LIVE UPDATES
Bota

Poloni/ Rritet presioni ndaj gjyqtarëve kritikë ndaj qeverisë

9 Qershor 2020, 11:40 Nga DOSJA
Poloni/ Rritet presioni ndaj gjyqtarëve kritikë ndaj qeverisë

Poloni- Gjykata e Lartë e Polonisë drejtohet prej dy javësh nga një kryetare e re, Malgorzata Manowska, e cila është ithatare e partisë në pushtet Prawo i Sprawiedliwość – PiS dhe e besuar e presidentit dhe e kryeministrit. Sot (09.06. 20) trupi disiplinor i kësaj gjykate do të shqyrtojë kërkesën e prokurorit të përgjithshëm për t’i hequr imunitetin gjyqtarit Igor Tuleya. Në rast se trupi gjykues shprehet pro heqjen së imunitetit kjo do t’i hapte rrugën procedimit penal ndaj juristit 50-vjeçar.

Prokuroria e akuzon Tuleyan se tre vjet më parë ka zhvilluar seanca gjyqësore të hapura për gazetarët duke bërë kështu të njohura për publikun informacione nga hetimet. Objekti i gjykimit të atëhershëm lidhej me të drejtën e gazetarëve për të raportuar nga Parlamenti dhe se në ç‘rrethana kjo e drejtë mund të kufizohet. Igor Tuleya kishte vendosur në favor të gazetarëve, gjë që nuk u shkoi për shtat politikanëve drejtues të PiS-së.

“Kërkesa për të më hequr imunitetin është një raprezalje politike”, thotë i akuzuari në bisedë me DW. “Nuk kam frikë, se mendoj se jam përgatitur” – tha Tuleya duke shtuar në mënyrë sarkastike se: “edhe burgun mund ta përballojë “.

Mjet presioni ndaj gjyqtarëve

Trupi disiplinor pranë Gjykatës së Lartë, që pritet të vendosë mbi imunitetin e Tuleyas, është një element kryesor i sistemit disiplinor të reformës gjyqësore të iniciuar nga qeveria konservatore e PiS-it. Ky trup gjykues mund të pezullojë, pushojë ose transferojë gjyqtarët dhe prokurorët.

Reforma gjyqësore në Poloni shihet nga Brukseli si një përpjekje për të prishur ndarjen e pushteteve në vend. Ndaj Polonisë kanë nisur aktualisht disa procedura për shkelje të ligjeve të BE-së. Në vitin 2019 Komisioni Evropian paraqiti një ankesë në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë se organi i ri disiplinor në Poloni shkel parimin e BE-së për “mbrojtje gjyqësore efektive “. Në prill të vitit 2020 gjyqtarët e lartë të BE-së e pranuan padinë dhe sipas vendimit të tyre ky organ duhet ta “pezullojë menjëherë punën e tij” deri në vendimin përfundimtar.

Gjykatë speciale antikushtetuese

Gjyqtari Tuleya e konsideron trupin disiplinor si një “gjykatë speciale” antikushtetuese. Ai drejtohet nga njerëz të afërt me Prokurorin e Përgjithshëm, i cili është gjithashtu Ministër i Drejtësisë dhe Kryetar i një partneri të koalicionit të PiS-së. Kjo është arsyeja pse Tuleya nuk do të paraqitet para trupit gjykues. “Unë nuk jam vetëm një gjyqtar, por edhe një gjykatës evropian, i cili gjithashtu duhet të respektojë rendin juridik evropian. Nëse do të merrja pjesë në këtë seancë, do të shpërfillja vendimin e GJED”, thekson ai.

Në vend që të paraqitet para Dhomës Disiplinore, ai bashkohet të hënën me protestat para Gjykatës së Lartë. “Nëse prokurori do të veprojë me konsekuencë, ai do të duhet të më marrë në pyetje ose të më arrestojë përkohësisht. Unë pres që kjo madje do të ndodhë “. Tuleya thotë se është “i përgatitur mendërisht” dhe nuk do të heqë dorë: “Unë besoj se duke luftuar për gjykata të pavarura dhe të lira në Poloni, unë jam duke luftuar edhe që Polonia të mbetet anëtare e BE-së”.

Marrë nga DW 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota gjyqtarët në poloni presioni ndaj gjyqtarëve gjyqtarët në poloni presioni ndaj gjyqtarëve

Sondazh

Poll
Bota 9 Qershor 2020, 10:54

Rënie historike e eksportit gjerman në prill

Kriza e Coronës e ka goditur ekonominë gjermane në prill me tërë fuqinë. Shutdown për shkak të epidemisë ka filluar në mars, por prilli ishte muaji kur ekonomia...

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës