LIVE UPDATES
Politike

Politizimi i RTSH-së, PS e PD diskutojnë ndarjen e “tortës” në Këshillin Drejtues

16 Mars 2022, 17:35 Nga DOSJA
Politizimi i RTSH-së, PS e PD diskutojnë ndarjen e

Përfaqësues të shumicës dhe pakicës parlamentare në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, pranuan haptazi të mërkurën politizimin e Radio Televizionit Shqiptar duke kërkuar përfaqësim politik në Këshillin Drejtues të këtij institucioni publik. Opozita këmbënguli që dy anëtarët e rinj që do të zgjidhen në këtë këshill t’i takojnë asaj, pasi nuk i është dhënë mundësia e përfaqësimit për shkak të mungesës në Kuvend gjatë legjislaturës së shkuar.

Edhe pse ligji ia njeh të drejtën e propozimit të kandidaturave shoqatave të medias, universiteteve dhe organizatave të shoqërisë civile, mënyra e përzgjedhjes i ka lënë në dorë politikës të bëjë pazaret e saj. Deputeti socialist Petro Koçi, si drejtues i mbledhjes, njoftoi se bëhej fjalë për dy vende vakante që sipas tij, i takonin njëri shumicës dhe tjetri pakicës parlamentare.

“Kemi dy vende vakante në këshill, Petrit Ruka i ndarë nga jeta, i propozuar nga mazhoranca dhe Thanas Gogo që ka dhënë dorëheqjen i propozuar nga pakica,”– tha ai.

Por deputeti i Partisë Demokratike, Luciano Boçi kërkoi që të dy vendet t’i lihen opozitës, si balancim pasi sipas tij 8 anëtarët aktualë në këshill i kishte zgjedhur mazhoranca.

“Këto dy vende janë përfaqësues të mbrojtur e të mbështetur nga pakica dhe nga shumica apo profesionistë që i nënshtrohen një procedure të rregullt?,”- pyeti Boçi, ndërsa kërkoi që të kishin një konsensus si në rastin e AMA-s.

Boçi kërkoi që të bëhej një analizë se kush i ka mbështetur anëtarët aktualë të KDRTSH-së, duke pretenduar se PD ka të drejtë të zgjedhë dy anëtarët e rinjë.

“Pse duhet ta ndajmë një shumica e një pakica, le t’i marrë të dy pakica sepse ne nuk kemi qenë në parlament, nuk kemi përfaqësues të mbrojtur,” tha ai, duke e cilësuar si të drejtë të opozitës.

Të njëjtin qëndrim mbajti dhe deputetja tjetër e PD-së, Ina Zhupa, e cila e cilsoi “të kapur nga mazhoranca” KDRTSH-në.

“PD ka qenë e qartë në procesin e përzgjedhjes së KDRTSH, që në krye të herës kur u kthyem në parlament,” tha ajo, duke i kërkuar kolegëve socialistë që të pranohet me një “parim xhentëllmenësh” që dy anëtarët e rinj t’i lihen PD-së. “Sot KDRTSH është i kapur dhe përfaqëson në mënyrë të hapur vetëm mazhorancën,” shtoi Zhupa.

Petro Koçi u përgjigj se nuk mund të zgjidhej dot çështja e procedurave të ndjekura nga Kuvendi kur PD-ja ishte në bojkot, por ai shtoi se pretendimi i saj “në planin moral është një pretendim që vlen të dëgjohet”. Gjithsesi, Koçi e cilësoi krejt formal parashtrimin e bërë se dy vendet vakante ishin të caktuar një për PD-në dhe një për PS-në ,duke e shtyrë për momentin e përzgjedhjes së emrave debatin për mbështetjen politike të kandidatëve të rinj.

Opozita gjithashtu shfaqi rezerva për mënyrën si ka funksionuar Këshilli Drejtues i RTSH-së, duke e konsideruar në shkelje të ligjit zgjedhjen e drejtorit të ri të përgjithshëm. Vakancat në këtë këshill janë kthyer gjithmonë në përplasje politike, edhe pse ligji i kërkon televizionit publik që të jetë i paanshëm politikisht në punën e tij. Në maj 2021 u plotësuan katër vakanca, të zgjedhura në një parlament të dominuar nga mazhoranca socialiste dhe një opozitë parlamentare e kontestuar pas largimit të PD-së nga Kuvendi.

Edhe Bordi i Autoritetit të Medias Audiovizive iu nënshtrua një përzgjedhje tërësisht politike të kandidaturave të ardhura në këtë komision. Me procedurën e eleminimit PS dhe PD lanë në listë emrat e tyre të preferuar.

Marrë nga BIRN

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike rtsh rtsh

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj