LIVE UPDATES
Politike

“Zgjedhjet nuk ishin për të fajësuar Veliajn”/ Rama: Hapëm rrugën e zgjedhjeve sepse Tiranës i duhet një udhëheqës, Ogerta mbetet kandidatja jonë

Rama theksoi se në takime të tilla, duhet të ishte Veliaj që të fliste për buxhetin e kryeqytetit dhe bëri thirrje Kushtetuese, e cila anuloi zgjedhjet, të kthejë në detyrë Veliajn.

15 Nëntor 2025, 10:47 Nga E. D
“Zgjedhjet nuk ishin për të fajësuar Veliajn”/
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me qytetarët e Njësisë numër 3, u ndal te arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Rama theksoi se në takime të tilla, duhet të ishte Veliaj që të fliste për buxhetin e kryeqytetit dhe bëri thirrje Kushtetuese, e cila anuloi zgjedhjet, të kthejë në detyrë Veliajn. Më tej Kryeministri tha se zgjedhjet për Tiranën nuk ishin për të fajësuar Veliajn, por se kryeqytetit i duhet një udhëheqës. Në fund, Rama nënvizoi se Ogerta mbetet kandidatja e PS.

“Natyrisht që nuk është normale që unë të jem pjesë e diskutimit për buxhetin e bashkisë. Duhet të ishte kryetari i Bashkisë që të fliste për buxhetin. Ju e dini situatën. Është një situatë për të ardhur keq, por ka shumë gjëra për të ardhur keq dhe përfundimisht nuk ka ç’na vjen keq dhe duhet të shohim përpara. Shumë gjëra thuhen në këtë vend.

Kur kryetari i Bashkisë u mor nga zyra për t’u mbyllur në qeli pa gjyq, për herë të parë ngrita zërin për një proces të drejtësisë. Cilado qoftë arsyeja ose arsyet pse drejtësia heton kryetarin e Bashkisë, janë të pamjaftueshme për sa kohë kryetari i Bashkisë nuk ka vrarë njeri ose nuk është kapur në flagrancë duke kryer një krim. Drejtësia është e pavarur falë një hapi të jashtëzakonshëm që ka bërë PS për ta pavarësuar drejtësinë në Shqipëri pas 100 e ca kusur vjet kur drejtësia s’ka qenë kurrë e pavarur.

Kur u ezauruan të gjitha shkallët, ishte gjëja më normale që të mendohej për njerëzit, e drejta për t’u qeverisur nga të zgjedhurit e tyre. Prandaj ne ndërmorëm hapin tjetër për të mbajtur zgjedhjet. Ishte një hap i lidhur me faktin që kryetari i Bashkisë, në pamundësi për të mos kryer detyrën, që të mos kthehej në një problem më të madh për qytetin, sepse asnjë qytet nuk mund të qeveriset me telekomandë, pavarësisht punës që bën Anuela, qyteti ka nevojë për të zgjedhurin legjitim. Është gjëja më normale.

Pavarësisht punës që bëmë, Gjykata Kushtetuese refuzoi mbajtjen e zgjedhjeve në Tiranë, në pamundësi që kryetari i Bashkisë nuk mund të bëjë punën e tij. Është një vendim gjykate, nuk diskutohet që ne të kundërshtojmë. Nuk besoj se Gjykata Kushtetuese ka bërë politikë, por mendojmë ndryshe. Ata duhet ta kthejnë në zyrë në mënyrë që të normalizohet një situatë që është çdo ditë më e vështirë për kryeqytetin”, tha Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet