në Shqipëri të cilat për momentin janë të gjymtuara nga procedurat penale të udhëheqësit të tyre në të tetëdhjetat. Operacioni LaCivita mund të ketë gjithashtu një objektiv më të kufizuar të rehabilitimit të Berishës me pasojë rilegjitimimin (dhe rilançimin) e partisë së tij.

shba shqiperia

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet