LIVE UPDATES
Politike

Zyra elektorale e koalicionit 'Bashkë Fitojmë' afër KZAZ-së, Celibashi: Të zgjidhet me mirëkuptim! Hetojmë për fushatën vizuale të PS kundër opozitës

Nga ana tjetër gjatë mbledhjes, përfaqësuesi i koalicionit Altin Kaziaj në mbledhje kërkoi që i njejti standart të aplikohej dhe me PS-në, pasi kanë vendosur materiale propagandistike në të gjithë vendin.

24 Prill 2023, 12:49 Nga I.A
Zyra elektorale e koalicionit 'Bashkë Fitojmë' afër
KQZ

TIRANË- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka diskutuar ditën e sotme një denoncim se një zyrë elektorale e koalicionit 'Bashkë Fitojmë' është ngritur pranë KZAZ-së 37 në Tiranë, e cila është në kundërshtim me Kodin Zgjedhor. Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi u shpreh se fillimisht do t'iu komunikohej përfaqësuesit e koalicionit për ta zgjidhur këtë me mirëkuptim. Nga ana tjetër gjatë mbledhjes, përfaqësuesi i koalicionit Altin Kaziaj në mbledhje kërkoi që i njejti standart të aplikohej dhe me PS-në, pasi kanë vendosur materiale propagandistike në të gjithë vendin.

Kaziaj: Mund të shkarkojmë të gjithë vëzhguesit. Nga data 15 si qytetar mund të konstatojmë në rrugët e qytetit të Tiranës dhe në të gjitha rrugët e Shqipërisë billborde të mëdhenj.  Vetëm në rrugë dytësore Rinas Tiranë janë mbi 30, me gjuhë fyese, seksiste, bullizuese. Jua kanë raportuar këto juve? E njëjta situatë është në çdo rrugë. Keni këtë pamjen e ‘shpëtimtarit të vendit’ me ngjyra, ndërsa këta të opozitës i ka bërë pa ngjyrë se vetëm gjuhë denigruese di.  Për ‘barazi të armëve’ duhet të shikoni se çfarë bëjnë këta të mazhorancës pastaj të merreni me zyrat e ‘Bashkë Fitojmë’. Silluni në mënyrë ligjore.

Celibashi: Ne kemi vendosur shqyrtimin e denoncimeve të paraqitura nga ana juaj por edhe nga ana e disa organizatave të shoqërisë civile për mënyrën se si PS por edhe subjekte të tjera po e bëjnë këtë fushatë. Por rasti konkret që lidhet me ju është një rast i sjellë më herët. Shqyrtimet e tjera janë në radhë nesër dhe në vazhdim. Nuk ka një qasje të diferencuar për mënyrën se si silleni në fushatë elektorale. Çdo denoncim ka të gjithë vëmendjen tonë.

Celibashi, tha se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hapur një procedurë administrative për fushatën vizuale që ka nisur Partia Socialiste, pas denoncimeve të marra për “fushatë denigruese” ndaj opozitës.

“Kemi vendosur të hapim procedurën administrative të shqyrtimit të denoncimeve të paraqitura nga koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ dhe disa organizata për mënyrën se si po e prezanton fushatën nga pikëpamja vizuale Partia Socialiste dhe subjekte të tjera,” tha Celibashi.

altin kaziaj ilirjan celibashi kqz 24 prill 2023

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet