LIVE UPDATES
Politike

Zhvlerësimi i Euros, Meta: Qeveria është përfshirë në procesin e pastrimit të parave të pista

Po ashtu Meta tha se vetëm në kryeqytet janë 51 mijë banesa të pabanuara, ndërkohë që ende jepen leje për ndërtimin e kullave shumëkatëshe.

19 Janar 2024, 13:25 Nga I.A
Zhvlerësimi i Euros, Meta: Qeveria është përfshirë
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka theksuar zhvlerësimi i euros ka sjell dëme shumë të mëdha në ekonominë shqiptare. Në një konferencë për mediat, Meta theksoi se një nga problemet më të mëdha të vendit sot është shpopullimi, që sipas Metës është një nga plagët më të mëdha të shkaktuara nga Rilindja.

Meta shtoi se pastrimi i parave të pista, është një dekor i përfshirë në procesin e ndërtimeve. Po ashtu Meta tha se vetëm në kryeqytet janë 51 mijë banesa të pabanuara, ndërkohë që ende jepen leje për ndërtimin e kullave shumëkatëshe.

"Zhvlerësimi i Euros vijon të mbetet një problematikë madhore për ekonominë shqiptare, kryesisht për bizneset eksportuese, por edhe për të gjithë ato familje dhe individë, të cilët të ardhurat i kanë në euro dhe kryesisht nga remitancat. Gjatë vitit 2023, eksportet ranë në 9.5%, një tkurrje më e madhe se sa dhe pandemia për shkak të zhvlerësimit të euros. Sipas Konfindustrisë rrezikohen të mbyllen 40 mije vende pune dhe 740 biznese. 3000 vende pune janë mbyllur që nga 4 Janari, një sinjal i fortë alarmi për veshin e shurdhër të Qeverisë. Ndërkohë, në raportin e fundit të vlerësimit për ekonominë shqiptare FMN tha alarmin se “Mbiçmimi i shpejtë i lekut që nga viti i kaluar nuk shpjegohet plotësisht nga bazat ekonomike duke shtuar rrezikun e një kthimi të papritur”. Në fakt shpjegimi i vetëm dhe i qartë është nxitja dhe përfshirja e vetë Qeverisë në procesin e pastrimit të parave të pista të krimit dhe korrupsionit, siç konstatohet lehtësisht në Tiranë ku vazhdojnë të jepen me dhjetëra leje ndërtimi për kulla shumëkateshe, që nuk banohen nga askush. Po aq shqetësues mbetet parashikimi i FMN-së, për një rrezik të përmbysjes të menjëhershme të vlerës së EUROS, duke rrezikuar stabilitetin e brishtë ekonomik të vendit.

Sektori i ndërtimit është sektori i preferuar i pastrimit të parave të pista të krimit dhe të korrupsionit dhe kjo u konfirmua edhe nga investigimi më i fundit në media sipas të cilit në Tiranë janë mbi 51.000 apartamente të pabanuara, ndërkohë që çmimet për m2 dhe kullat shtohen vlme ritme të jashtëzakonshme. Shpopullimi vijon të mbetet një nga plagët më të mëdha nga “Rilindja” dhe qeveria Rama i ka shkaktuar vendit dhe një nga arsyet pse ende po mbahen të fshehta rezultatet e Censusit. Ndaj me të drejtë edhe përfaqësuesit e Bankës Botërore dhe BERZH kanë dhënë alarmin se “shqetësimi kryesor duhet të jetë rreziku i humbjes së kapitalit njerëzor të Shqipërisë” Rritja e niveleve të migracionit të të rinjve, e kombinuar me plakjen e popullsisë, pritet të thellojë krizën demografike dhe po dikton rritjen e mëtejshme të moshës së daljes në pension. Frenimi i emigracionit duhet të jetë një nga objektivat kryesorë të politikave ekonomike dhe sociale, nëpërmjet tërheqjes së më shumë Investimeve të Huaja Direkte në sektorë prodhues dhe shërbimesh me punë më produktive dhe me pagë më të mirë, duke krijuar më shumë mundësi pune për gratë, të rinjtë dhe njerëzit me disavantazhe, si dhe të përmirësojë cilësinë e arsimit. Shqipëria nuk ka më kohë për të humbur. Po dëmtohet e ardhmja e gjithë kombit dhe ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka për të frenuar largimin e shqiptarëve dhe të rinjve. Sepse Të rinjtë e Shqipërisë meritojnë ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri.

Dhe së fundmi por jo për nga rëndësia, dua t’i rikthehem dhe një herë kallëzimit të Partisë së Lirisë mbi thellimin e abuzimit me inceneratorin që nuk ekziston në Tiranë. Kompania e inceneratorit me lejen e Bashkisë së Tiranës ka kryer ndërtim pa leje në një hapësirë prej 15 hektarësh dhe deri më tani, kur bëhet një muaj kohë nga ky kallëzim asnjë nga institucionet shtetërore nuk ka reaguar. Me këtë rast i bëj thirrje Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit që ka në funksion të drejtpërdrejtë mbrojtjen e territorit që të mos bëhet palë me këtë aferë korruptive por të zbatojë me paanësi ligjin, siç veprohet ndaj mijëra qytetarëve të thjeshtë hallexhinj që ndalohen në komisariate dhe kallëzohen penalisht edhe për një kotec pulash apo për një dritare pa leje apo për një rregullim çatie ku i pikon shiu," tha Meta.

ilir meta

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet