LIVE UPDATES
Bota

Pompeo: Diplomatët e lartë kinezë tani duhet të marrin miratim paraprak për takimet brenda SHBA-ve

3 Shtator 2020, 11:58 Nga DOSJA
Pompeo: Diplomatët e lartë kinezë tani duhet të marrin

SHBA- Shtetet e Bashkuara kanë vendosur një rregull të ri për diplomatët e lartë kinezë, sipas të cilit, ata duhet të marrin miratim paraprak para vizitave në kampuset universitare amerikane dhe para takimeve me zyrtarë lokalë të qeverisë amerikane, duke përmendur nevojën e reciprocitetit midis dy vendeve.

Masat e reja vijnë ndërsa Uashingtoni thotë se autoritetet kineze kanë vendosur kufizime të konsiderueshme ndaj diplomatëve amerikanë që punojnë në Kinë.

“Partia Komuniste Kineze ka zbatuar një sistem të vështirë të procesit të miratimit që synon të pengojë punën e rregullt të diplomatëve amerikanë, pjesëmarrjen e tyre në ngjarje, takime dhe vendosjen e kontakteve me popullin kinez, veçanërisht në kampuset universitare dhe përmes shtypit dhe mediave sociale”, tha Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo në një konferencë shtypi të mërkurën.

Organizimi i një ngjarjeje kulturore me një audiencë më të madhe se 50 persona nga Ambasada Kineze dhe konsullatat e saj jashtë objekteve në pronësi të tyre do të duhet marrin gjithashtu miratimin paraprak nga Departamenti i Shtetit.

Shtetet e Bashkuara po punojnë gjithashtu për t’u siguruar që të gjitha llogaritë zyrtare në mediat sociale të ambasadës kineze dhe konsullatave kineze të identifikohen drejt si llogari të qeverisë kineze.

Lëvizjet e fundit vijnë ndërsa ambasadës amerikane në Kinë u është mohuar qasja e pakufizuar në mediat sociale kineze dhe ndërsa

qytetarëve kinezë u është bllokuar qasja në platformat e mediave sociale si Twitter dhe Facebook. Sekretari Pompeo të mërkurën tha se kërkesat e reja janë “një përgjigje e drejtpërdrejtë” ndaj “kufizimeve të tepërta” të Kinës tashmë të vendosura ndaj diplomatëve amerikanë, dhe kanë për qëllim të sigurojnë “transparencë të mëtejshme” mbi praktikat e qeverisë kineze.

“Nëse PRC (Republika Popullore e Kinës) heq kufizimet e vendosura ndaj diplomatëve amerikanë, ne jemi gati të përgjigjemi“, tha Sekretari Pompeo në një deklaratë.

Masat e reja pasojnë një njoftim të tetorit të vitit të kaluar se të gjithë diplomatëve kinezë dhe zyrtarëve kinezë që udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara me punë zyrtare do t’u kërkohej që të njoftojnë paraprakisht Departamentin e Shtetit për takimet me zyrtarë lokalë, shtetërorë dhe federalë, si dhe institucione arsimore dhe kërkimore në Shtetet e Bashkuara.

Marrë nga: VOA 

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota mike pompeo shba mike pompeo shba

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet