Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjatë fjalës në Kuvend, Zhupa tha se jemi vendi me inflancionin më të lartë përsa i përket kategorisë bukë dhe drithëra, qumësht djathë, vezë.
TIRANË- Deputetja demokrate Ina Zhupa ka listuar arsyet se përse do të bashkohen në protestën e thirrur nga Sali Berisha më 7 korrik. Gjatë fjalës në Kuvend, Zhupa tha se jemi vendi me inflancionin më të lartë përsa i përket kategorisë bukë dhe drithëra, qumësht djathë, vezë. Ajo gjithashtu ka shtuar se në protestë do të dalin të gjithë shqiptarët pasi kjo qeveri i ka ndarë qytetarët si të nënës dhe të njerkës.
"Të nderuar qytetarë, ne sot kalojmë një akt normative që edhe njëherë tjetër tregon interesin e kësaj qeverie e kësaj maxhorance për tu kujdesur posaçërisht pë rata që janë më të pasurit e për të harruar ata që janë më të varfrit e që realisht preken nga kriza ekonomike që po kalon çdo shqiptar. Dua të listoj çdo arsye për të cilën ia vlen që të protestoj më 7 korrik. Ne jemi vendi me inflacionin më të lartë përsa i përket kategorisë bukë dhe drithëra, qumësht djathë, vezë. Konkretisht në këto kategori inflacioni është 11% dhe 18% dhe nuk është rastësi që nuk ju bën fare përshtypje kjo rritje dhe kjo pamundësi që kanë qytetarët shqiptarë. Por t’ju bënte përshtypje mund të ndryshonin TVSH-në për produktet bazë, duhet t’i bëjmë presion kësaj qeverie për të ndryshuar TVSH-në për produktet bazë, ne paguajmë më shumë se në çdo vend në rajon. folët për fermerët, për bujqësinë, ata do të jenë të parët në protestën e 7 korrikut, bëtë një festë për grurin, tani po e shikoj se çfarë bëkemi ne vërtet për grurin. Nuk mund të bëni festën e grurit pasi i keni lënë fermerët të harruar. Ata do të jenë aty në protest. Fermerët i ndani të njejrkës e të nënës dhe u keni vënë fasha orare për aplikime. Kemi pagën minimale më të ulët në Evropë dhe rajon dhe nuk i shkon mendja askujt që me këto çmime të larta të ndryshojë paga. Këto janë të dhëna zyrtare. Ne kemi arsye për të protestuar edhe për pensionistët. Kolegët tanë përmendën çmimin e qershive dhe qershitë që hidhen se nuk ka treg, takova nënë Feriden dhe më tha që nuk e kam provuar qershinë këtë sezon sepse nuk më del që të blej ilaçe. U keni dhënë 30 mijë lekë shtesë pensionistëve, për në qershor si t’ja bëjnë ata? Po në korrik? Kalojmë tek shëndetësia, shëndetësia është skandaloze, siç e tha dhe gazetari Skëndaj, spitalet janë bosh sepse nuk ka të shtruar të infektuar, ndërsa të sëmurët ngjeshen në pavione. Nuk ka urgjencë, nuk ka shtretër. Po i lini njerëzit të vdesin në rrugë. Kemi të rinjtë, të gjitha testet pa asnjë dallim dolën ndërkohë që ishin duke u zhvilluar, të gjitha dolën në rrjetet sociale, kjo gjë tregon që sistemi ynë i meritës ka dështuar. Doli një maturë për faqe të zezë. Ka grupmosha që duan të largohen nga vendi. Për ta mbyllur dua t’ju them që nëse nuk flasim, nuk kanë sit ë na dëgjojnë, nëse nuk kërkojmë, nuk kanë si të na japin," tha Zhupa.
TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me marrëveshjen tripalëshe mes Turqisë, Suedisë dhe Finlandës për...
Dashnor Sula TIRANË- Deputeti demokrat Dashnor Sula ka debatuar me Ministren e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj në lidhje me r...
Ervin Salianji TIRANË- Ulja e numrit të lopëve është përmendur nga deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji gjat&e...
Edi Rama dhe Emmanuel Macron FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron shprehu bindjen se ishte gjetur një zgjidhje kompromisi për kuadrin ...
Foto ilustruese TIRANË- Partia Socialiste do të mbledhë këtë të premte Kryesinë për zgjedhjet e 61 kryetarëve ...
Ervin Salianji TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji deklaroi ditën e sotme se me anë të aktit normativ për ...
KE TIRANË- Këshilli i Bashkimit Evropian pritet të marrë ditën e sotme vendim për negociatat me Shqipërinë dhe Maqe...
Jorida Tabaku TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku akuzoi ditën e sotme qeverinë se është në sh&eu...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama do të kryejë një vizitë më 4 korrik në Holandë. Ai do të pritet nga kry...
Frida Krifca TIRANË- Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca deklaroi ditën e sotme nga Kuvendi i Shqipërisë, se muajt e parë...