Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Politike
Rama tregon tabelën e naftës në bursë: Mos bini pre e dezinformimit
16 Mars 2022, 12:46Nga DOSJA
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka treguar një tabelë të naftës në bursë. Me anë të një postimi në Facebook, Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e dezinformimit. Ai shkruan se grafiku i ilustruar me foto është nga burimet më serioze të informacionit për çmimet e naftës në botë.
Postimi i Plotë:
A ka apo s’ka lidhje lufta me kërcimin e çmimit të naftës në tërë botën, kjo është një pyetje që mund ta bëjë vetëm kush bie pre e zhurmës së daulleve të dizinformimit e të çoroditjes së publikut, nga ata që dihet e shihet se kush janë. Ky grafik i nxjerrë sot nga një prej burimeve më serioze të informacionit për çmimet e naftës në botë, e tregon kokëfortësisht se kërcimi i panatyrshëm i çmimit, që kishte nisur të rritej pak nga pak paralelisht me thellimin e krizës energjitike, përkon përpikmërisht me nisjen e luftës.
*Mospranimi i fakteve të realitetit dhe fabrikimi i një realiteti konfliktual, me sajesa, shpifje, sharje, akuza, analiza të rreme, me qëllim shfrytëzimin e një tronditjeje që shkaktohet nga një fatkeqësi natyrore e pashmangshme, nuk ndodh për herë të parë në Shqipëri. Por këtë herë – kur një popull i tërë europian po martirizohet nga një agresion ushtarak dhe kur bota flet deri edhe për rrezikun e paimagjinueshëm të Luftës së Tretë Botërore – kjo shfaqje dhune verbale, për të nxitur urrejtje, përçarje, destabilizim, përmes shpifjesh, akuzash, sharjesh, mallkimesh, ishte fare fare e tepërt!
(I.A/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se një anije ruse e sanksionuar nga SHBA-ja është ankoruar në portin e Durrësit. Me anë të një postimi n...
TIRANË– I dërguari special i Gjermanisë në Ballkan, Manuel Sarrazi do të vizitojë ditën e nesërme Tiranën. Pritet që ai të takohet me kryeministrin E...
TIRANË– Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri Luigi Soreca ka shpërndarë disa foto nga vizita e përfaqësuesit të lartë të BE Josep Borrell në v...
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula ka reaguar pas publikimit të të dhënave të Agjencisë për Azil të Bashkimit Europian, se shqiptarë...
TIRANË– Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka dorëzuar një kërkesë kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikollës. ...
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, gjithashtu anëtar i Komisionit të Rithemelimit, ka komentuar atë po ndodh brenda demokratëve.I ftu...
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar në lidhje me deklaratat e fundit në arenën politike se zgjidhjet e 6 marsit ishin një ku...
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i cili ishte një nga zërat që kërkoi dorëheqjen e Lulzim Bashës pas zgjedhjeve të 6 marsit, u shpre...
TIRANË- Deputeti demokrat Belind Këlliçi deklaroi se nuk e ka pasur të lehtë për tu bashkuar me grupin e Rithemelimit pasi është bombarduar me lajme...